Nga Liljana Muça Një libër arkiv, titulluar “Shkolla e parë shqipe në Qarkun e Tiranës, në Shëng jergj 1913-2023”, me autor Qerim Toçi, shkruar me rastin e 110-vjetorit të kësaj shkolle. Autori si një hulumtues i kujdesshëm, tashmë, studimin e tij, brenda pak viteve, e ka konkretizuar me një botim të rëndësishëm. Libri dëshmon për punën e përkushtuar faktike dhe të detajuar në themelet e arsimit shqip në këtë krahinë arsimdashëse. Autori si bir i kësaj krahine, aty ku ai vetë mësoi ABC-në e gjuhës shqipe, aty ku formimi i tij me dritë diturie merr përmasa njohjeje për botën duke f illuar që nga mësuesi i klasës së parë dhe të tjerë në vazhdim formësuan tek Qerimi shkallën e dijeve in telektuale për të marrë përsipër një obligim dinjitoz në pasqyrimin dhe zgjerimin e hartës së arsimimit, jo vetëm në Shëngjergj, por edhe më tej në rrethinat e tij ku punan si mësues mjaft djem e vajza shëng jergjase. Përmes një hulumtimi rigoroz janë evidentuar dhe bërë të njohur në këtë libër personazhet mësim dhënës deri në kapërcimin e një shekulli. Libri ka me një paraqitje të mirë grafike, me një përmbajte historike, gjë që do të bëjë të mundur që mesazhet që përcjell, të jetojnë gjatë, si një arkiv i gjallë dhe i pavdekshëm i historisë, për brezat që do të vijnë, përsa i takon të kaluarës së Krahinës së Shëngjergjit, për të cilën është shkruar deri tani, por tani janë mbledhur dhe paraqitur të gjitha në këtë libër. Duke e lexuar dhe analizuar librin, së pari arrin në përfundim se autori, bën një analizë të plotë dhe të thelluar të realitetit, duke tentuar për të shkru ar me hollësi dhe detaje, që jo vetëm e “mbushin” librin e tij, por e bëjnë atë të besueshëm dhe i japin forcë argumentuese. Duket se qëllimi i autorit është për të dhënë, gjithnjë, një tablo shumëplanëshe dhe origjinale, të plotë e të besueshme për këdo. Së dyti, autori është korrekt në ato që hulumton, analizon, e shkruan, gjithnjë i paanshëm dhe gjithëpërfshirës. Duke përjashtuar fantazinë që shpesh here au torët përshkruajnë ngjarje referuese nga historia, në këtë libër Qerim Toçi evidenton ngjarje konkrete, të cilat i referohen dokumenteve të depozituara në arkiva. Pasi lexova me interes librin në fjalë i them Qerimit: “Ke bërë vërtet një përpjekje të lavdrueshme që do t’u shërbejë gjeneratave për të njohur mësim dhënësit e diturisë në krahinën e Shëngjergjit”.-Po e vërtetë. Por jo vetëm kaq, motivi që më shtyu më shumë ka qenë që hapja e shkollës së parë shqipe në Shëngjergj dhe 2 vjet më vonë në Shënmëri të mos mbeteshin vetëm si data historike, por një informim gjithëpërfshirës i kësaj krahine dhe më gjërë,-më thotë autori.” Dhe vërtet, statistikat referuese deri në kalkulime të detajuara; të mësimdhënësve në total (rreth 690 mësues), të mësimdhënësve dhe kuadrove të deko ruar, të nxënësve kuadro që kanë kapërcyer pragun e shkollave në Shëngjergj për të punuar ane kënd Shqipërisë, janë pasqyra reale e punës hulumton jëse të autorit. Në vijim të këtij shkrimi po shkruaj të fragmentarizuar pjesë nga parathënia e autorit të librit, për të lënë të hapur intersin për një lexim të plotë informues. “…Shëngjergji, Shënmëria, Shëngjini e të gjitha fshatrat e tjerë, janë shtrirë në luginën e bukur të Erzenit, fshehur mes maleve”. “…Për të ruajtur dashurinë për vendlindjen dhe për mësuesit që na mësuan ABC-në e gjuhës së bukur shqipe, për ata që na mësuan se si t’i gjenim dhe të çanim rrugët e jetës, vendosa të shkuaj këtë libër, që mësuesit të jetojnë gjatë në memorien e brezave, në respektin e punës se tyre për përhapjen e dritës së diturisë”. “…Mësuesit, edhe kur shuhen, janë përmen dore të gjalla, të cilët me punën, pasionin, edukimin dhe arsimimin e nxënësve skalitin pavdekshmërinë e tyre ndër breza. Ajo armatë shekullore vrau er rësirën dhe na mësuan për të jetuar më mire. Ata ndihmuan në përmirësimin e kushteve të jetesës, forcuan dashurinë për shkollën, vranë errësirën dhe na mësuan për të jetuar më mire. Pothuajse në fillim të viteve 50, u zhduk analfabetizmi nën moshën 40 vjeç”. “…I mahnitur nga bukuria e luginës së Erzenit, sol la në mëndje edhe festën e mirëpritur të 100-vjetorit të shkollës së Shëngjergjit. Kush ka patur fatin të vizito jë fshatrat e Shëngjergjit, me bukuritë mahnitëse që natyra u ka falur, e kupton se aty mungon një nip apo stërnip si Enver Shëngjergji që të këndojë një këngë për Shëngjergjin dhe muzika të jehojë në zemrën e maleve dhe të luginës së Erzenit…”.