Halil RAMA*

E nderuara gjeneralmajor Manushaqe Shehu!
Endeuara Znj. Gjinovefa Kadriu, këshilltare e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, Z.Erion Veliaj!
I nderuar Nënkryetari i Org.Veteraneve te LANÇ të Kosovës Bashkim Hisari!
Të nderuar miq,
Zonja e zotërinj!

Ju falenderoj përzemërisht dhe ju shpreh mirënjohjen më të thellë, që nga koha juaj e çmuar, edhe në këtë zheg të kësaj vere përvëluese merrni pjesë në këtë event të rëndësishëm.
Në këtë sallë shoh disa personalitete me rrezatim mbarëkombëtar, si:
Veterani më i vjetër Isur Imeraj;
Prof.dr. Sali Kurti – Mjeshtër i Madh, Qytetar nderi i bashkisë së Matit dhe Personaliteti i Vitit i FPU Tiranë;
Personalitete të botës akademike, të letrave dhe medias si:
Pandeli Koçi; Shpendi Topollaj, Vasil Premçi, Beqir Shehu, Mark Palnikaj; Komisar Sefer Pasha, Hyqmet Zane, Prof.dr. Hajri Mandri; Aferdita Sokoli; Mevlud Buci, Xhavit Lashi, Faik Xhani; Shpetim Cami; Bilbil Dervishi, Perikli Shuli, Nezi Plaku, Mimoza Reçi, Skender Murrja; Dr. Petrit Gjirgji; Kadri Tarelli, Koçi Tahiri, Xhelal Marku, Anila Kodra, Sanie Degjoni-Ndreka, Rajmonda Maleçka, av. Agron Xhedia, Nexhbedin Basha (te me fale ndonje tjeter që s’muda tja permende emrin) të cilët kanë qenë mbeshtetja dhe inkurajimi në preocesin tone krijues.
Meqë Organizata e Bashkuar e Veteranëve dhe Pasardhësve të Veteranëve të LANÇ nesër mbush 30 vjet që nga krijimi i saj prej 64 personalitetesh të shquara, ish drejtues të LANÇ, të ushtrisë e të shtetit shqiptar, por fatkeqësisht të dënuar nga diktatura enveriane, unë dhe Sakip Cami, që sëbashku, në harkun kohor të dy dekadave, kemi botuar dhe promovuar edhe shtatë libra tjerë si bashkëautorë, midis të cilëve dy monografi kushtuar gjeneralit legjendar Rrahman Parllaku dhe para 10 vitesh historikun 20 vjeçar të OBVL, me rastin e 30 vjetorit të kësaj organizate e ndjemë obligim të përmbushnim angazhimin për librin që promovojmë sot.
Ky është një libër në formën e një enciklopedie, ku krahas evidentimit të përmbushjes së misionit historik të OBVPVLANÇ si mbrojtëse e vlerave të lirisë, promovuese e LANÇ dhe transmetuese e saj tek brezi i sotëm dhe ai i ardhshëm, ka në faqet e tij portrete të më shumë se 100 personaliteteve të shquara shqiptare, mes të cilëve do të veçoja ato të dr. Ymer Dishnicës dhe të gjeneralëve madhorë Rrahman Parllaku e Dali Ndreu, që të tre të dekoruar nga Presidenti i Republiks me titullin e lartë “Nderi i Kombit”. Dhe për këtë ndjejmë kënaqësi të veçantë që sot në këtë veprimtari festive jubilare. mes nesh janë bijat e këtyre personaliteve, Prof. Tatjana Dishnica, Tatjana Parllaku e Lavdie Ndreu.
Siç mund të jeni në dijeni, me propozimin e kryesisë së OBVL janë dekoruar me titullin “Nderi i Kombit” edhe gjeneralët Nexhip Vinçani e Veli Dedi. Sërish ndjehemi të lumtur që mes nesh janë pasardhësit e tyre, Ing. Maksim Vinçani, njëherësh nënkryetar i kësaj organizate dhe kryetar i degës së OBVLP Elbasan dhe kolonel Ali Demushi, anëtar i kryesisë së OBVLP dhe kryetar i degës së saj Shkodër, njëra nga degët më të mira të organizatës tonë në rang kombëtar. Kjo enciklopedi nuk do të ishte në nivelin e pritshmërisë tonë si bashkëautorë, pa konsulencën efektive të nënkretarëve të OBVL, Mjeshtrit të Madh Muharrem Gjoka, njëherësh “Qytetar Nderi i qarkut Dibër dhe kolonel Trifon Llupo, me kontribut të veçantë në evidentimin e vlerave dhe riorganizimin e OBVL. Pa u u zgjatur, dua t’ju shpreh mirënjohje të veçantë miqve të ngushtë, shkrimtarit dhe publicistit të mirënjohur Spendi Topollaj, autor i më shumë se 75 veprave letrare që zënë vend të rëndësishmën në fondin e artë të letërsisë shqipe dhe prof, dr. Bernard Zotaj, pa ekspertizën e të cilëve, libri “30 vjet OBVL, histori suksesi”, nuk do të ishte edhe aq kualitativ dhe në përgjigje të pritshmërisë së lexesit.
Dhe së fundi, mëqënëse në këto tri dekada kanë humbur jetën dhjetra personalitete themeluese dhe drejtuese të kësaj organizate, mes të cilëve katër kryetarët: dr. Ymer Dishnica, gjeneral Rr.Parllaku, kolonelët Myfit Guxholli e Sotir Budina si dhe kryetari legjendë i degës së OBVL Korçë Fluturak Vinçani, ju ftoj që në nderim të kujtimit të tyre të mbajmë një minutë heshtje….
I përjetshëm kutimi i tyre….
*FJALA E HAPJES NË PROMOVIMIN E LIBRIT “30 VJET OBVL, HISTORI SUKKSESI”