Hasan DOMI

Ishte fundi i janarit i vitit 1987. Asokohe fleja në hotel Arbëria sot Ministria e Drejtësisë. Isha me shërbim dhe pas punës bashkë me kolegët pinim nga një kafe tek bari i hotelit, i cili në darkë mbushej plot, shpesh ndodheshin intelektualët më në zë të Tiranës, aty pinte kafe me shokët e tij edhe shkrimtari Petro Marko i cili banonte fare pranë. Pas diskutimeve për punët e ditës një nga shokët tanë M.Zeka i cili fjetjen e kishte te hotel Peza na thotë që në dhomë më kanë prurë një ish të burgosur e që rrin ditë natë në krevat. Kishte vetëm shpirtin dhe disa çanta të vjetra me libra. Kurioziteti më shtyu dhe të nesermen u bëj një vizitë tëk dhoma në katin e dytë të hotel Pezës. I pagjohuri rrinte strukur në batanije ashtu i mbledhur si një presje gjigande. Sytë e tij kafe e errët sikur shkëlqenin, sy të pafajshëm të gëzuar që kishin fituar lirinë pas 37 vjet humbje lirie.
Ditët e para lexoja hezitimin për të biseduar por në vijim sikur filluam të miqësoheshim. Qysh në momentin e parë kur u futa në dhomë më bënë përshtypje disa çanta të vjetra e të mbushura plot me libra sikur të mbartnin thesarin e kursuer disa dekadëshe. Me frigën se mos na prishte punë ne hezitonte për të dalë në kafe e kjo u kapërcye me kalimin e kohës. Vuajtjet dhe të ftohti i burgut e mbanin të mbërthyer në krevat por Sytkiu nuk kishta as të afërm as të njohur në Tiranën a asaj kohe. Kultura e gjërë, dashmirësia, sensi prej intelektuali në bisedë të impononin respkt. Nuk jepte shpjegime nëse nuk e pyesje sidomos për vuajtjet e burgut dhe internimeve që kish hequr, Kultura e gjërë në fusha të ndryshme të jetës gjatë bisedës, dëgjimi me vëmendjë, forca argumentuese e shoqëruar me një buzëqeshje karakteristike të impononin jo vetëm admirim por edhe përgatitje dhe kujdes në atë çfar bisedoje me të. Këto ishin gjohjet e para me Sytki Hoxhën, për të cilin dukej se pranvera nuk po e ngrohte si ne të tjerëve. Më vonë mbështëtur atij “dimri” të burgut shumë vjeçar do të shkruante: “Kur të vdes , dua të më vendosni mbi varr një mangall me prush”
Po çfar jete pati Sytki Hoxha. Lindi në Gjakovë më 15 dhjetor të vitit 1927 në një familje të madhe e patriotike. Nga kjo familje doli Mehmet Hoxha djali i xhaxhait një intelektual dhe kuadër i lartë në institucionet shtetërore dhe partiake të Jugosllavisë së atëhershme. Mehmetin shpesh në biseda e përmendte Sytkiu dhe mburrej me të. Nga fisi jo i afërt ishte edhe Fadil Hosha që padyshim të gjithë studiuesit dhe historianët bien dakort se Fadili gjatë gjithë periudhës së Jugosllavisë Titistë qe personaliteti më i spikatur, më i aftë , më orator e icili më diplomacinë dhe aftësitë e veçanta kishte fituar edhe besimin e udhëheqsit Tito. E falë këtyre aftësive të veçanta Fadil Hoxha do të ishte mbrojtësi më me vlerë i gjuhës shqipe, i përpjekjeve të pashoqe për arsimimin e Kosovarëve, deri në hapjen e Universitetit të Prishtinës, të dhënjes së autonomisë si krahinë autonome etj.
Sytkiu u rrit së bashku me katër vëllezër dhe tri motra. Mësimet bazë i mori në vendlindje dhe në moshën 16 vjeçare u bashkohet forcave partizane pranë shtabit të përgjithshëm të forcave rajonale në Gri të Tropojës. Nga fundi i vitit 1943 mori pjesë në Konferencën e Bujanit(31 dhjetor 1943deri më 2 janar 1944) duke mos pasur ndonjë ndikim në të por siç pohonte ai , ndoshta mbiemri e rrethi familjar e shtynë.
Mbas mbarimit të luftës mbeti në radhët e ushtrisë dhe gradohet toger. Shpirti i tij i lirë nuk gjente qetësi dhe largohet nga ushtria dhe punon si sportelist në një hotel në Prishtinë. Jashtë dëshirës së tij e inkuadrojnë në organet e policisë dhe kështu i detyruar shërben në Mitrovicë, Kaçanik, Vuçiternë, Kamenicë dhe Prizeren. Dëshira dhe vullneti për dije bëjnë që pa shkëputje nga puna mbaron gjimnazin. Por Sytkiu kishte besuar në propogandën komuniste gjatë luftës dhe kishte shpresë se problemet e shqiptarëve do të merrnin zgjidhje pas saj. Gjatë ushtrimit të detyrës së tij në polici ai vëren shumë gjëra si arrestime pa kriter, përndjekje brutale, marrje e prodhimeve bujqësore e blegtorale fshatarve me detyrim, punë vullnetare me forcë e më e keqja vrasje të shumta që kryheshin nga regjimi komunist jugosllav.
Kështu shpirtiiI tij i lirë, ndjenjat e thella patriotike bënin që mendimet nuk mund tja shprehte njeriu. Për ti shpëtuar këtij realiteti që çdo ditë e më shumë vështirësohej vendosi të arratisej në Shqipëri, kështu në shkurt të vitit 1949 kalon kufirin dhe futet në Repuplikën e Shqipërisë dhe kërkon strehim politik. Më vonë shoku i tij i burgut Nazmi Berisha do shkruante: “Për pikëpamjet e tij politike, për të ishte njësoj si të gjendej në Shqipëri, si të gjendej në Hungari, Çekosllavaki. Me këtë dua të bëj të qartë se Sytkiu në Shqipëri nuk kishte dalë as si nacionalist dhe as si pseudonacionalist, por si një vend pjestar të vendeve të “demokracisë popullore”. Pikërisht edhe në shtetin amë Shqipëri do të zhgënjehej pasi gjeti ato metoda antipopullora që kishte lënë në Jugosllavi. Kështu shpejt e kuptoi se vendet e demokracisë popullore ishin njësoj, burgosjet ,vrasjet, internimet ishin kthyer në modë. Zelli dhe dëshira për dije bëri që të vazhdojë fakultetin për gjuhë- letersi, shkruante në shtypin e kohës, punoi njëfar kohe si redaktor në gazetën e emigracionit “Za slobodu” si dhe komente tek radio Tirana.
Nuk i kishte shkuar ndër mend që vala e internimit do ta rrëmbente edhe të riun Kosovar i cili thurte ëndrra për jetën , aq më shumë që mori edhe arsimin e dëshiruar . Kështu shpejt përfundoi në kampet e internimit në Llakatund të Vlorës, në Seman të Fierit, Çermë të Lushnjes , e më vonë edhe në Berat. Nga vuajtjet dhe zhgënjimi që pësoi tani mendoi të kthehej nga kish ardhur por marrëveshja mes shteteve kishte bërë që Sytki Hoxha nuk mund të paisej me dokumentacionin e duhur për t’u kthyer në Kosovë.
Në rrethanat e krijuara kur ndodhej në kampin e Llakatundit tenton të kalojë kufirin për tu kthyer në Kosovë por kapet dhe arrestohet. Tentativën e parë të arratisjes nga Shqipëria e kish bërë për në Greqi më 1957, e si pasojë e një denoncimi nga një emigrant Kosovar, e kapën, e torturuan në degën e Brendëshme në Korçë e më pas në Tiranë. Ku dhe i kërkuan bashkëpunim, e dërguan në kampin e Llakatundit. Kalvari i vuajtjeve me thyerje krahu dhe të kokës, me elektroshok për ta shkatërruar fare, dhe kur tregonte Sytkiu ato netë dimri sytë e mbusheshin me lotë.
U dënua me 15 vjet heqje lirie me akuzën “tradhëti ndaj atdheut dhe për agjitacion e propogandë”. Me mbarimin e dënimit nuk pranoi të dalë që andej veçse me kusht që ta përcillnin për në vendlindje. Pasi e nxjerrin me forcë dhe nën shoqërimin e dy policëve e çojnë në kampin e Semanit ku gjendeshin rreth 240 emigrantë të kombësive të ndryshme, e që pritnin të ktheheshin. Aty bëhej tre herë apeli gjatë ditës, ruhej me policë dhe qen. Në një nga ditët meqenësë nuk po e riatdhesonin gjen mundësinë dhe ikën bashkë me një shokun e tij Muharrem Bërdynën me të cilin gjat udhëtimit natën humbin njëri tjetrin. Pas katërmbëdhjetë ditëvë udhëtim e kapin në fshatin Zogaj të Shkodrës, ashtu të rraskapitur nga rruga ditë e natë dhe i pa ushqyer, e kapin forcat e kufirit Shqiptar. E futin përsëri në burg kështu nga viti 1967 deri në 1987 do të qëndronte në burg me dënime e ridënime. Këto periudha të errëta Sytki Hoxha I quante “Universiteti” dhe shokët e bashkëvuajtur kështu i quante “ shokët e Universitetit”. Kështu me dënime e ridënime plotëson plot tridhjet vjet në burgjet Shqiptare.
Pikërisht në Hotel Peza Sytkiu më tregoi edhe një letër që i kishte dërguar ish Presidentit Alia shkruar me një kaligrafi të bukur e qartësi për vuajtjet dhe dënimet e njëpasnjëshme , me akuza të pabaza që i kishin humbur rininë e tij, ëndrrat për jetën. Ramizin e quante kopje të Enverit që përpëlitej para se të vdiste, që nuk dha shpirt por do te jepte dorëheqje. Por vuajtjet nuk e kishin mposhtur shpirtin e lirë të Sytki Hoxhës. Jam përpjekur të jem i lirë , të mos pajtohem me gënjeshtrën, dhunën dhe skllavërinë. Në këtë drejtim thoshte e admiroj macen që s’pranon pranga. Ajo mbi të gjitha preferon të jetë e lirë.
Vitet e gjata të “Universitetit” i kishin mundësuar qëndrimin dhe njohjen me mjaft intelektualë e personalitete të kulturës, artit, gjuhësisë, figura të cilat do të mbante lidhje dhe kujtime deri sa qe gjallë, si Pjetër Arbnori, Daut Gumeni, Nazmi Hoxha, Sherif Merdani, Zenel Peposhi etj. Mbas qëndrimit në hotel Peza Sytkiu u transferua në një banesë më qëra në rrugën e Kavajës, kjo u mundësua pas lidhjes me motrën dhe mbesat që kishte në Gjerman.
Aty u rehatua si të thuash në pritje të largimit nga Shqipëria. Shpeshi i bëja vizita në shtëpi dhe si gjithmonë ashtu i qeshur, i gëzuar dukej se kishte gjithë të mirat e botës. Fliste gjithmonë fjalë të mira, të ëmbla me të gjithë, bënte humor, nuk prekej dhe me natyrën e tij i jepte çdo bashkëbiseduesi pozitivitet dhe këndshmëri. Vizitat tek Sytkiu gjithmonë zgjasnin më shumë se ishin planifikuar, pra prishej protokolli. Kur ngrihej për të qerasur me shakaiI thoja lëre o i zoti shtëpisë se bisedat me ty të zgjasin jetën, ushqimet shpejt treten, sikur ke dalë nga burgu t’na japësh kurajo gje energji positive ne që kemi qënë jasht. Ashtu me buzën në gaz si gjithmonë me pak ndryshim kemi qënë thoshte ai.
Përgjithësisht Sytkiu nuk fliste pa e pyetur, pasi vetë nuk kishte dëshirë të tregonte. Me kulturën e gjërë që kishte kur flistë për burgje, torturë, internim, izolim, grevë urie, hetim dhe torturë, vdekje, sëmundje por më dëshirë donte të flistë për shokët në burgje e internime. Ai i donte dhe çmonte njerzit, nuk kishte paragjykime se nga vinte njeriu dhe çfar ngjyre kishte, mosha dhe besimi nuk kishin rëndësi për të , por rëndësi u kushtonte vlerave, kontributit në shoqëri, aktivitetit jetësor.
Gjatë bisedave jo të rralla me Sytki Hoxhën më bënte përshtypje fakti që megjith vuajtjet e panumërta që kish kaluar në internime dhe burgje ai ishte brilant përsa u përket kthjellësisë së mendimeve, forca e tij argumentuese dhe shpeshherë këmbëngulja për çeshtje kulture, dijeve shkencore dhe politike.
Ai ishte nga ata që njihte mirë veten dhe bashkëbiseduesin por edhe nuk hapte rrugë, pra ishte stoik në qëndrimet e veta. Librat e tij ,më mirë të them biblioteka e tij e pasur, që çuditërisht ishte siguruar gjatë kohës të burgur ishte pasuruar edhe me metoda dhe fjalor të gjuhës gjermane dhe francize.
Metodën më të mirë të mësimit gjuhës francize ma dhuroj me shumë kënaqësi. Këtë metodë e kam shkruar vetë me dorën time më tha, ndoshta është më e mira që mund të gjendet. Asokohe mësoja gjuhën italiane tek i madhi professor Dhimitër Canco, një polyglot dhe erudite nga të rrallët që kishte vendi. E pas kësaj të duhet mësimi i frëngjishtes që pot ë lë kujtim më tha Sytkiu. Metoda e shkruar me një kaligrafi shumë të bukur, e qartë , me rezervë blu dhe të kuqe, më duket një thesar i çmuar , kujtim nga i paharruari miku im Sytki Hoxha.
Pas përpjekjeve të shumta ju mundësua vajtja në Gjermani aty ku kishte të afërm e më vonë u vendos në Norvegjinë e largët, pikërisht në Orje.
Fati e ndihmoi Sytkiun dhe më 1994 takohet në Tiranë me zonjën Mimoza Përlekën të cilën ja prezanton miku i tij Daut Gumeni. Ato u martuan dhe kaluan një jetë të qetë e të lumtur në Norvegji, e shpesh kthehej për të takuar miqtë e tij në Tiranë.
Gjatë qëndrimit në Norvegji shkruan publicistikë, shkrime letrare, ndjek me vëmendje zhvillimet politike të Tiranës por pa ndërprerë lidhjet e letërkëmbimet me miqtë. Kështu gjejmë letra shkruar Pjetër Arbnorit, Uran Kalakulën, Dom Simon Jubanin, Myrteza Bajraktarin, motrën e tij Behije.
Në një letër që i shkruante Dom Simonit për jetën në Norvegji thotë:” Njerëzit norvegjezë, ndonëse me ngrohtësi të paktë diellore, zemrat për njerzit e vuajtur i kanë jashtëzakonisht të ngrohta, janë kurdoherë të gatshëm të të ndihmojnë për çdo gjë. Norvegjezët, në mes të cilëve gjendem , qënkan gjerëz të vërtetë, njerëz të Perendisë, njerëz të çiltër, njerëz të thjeshtë, njerëz pa qibër, pa fodullëk, njerëz që s’dinë të të gënjejnë, njerëz që nuk e vënë në dyshim fjalën që u thua njerëz që nuk dinë që të vjedhin, njerëz që e ndjejnë vehten të sigurt.
Këtu për nga sjellja është vështirë të dallosh se cili është punëtor dhe cili ministër. Admirimi im për norvegjezët dhe Norvegjinë e çdo gjë norvegjeze është aq i madh , sa edhe i vdekur nuk dua të ndahem prej tyre. Do ta lë me shkrim që të më varrosin në Norvegji”
Dhe kështu ndodhi në të vërtetë. Pas një sëmundje ndrroi jetë më 5 qershor të vitit 2007. Kështu u nda nga jeta një nga personalitetet më të mëdhej të kombit, njeri i veçantë, i fortë në shpirt, njeri i cili dinte të jepte vetëm gëzim, që dhuroi jetën e tij për lirinë dhe drejtësinë. Daut Gumeni miku i tij, bashkëvuajtësi i tij prej 24 vjetësh thuri vargje:

NJË DORË PRUSH
U shove miku im, aty në veriun e largët, dhe na le prapa, të qeshurën e bardhë.
Na le mospërfilljen për pushtetin e paligjshëm,
Na le guximin e rrallë për të përballuar hidhërimet,
Na le fuqinë për të ngjitur të përpjetat duke duruar plagët……
Lamtumirë , miku im I vuajtjeve të rënda!

Lamtumirë ti mërgimtar i përhershëm që ike i vetmuar për ti mbajtur dhimbjet për vehte e për ti ndarë gjithmonë nga një dorë prush dashurie mbi varre mërgimtarësh mbuluar me borë vetmie!