MAKSIM VINÇANI
Nënkryetar i OBVL
Më 2 Qershor 2024 u nda nga ne Fluturak Asabella, veterani i LANҪ, anëtar i kryesisë së OBVL, Kryetar i Degës së Organizatë së Bashkuar të Veteranëve të Luftrave për liri e pavarësi të popullit shqiptar, për Qarkun e Korҫës.
⨳Fluturak Avdyl Asabella lindi dhe u rrit në fshatin Vinҫan të Rrëzës së Korҫës.
Ishte vetëm 16 vjeҫ kur Shqipëria pushtohej nga fashizmi italian, megjithatë e shohim pjesëmarrës në demonstrimet e patriotëve korҫarë më 5-6 prill 1939 duke kërkuar armë për rezistencë ndaj pushtuesit. Plot zjarr dhe energji rinore, i rritur dhe edukuar në mjedisin e një familieje dhe të një fshati me tradita atdhedashëse ai u vu në shërbim të qëndresës antifashiste qysh në fillimet e saj. Në vitet 1942-43, atë do ta gjejmë të plotësisht të përkushtuar ndaj veprimtarisë antifashiste duke punuar pa u lodhur për përhapjen e frymës për nevojën e rezistencës dhe zgjerimit të rradhëve të njësiteve të armatosura të Rrëzës së Korҫës.
Në tetor ’43 merr pjesë në formacionet e armatosura të UNҪl. Operacioni armik i Dimrit e gjeti në Br.IVs, ku si gjithë të tjerët iu desh të përballojë vështirësi të jashtëzakonëshme të luftimeve, rraskapitjes, të të ftohtit, urisë e pagjumësisë.
Në një betejë me focat naziste në Arzë të Devollit plagoset rrëndë. Mjekohet në Slimnicë të Greqisë në spialin partizan të EAM-it, për t’u rikthyer mbas 3 muajsh në formacionet luftarake, tashmë në rradhët e Br. XVs si zv.komisar kompanie deri në ҫlirim.
Fluturaku i përballoi me nder të gjitha detyrat dhe vështirësitë e luftës për 3 vjet. Megjithëse i vdes i ati dhe Fluturaku ishte i vetmi mashkull madhor i families, ai nuk e braktisi luftën deri në fund, ku mori gradën n/toger dhe u nderua me një numër medaljesh e dekoratash. Fluturaku fliste me krenari për pjesëmarrjen në atë luftë, por nuk u pajtua kurrësesi me pasojat shkatrruese të Diktaturës të mbas ҫlirimit.
Si shumë të tjerë edhe Fluturaku ëndërronte një Shqipëri të pas luftës me mirëqënje, liri, demokraci, paqe dhe harmoni. Fluturaku ishte nga të parët që kuptoi shkeljen e idealeve për të cilat u luftua dhe si guximtar dhe i ndershëm që ishte reagoi duke u shprehur haptazi në një mbledhje të oficerave në Delvinë në verë të vitit 1946. Ai ishte i ndërgjegjshëm për pasojat që mund të kishte, por kurrë nuk mund besonte se puna do të shkonte deri aty sa ta arrestonin dhe ta dënonin si armik i popullit.
Me dënimin e Koci Xoxes në 1949 u lirua, por me gjithë përpjekjet e tija të vazhdueshme, si dhe shumë të tjerë, Fluturakun nuk e reabilituan kurrë. Mbi 40 vjet do ta ndihej i “fyer” e i “poshtëruar” nga kalvari torturonjës prej persekutimit nga Sigurimi famëkq, por ai asnjëherë nuk e lëkundi krenarinë dhe dinjitetin. Edhe pse i lodhur nga mosha dhe tallazet e jetës, ai nuk rreshti së qëni një qytetar aktiv, duke duke kontribuar si Kryetar i OBVL-Korҫë, në evidentimin dhe promovimin e vlerave patriotike e morale te popullit shqiptar. Veteranët e OBVL dhe pasardhësit e tyre e vlerësojnë lart Fluturakun dhe ndihen të nderuar që e patën midis tyre.
Familja, bashkëfshatarët, miqtë dhe të gjithë të njohurit, ndihen të pikëlluar për këtë humbje, por janë krenarë për veprën e tij.
Veteranët e OBVL dhe pasardhësit do ta kujtojmë me krenari Fluturakun tonë të dashur, i cili pas disa ditve do të kishte 100-vjetorin e lindjes. Vepra e tij do të mbetet midis nesh.
Maksim VINÇANI