80 vjet më parë, më 21 shtator 1944, me urdhër të Shtabit të Përgjithshem të UNÇSH, në Zall-Mener, u krijua Brigada e 23 Sulmuese Partizane. Kjo brigadë u formua nga batalionet partizane “Dajtit”, “Krujë -Ishëm “ dhe “Mat” te cilët kishin në efektiv të tyre partizanë me pervojë, të kalitur në aksione luftarake kundra nazifashizmit italo – gjerman si dhe tradhtareve te vendit, qe kishin kaluar prova të renda, sakrificash ne lufte, sidomos gjate Operacionit të Dimrit 1943 dhe të Qershorit 1944. Drejtuesit e Shtabit të Brigades ishin: Komandante- Hamit Keçi, Haxhi Seseri, Muharrem Kokomani; Komisarë politikë- Xhavit Qesja, Mërkur Çela; zv/komandant Haki Fejzo, zv/komisar Sejdin Avdia.
Sapo u formua brigada me drejtuesit e saj, u ngarkua me detyren luftarake qe te merrnin pjese ne lufte per Çlirimin e Tiranës, Krujës, Vorës, Fushë- Krujës, Prezes, Milotit, Pukës, Mirditës, Matit, Lezhës e deri ne Shkodër. Ngarkoheshin të goditnin përqëndrimet armike te vendosura ne ato zona dhe do te shkaterronte forcat merceneare, si ato zogisto – balliste, te cilet ishin pro e bashkëpunonin me pushtuesit nazifashistë te perqendruara ne kalatë e Krujes, Prezes e Ishmit. Luftrat e Brigadës së 23-te sulmuese ishin shumë të suksesshme mbasi pati mbeshtetjen e fortë nga këshillat ANÇ, familjet që i kishin kthyer shtepite baze lufte dhe mbare populli i ketyre zonave. Luftrat u bene nga nje zone ne tjetren dhe arriten deri ne Shkoder.
Në mëngjesin e 29 nentorit 1944 forcat e kesaj brigade pas një lufte të ashpër per clirimin e Shkodres, duke iu bashkuar forcave të brigadav 6-te , 7, 22 dhe 24-t dhe grupeve partizane të atij qyteti – te gjithe bashkë, pasi shporrën pushtuesit dhe bashkëpunëtorët e tyre nga Shodra, u grumbullun perpara Prefektures ku u mbajt ceremonia festive dhe u dha lajmi qe Shkodra u clirua. Clirimi i Shkodres shenonte edhe clirimin e gjithe Shqiperise nga pushtuesit nazifashiste.
Kjo qe nje ngjarje me rendesi te madhe historike dhe u perhap ne te gjithe vendin.
Në këtë 80 vjetor, duke perkujtuar rrugën e lavdishme luftarake te Brigades 23-te Sulmuese, u shprehim mirenjohje të gjithe atyre partizanëve që bënin pjesë në këtë brigadë dhe të gjithë familjeve të tyre dhe shtëpive baze te LANC, si dhe Keshillave Antifashiste. Perkulemi me respekt të thellë përpara 21 dëshmorëve të kësaj brigade dhe familjeve të tyre.
21 DËSHMORËT E BRIGADËS XIII S
Ne Krujë, te kthesa e rrugës qe shkon per ne Qafshtame, per te perjetesuar formimin e Brigades 23 S, luftën e saj heroike kundër armiqve si dhe dëshmorët e saj, eshte ngritur lapidari ku jane skalitur emrat e të gjithë dëshmoreve të saj si me poshtë:
1. Abaz Veseli
2.Adem Gjeli
3.Ali Metra
4.Avdi Kazani
5. Riza Beka
6. Bakushe Visha
7. Besim Beja
8. Gani Guxhiqi
9.Islam Shehi
10. Luigj Kurti
11. Njazi Meka
12. Llesh Spaçi
13.Mustafa Dervishi
14.Mustafa Mezini
15. Ibrahim Liçi
16.Ramazan Zambaku
17.Rexhep Shira
18. Shaban Lika
19. Turabi Dura
20.Vath Bushi
21.Vesel Brama