Muharem Kamani

Në orët e para të mëngjesit të 13 Shtatorit Përmeti u gdhi i zbukuruar me flamuj e banderola për festën e çlirimit të tij në këtë 81-vjetor. Sheshi kryesor i qytetit “Abdyl Frashëri”, fasada e përmendores së partizanit fitimtar kishin marë pamje festive, dëgjohej muzikë këngë e mar she partizane plot gjallëri dhe optimizëm. Punonjësit e gjelbërimit si për çdo festë kishin përgatitur kurora dhe lule të freskëta. Në këtë festë morën pjesë pasardhës të veteranëve e të familjeve të dëshmorëve ,qytetarë dhe punonjës të institucioneve kryesore në rreth e të bashkisë. Nderuan me pjesmarjen e tyre nënkryetarët e Bashkisë Përmet, Aulona Meshini e Florand Hasani, nënprefekti i Përmetit Edvin Tuçi, drejtues të in stitucioneve kryesore në rreth e të partive politike që mbrojnë dhe respektojnë datat dhe ngjarjet his torike të LANcÇl. Çaste solemne e krenarie vendosja e kurorave dhe tufave me lule pranë përmendores së partizanit fitimtar. Në emër të Institucionit të Bash kisë kurorën e vendosën Aulona Meshini e Florant Hasani, të Prefektit të Qarkut Gjirokastër Edvin Tuçi dhe major Fadil Guci. Festa vazhdoi në QKMF “Odise Paskali” në sallën e konferencave e konceptuar si mbledhje jubilare përkujtimore për këtë datë lapi dare për Përmetin dhe koncert festiv e organizuar nga Bashkia Përmet, QKMF dhe shkolla 9-vjeçare “Meleq Gosnishti”. Konferencierja Kozeta Thanasi Jashari e veprim tarinë me një fjalë përshëndetëse dhe mirseardhje për të pranishmit të cilët i bëjnë nder vehtes së tyre që janë të pranishëm. Aulona Meshini përshëndeti në emër të Insti tucionit të Bashkisë dhe të kryetares Alma Hoxha. Ajo u ndal te rëndësia historike e kësaj date jo vetëm për Përmetin po për krejt Qarkun e Gjirokastrës dhe rrjedhën që morën ngjarjet duke rritur moralin e pop ullit për fitoren e LA NcÇl që na solli lirinë që gëzojmë sot. Në kumtesën e tij Tomorr Kotorri që përshëndeti në emër të kryesisë së OFD, foli gjerësisht për këtë datë e rrethanat që çuan në çlirimin e Përmetit. PAK NGA HISTORIA Në luftimet e zhvilluara morën pjesë çetat e Sk raparit, Dangëllisë, Përmetit e Badëlonjës. U zhvil luan luftime në periferi si në Kosinë, Devojkë, Trem isht. Prefekt i Përmetit ishte Alqi Kristo dhe Kryetar i KANcÇl ishte Dr.Musa Ohri. Fashistët italianë si rezultat i këtyre luftimeve ishin mbyllur në gazerma dhe po ngushtohej dara e rrethimit. Ata propagan donin në popull për punësime në Itali. Çlirohen me radhë krahinat. Çeta e Skraparit goditi postëkomandën në Frashër dhe më 11 Tetor 1942 çlirohet krahina e Dangëllisë. Më 12.Nëntor 1942 largohet nga krahina e Malshovës postkoman da nga çeta e Zagories dhe ajo teritoriale.Me largimin e postëkomandës fashiste nga Hotova çlirohet dhe krahina e Cëries. U çlirua dhe krahina e Rrëzës. Forca të batalionit partizan “Naim Frashëri” rreth uan garnizonin fashist në Përmet duke i ardhur në ndihmë çeta e Skraparit e cila kaloi vahun mbi lu min Vjosë në fshatin Buhal, doli mbi Bolëngë dhe ngushtoi rrethimin. Duke parë situatën ata brak tisën gazermat dhe u tërhoqën në panik në drejtim të grykës së Këlcyrës. Ne përulemi para gjakut të dëshmorëve të cilët sakrifikuan jetën e tyre dhe “Her onjëve të Popullit” Musa Fratari, Skënder Çaçi, Me leq Gosnishti e Gjeli Argjiri dhe dëshmorëve Abedin Shkëmbi, Çome Mandi, Stefan Zhaka, Syrja Sakol lari etj dhe dëshmoreve vajza Fanjo Çiçako, Dhoksi Dhame e Zyryha Xhako. Vetëm këtë vit që përkon me 80-vjetorin jubilar të çlirimit, kanë 80-vjetorin e rënies 71 dëshmorë të rrethit tonë. Homazhi e nder imi më i madh për ta është të ruajmë e të riparo jmë simbolet lapidarët dhe pllakat përkujtimore dhe varrezat e dëshmorëve në bashkëpunim me pushte tin vendor. Historiani Kastriot Bezati bëri një ekspoze his torike. Ai theksoi se: “” Përmeti u pushtua më 11 Prill 1939 e u çlirua më 13 Shtato 1943 duke qën druar i pushtuar për 1615 ditë. U zgjerua lufta anti fashiste nacionalçlirimtare me krijimin e çetave dhe batalioneve të cilat çuan në çlirimin e krahinave. Një nga betejat më të mëdha të lufës çlirimtare ishte ajo e Kuqarit në Korrik 1943 ku u angazhuan forca partizane nga Qarqet Gjirokastër, Korçë dhe Berat.Vëndkomanda e forcave partizane pjesëmarëse në luftime për disa ditë u vendos në fshatin Vëlçisht në shtëpinë e Dëshmorit Patriot Riza Vëlçishti me komandat Nexhip Vëlçani.Pas ditës së çlirimit në Përmet shkeli dhe tre herë çizmja e pushtuesit, në Nëntor 1943, Janar-Shkurt 1944, Qershor 1944 , plot26 ditë por nuk ngrijti dot organet e pushtetit. Nga Përmeti lufta partizane u drejtua për 14 ditë e 61 ditë nga Odriçani, plot 75 ditë si asnjë qytet tjetër nga SHPUNÇ. Në Përmet u krijuan dy BrS par tizane. Dhanë jetën 189 dëshmorë, nga këta vetëm për çlirimin e Tiranës 11. Përmeti u dogj nga pushtuesit katër herë dhe nuk është shpallur “Qytet martir i luftës së dytë botërore” siç është shpallur Peza, Mallakastra dhe Kuçi i Kur veleshit”, e përfundoi fjalën e tij oratori. Nxënësit e ciklit të ulët të shkollës 9-vjeçare “Me leq Gosnishti” dhanë një program artistik muziko – letrar me këngë e recitime përgatitur enkas për këtë festë me tematikë nga krijimtaria për LANcÇl. Moderatore e këtij programi ishte Kozeta Thanasi Jashari dhe udhëheqëse artistike Mimoza Topoviti Zyba. Ata interpretuan me nivel të lartë artistik, / Grusht çelik brigadë e gjashtë,/Malet me blerim mb uluar,/ Poezi për heroin Meleq Gosnishti,/Partizani në luftë po shkonte,/Kemi derdhur gjak me okë,/Ku e kam vajzën ku e kam djalin,/Nënë moj do pres gër shetën,/ etj, të cilat krijuan një atmosferë të zjarrtë festive e u mirëprit nga të pranishmit.

*Përmet më,13 Shtator 2024