Nga MEVLUD BUCI

Të vlerësosh mirësinë, urtësinë, drejtësinë e veteranëve, është jo vetëm vlerë, por edhe detyrim moral, dhe krahas instancave, shoqatave të ndryshme, këtë së pari e bëjnë bijtë e veteranëve, të cilët më shumë se për çdo përfytyrim, këtë e bëjnë duke u ngjarë paraardhësve në vlerat e tyre e duke krijuar vlera të reja, por asnjëherë nuk e harrojnë historinë, të shkuarën, e kjo është një premisë e fortë për të ecur përpara.

Trinomi finikëri, peshë dhe dritë, është më i sakti dhe më mbresëlënësi që shoqëron  e gdhend figurën e veteranëve.Bijtë e veteranëve, si veteran pasardhës, kanë  dhe ngrejnë më lart krenarinë e gjyshërve dhe të baballarëve në një kohë tjetër.

Në gusht 2024, ish nxënësi im, ish-kryetar komune, Lazim Hajredin Bardhi, u nda nga jeta. Në ngushëllim tek i vëllai Sadiku, Ruzhdi Bruçi, intelektual i shquar-mjek, pasardhës i veteranëve Dan e Ali Bruçi, tha: “Unë s`kam vëlla më të madh, por vëlla e xhaxha më është bërë Faik Bruçi (kushëri i parë i tij). Ky Hipokrat i kohës di të çmojë vlerat. I ati i tij Aliu, xhaxhai Dani, sikurse Dalipi, Mahmudi  janë veteran, gjithmonë transmetues vlerash për Ruzhdiun, i cili ka zgjedhur të lodhet për vendlindjen e t`i japë asaj urtinë e përkushtimin.

Shembujt janë të shumtë dhe nuk të përmblidhen të gjitha në caqet e një shkrimi. Ajo që të impresionon është se kjo traditë mbahet gjallë tek bijtë e veteranëve jo vetëm thjesht si nderim, por si cilësi e virtytit të trashëgimit të vlerave më të mira.

Brezat e sotëm e ata që do të vijnë, nuk e harrojnë e nuk duhet të harrojnë sakrificat e të parëve, luftën, punën, vështirësitë, sfidat dhe kapërcimin e tyre, edhe pse kohërat moderne dhe harresa bën  punën e saj.

Në Lezhë, Gani Maliq Lala, krenohet me  veteranët në Qafë Murrë. Ai flet me nderim për Bajram Zenel Lalën, Qazim Prrejsin, Fatmir Delishin, Isuf Nikën, për të gjithë ata që luftuan, ndërtuan vepra, e modestisht jetuan.

Por edhe Ganiu, si bir veteranësh punon e nderon fisin Lala dhe fëmijët i edukon me dashurinë për vendlindjen , duke u kujtuar atyre se ajo nuk duhet harruar.

Tofik Mehmet Totraku, nip i veteranit të punës Veli Totraku, djali i Mehmet Totraku,v rarë nga rrufeja në krye të punës, sot nderon Lukanin e Katër Grykët  me fjalët e mira që thuhen për të. Përparim Petrit Lica ish –drejtor shkolle në Lunarë, mësues  letërsie i nderuar, flet me adhurim për dajat e  tij veteranë, Nikajt e flamurit të Qafë Murrës, të dajave të babës, Metës së Selishtës.

Përkushtimi i tij për punës krahas cilësive personale është njëkohësisht edhe  një virtyt i trashëguar brezash. Puna në arsim e në lokalin e tij në Lunarë e dëshmon këtë. Të vlerësosh mirësinë, urtësinë, drejtësinë e veteranëve, është jo vetëm vlerë, por edhe detyrim moral, dhe krahas instancave, shoqatave të ndryshme, këtë së pari e bëjnë bijtë e veteranëve, të cilët më shumë se për çdo përfytyrim, këtë e bëjnë duke u ngjarë paraardhësve në vlerat e tyre e duke krijuar vlera të reja, por asnjëherë nuk e harrojnë historinë, të shkuarën, e kjo është një premisë e fortë për të ecur përpara.