Organizata e Bashkuar e Veteranëve të LANÇ dhe pasardhësve, pas ceremonies festive të 30-vjetorit të krijimit, më 26 korrik 2024 mbajti edhe Kuvendin e saj të IX-të Kombëtar.
51 delegatët e degëve të saj nga 12 qarqet e vendit, fillimisht ndoqën raportin analitik të mbajtur nga Sekretari i Përgjithshëm Halil Rama dhe e vlerësuan atë për karakterin objektiv në përmbushjen e misionit historic të OBVLP-së si ruajtëse dhe promomovuese e vlerave të lirisë.
Më pas Kuvendi miratoi propozimet e bëra në emër të Kryesisë së OBVLP-së nga sekretari organizativ Kole Dedaj.

Kush është
Tatjana Parllaku – Çarkaxhiu

Pas vdekjes më 28 shkurt 2024, të ish kryetarit, kolonel Sotir Budina, Kuvendi zgjodhi kryetare të OBVLP-së Znj. Tatjana Parllaku – Çarkaxhiu.
Ajo, ka mbaruar studimet në degën e Gjuhë Letërsisë, në Fakultetin e Histori Filologjisë, të Universitetit të Tiranës, në vitin 1975.
Ka dhënë mësim në lëndët Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, Gjuhë Italiane dhe Gjuhë Ruse. Ka monitoruar reformën zgjedhore në Shkollat e Larta dhe Universitete, si dhe gjatë, gjithë karrierës së gjatë në arsim ka edukuar tek brezat e rinj kurajon, vetëbesimin dhe dashurinë për dijen, duke inkurajuar zhvillimin e tyre të mëtejshëm intelektual.
Me moton: “Mësuesit janë ata, që krijojne dhe frymëzojnë ëndrrat dhe mëndjet e së ardhmes”, ka ushtruar profesionin e mësuesit me pasion e përkushtim për 26 vite rresht.
Ka punuar për më shumë se 10 vjet si Ndihmëse për arsimin, kulturën, shëndetësinë dhe shkencën, pranë Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Ka qenë pjesë e Grupit të Punës në mbrojtje të Monumenteve të Kulturës dhe Trashëgimisë Kulturore të Republikës së Shqipërisë, duke kontribuar në përfshirjen e qyteteve të Gjirokastrës dhe të Beratit në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.
Është aktiviste në mbrojtjen e të drejtave të, të përndjekurve politikë, fëmijëve, grave, moshës së tretë dhe shtresave ne nevoje. Është pjesë e kryesisë të Organizatës së Bashkuar të Veteranëve të Luftës Nacional Çlirimtare, dhe që prej Kuvendit të 7-të, kryen funksionin e Sekretares për marrëdhëniet e OBVL-ës me intistitucionet shtetërore.
Është dekoruar me Medaljen e Mirënjohjes, dhënë nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me Dekret Nr. 5429. Datë 23.07.2007 “Në shenjë mirënjohjeje për ndihmesën e dhënë në realizimin me sukses të detyrave të Institucionit të Presidentit të Republikës”.
Kuvendi shprehu bindjen se me këto cilësi dhe në gjurmët e përvojës së babait të saj, gjeneralit legjendar Rrahman Parllaku, ajo do ta kryejë më së miri funksionin e kryetares së OBVLP-së.
FORUMET E REJA DREJTUESE

Kuvendi i IX-të i OBVLP-së votëbesoi gjithashtu Z. Halil Rama – Mjeshtër i Madh në funksionin e Sekretarit të Përgjithshëm të OBV PVL-ës; si dhe nënkryetarët aktualë: Muharrem Gjoka, Mirjana Ohri e Maksim Vinçani dhe Z. Sakip Cami në funksionin e Sekretarit për marrëdhënit me organizatat homologe në botë.
Pas dorëheqjës së prof. Tatjana Dishnica nga funksioni i nënkryetares së OBVL-ës, Kuvendi zgjodhi në vend të saj nënkryetar të OBVLP-së kolonel Trifon Llupon, i cili për më shumë se 10 vjet kryen funksionin e sekretarit të protokollit dhe financës së OBVL-ës dhe ka dhënë kondtribut maksimal në konsolidimin e strukturave të kësaj organizate.
Me propozimin e kryesisë, në funksionin e Sekretarit organizativ dhe marrëdhëniet e OBVLP-së me intistitucionet shtetërore dhe të Shoqerisë Civile që kishte znj, Tatjana Parllaku u zgjodh Znj. Mimoza Dilavar Kurti, mësuese e talentuar e letërsisë – njehërësh gazetare, skenariste dhe montazhiere, me disa diploma e çertifiktata të fituara edhe në Amerikë. Ajo i është përkushtuar studimit të historisë, duke eksploruar në terren venburimet ku babai i saj, arkeologu dhe etnologu i mirënjohur Dilaver Kurti zbuloi thesare të arkeologjisë dhe etnokulturës matjane. Pikërisht për këtë kontribut ajo u vlerësua nga Federata e Paqes Universale Shqipëri me titullin “Ambasadorë për Paqe”.
Gjithashtu Kuvendi zgjodhi Znj. Rajmonda Maleçka – gazetare, poete dhe shkrimtare me përvojë të gjatë pune të zgjidhet Sekretare për marrë dhënjet me publikun të OBVLP-së.

NJË NDRYSHIM NË STATUTIN E OBVLP-së

Me propozimin e Kryesisë, Kuvendi i IX-të Kombëtar i OBVLP-së vendosi që neni 1 i Statutit të miratuar në Kuvendin e parafundit, të datës 22.05.2021, të ndryshohet si vijon:
Organizata mban emrin: “Organizata e Bashkuar e Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare të Popullit shqiptar dhe dhe pasardhësve , me Logo – O B V L – me shkurtimin. Ajo vepron si OJF – (Organizatë Jo Fitimprurëse) në përputhje me Ligjin përkatës dhe Vendimin Nr.5138, datë 31.07.2015 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për Regjistrimin si person Juridik të Organizatës së Bashkuar të Veteranëve të Luftës”.
Nenet e tjera të Statutit të miratuar në Kuvendin e OBVL-së, të datës 22.05.2021, mbeten në fuqi.

Tatjana Parllaku: të perçojmë te brezat e rinj patriotizmin dhe atdhedashurinë

Ndjehem e nderuar dhe e vlerësuar që, si pasardhëse veterani, u zgjodha sot Kryetare e OBVLP-së. Na takon ne pasardhësve të veteranëve që vunë rininë e tyre në sherbim të lirisë dhe dhanë jetën në luftë me okupatorin nazifashist, të perçojmë te brezat e rinj patriotizmin dhe atdhedashurinë. Ne mbetemi të angazhuar totalisht për arritjen e bashkimit dhe pajtimit kombëtar sipas idealeve dhe mesazheve të Konferencës se Pezes që janë aktuale edhe në ditët e sotme. Ne veteranët dhe pasardhësit, të bashkuar me frymën e mirëkuptimit dhe tolerancës do të promovojmë më mirë vlerat patriotike dhe traditat luftarake të LANC-it duke u transmetuar breza mesazhin se interesat e atdheut qëndrojnë mbi interesat e Partive, ato janë të shenjta dhe mbrohen më mirë kur jemi të bashkuar.
OBVLP-ja është dhe do të mbetet një Organizatë patriotike pluraliste, e pavarur nga Partitë Politike që do të vazhdojë të punojë dhe të luftojë me perkushtim për të qenë shtylla dhe krahu i shtetit dhe kombit shqiptar.
Ne do të punojmë për mbrojtjen e statusit të veteranit dhe pasardhesit të veteranit të LANÇ-it, të invalidit të LANÇ-it, të familjeve të dëshmorëve, dhe të drejtave të tyre social-ekonomike.
Do mbrojmë objektet, lapidarët dhe pllakat përkujtimore të lufës çlirimtare.
Ne pasardhësit e veteranëve, pjesëtarët e familjeve të dëshmorëve të atdheut dhe oficerët në pension dhe të liruar, të frymëzuar nga patriotizmi kombëtar, të bashkuar me organizatën e Veteraneve të Kosovës do tp çojmë përpara traditat luftarake të të parëve tanë për vazhdimin e punës sonë në rang kombëtar dhe ndërkombëtar, si anëtare e Organizatave Boterore dhe Europiane të Veteranëve, ku bëjmë pjesë.
Ne do të vazhdojmë bashkëpunimin me organizmat shtetërore dhe organizatat jo qeveritare në mbrojt të të drejtave të veteranëve dhe pasardhësve të tyre si kudo në Evropën e Bashkuar, pjesë e plotë e së cilës ndjehemi që sot. Duke ju falenderuar edhe njëhere për besimin, ju premtoj se do të punoj me përkushtim për të përmbushur me sukses detyrën engarkuar. Faleminderit!