Njëqindepesëvjet më parë, në fshatin Bulaç të zonës së Muhurrit në rrethin e Dibrës, lindi patrioti Liman Fali Bushi, i cili do të hynte në histori si komandanti i kompanisë të repartit ushtarak të Leskovikut, që përballoi me trimëri agresionin grek të 1949-tës në Juglindje të vendit.
Në formimn e tij atdhetar ndikuan shpirti liridashës i muhurrakëve, i manifestuar në ngjarjet më kulmore të historisë së Dibrës e të gjithë Shqipërisë. Ndonëse i rritur jetim për nënë, Limani do të ishte i vëmendshëm në odat e burrave kur flitej për qëndresën e të parëve të tij në luftrat për liri e pavarësi kombëtare.

Kështu ai krenohej me emrin e Nezir Lleshit nga Bulaçi i Muhurrit, në gardën e Ali Pashë Tepelenës, si edhe me edhe qëndresën në mbrojtje të kufijve nga zaptimi i pyjeve e kullotave nga Haxhi Pashë Zogolli. Këtë krenari ai e shprehete edhe kur rrëfente ato që kishte dëguar nga të parët për qëndresën e muhurrakëve ndaj komitëve të Haxhi Pashë Zogollit.
Vite më parë, Limani më pati rrëfyer se: “Aty rreth vitit 1840, Haxhi Pasha, pasi kishte zaptuar pyjet dhe kullotat e disa krahinave të tjera, synonte të zaptonte dhe pyjet e kullotat e Malit të Muhurrit. Malësorët e Bulaçit u organizuan duke vënë në krye Nezir Lleshin, një malësor të thjeshtë, por trim dhe, të ndihmuar nga malësorët e fshatrave përrreth, zunë pritat në fushë të Pllajut. Kur tufa prej 3000 krerësh kaloi në kullotat e Muhurrit, krisi pushka. U vranë 12 sejmenë të Zogollit dhe të gjithë tufën e marrin dhe e sjellin në fshatin Bulaç, ku e ndajnë në mënyrë të barabartë”.
Pikërisht i edukuar me këto ndjenja atdhetarie, kur Muhurri, si edhe në luftërat e tjera për liri e pavarësi, do të mbështeste fuqimisht edhe Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare (1939-1944), Liman Bushi do të ishte në radhët e atyre partizanëve që formuan brigadën e 18 Sulmuese në Sllatinë, më 18 gusht 1944.

KRONOLOGJI

Më 18 gusht 1944, sipas Urdhërit të Shtabit të Pëgjithshëm u formua në Sllatinë të Dibrës Brigada e 18-të S mbi bazën e tre batalioneve të Dibrës, Martaneshit, Çermenikës si dhe të partizanëve të ardhur nga krahina të tjera të vendit.
Në drejtimin e Brigadës në ditën e formimit ishin Esat Ndreu, komandant, vëllai i patriotit dhe luftëtarit Elez Isuf Ndreu, Zëvendës komandant Zoi Themeli, Miço Kallamata komisar dhe Sotir Vullkani zëvëndës komisar. Më vonë u bënë ndryshime në komandën e Brigadës. Petrit Dume u bë komandant brigade, Hilmi Causholli, komisar, Xhevdet Petrela, Zëvendës komandant, Teme Sejko, Zëvendës komisar, Milo Qirko Zëvendës komisar. Gafur Korca ishte komandant i batalionit të parë, Qazim Peshku, komandant i batalionit të dytë, Ajet Rusi, komandant i batalionit të tretë dhe Gafur Mehmeti komandant i batalionit të katërt.
Që me krijimin e kësaj brigade, në radhët e saj ishte edhe Liman Fali Bushi, i cili gjithë jetën ia kushtoi çeshtjes së atdheut dhe popullit të tij.
Bir i një familje të nderuar dhe me tradita atdhetare ndër breza, Liman Fali Bushi lindi më 10 mars 1919 në fshatin Bulaç të krahinës Muhurr të Dibrës, në një familje të nderuar dhe me tradita atdhetare ndër breza.
Babi i tij, Faliu ka marrë pjesë heroikisht në luftën kundër serbëve më 1913 dhe 1920. Ai ishte shoqërues i përhershëm i patriotit dhe mendimtarit progresist Dine Hoxha, i njohur edhe si fillozofi popullor në Oborrin Mbretëror (si këshilltari mëi afër i Mbretit Zog I – Ahmet Zogu) .
I rritur dhe i edukuar nga një familje e tillë, edhe Limani që në moshë të re, në pranverën e vitit 1943, mbështeste aksionet luftarake të çetës partizane të Dibrës që komandohej nga Haxhi Lleshi dhe që në fshatin Hurdhë Muhurr, fare pranë Bulaçit kishte bazën e saj në kullën historike të Llan Devës. Limani shërbeu në dhjetra raste si korier i kësaj çete.
Më 18 gusht 1944, me krijimin e Brigadës 18-të Sulmuese, Limani inkuadrohet në njësitë e kësaj Brigade me detyrën e përgjegjësit të rinisë të Kompanisë. Mori pjesë në të gjitha aksionet e kësaj brigade si në Dibër, Kukës e Prizren. Ai qëndroi trim dhe i vendosur deri në çlirimin e plotë të Atdheut nga pushtuesit nazifashistë.
Me 22 partizanë, mes të cilëve edhe Liman Fali Bushi dhe 5 dëshmorë të LANÇ, Muhuri padyshim hyn me krenari në analet e historisë së asaj lufte të lavdishme.
Në janar 1945 Limani u transferua në repartin kufitar trë Leskovikut, ku shërbeu me shumë përkushtim e vendosmëri në mbrojtjen e interesave të atdheut.
QËNDRESA NDAJ AGRESIONIT GREK NË KUFI

Më 2 gusht 2024 mbushen 75 vjet që nga dita kur forcat monarkofashiste greke sulmuan kufirin shqiptar. U luftua për një muaj rresht nga 2 gushti deri më 5 shtator 1949.
Shumë e mbajnë mend konfliktin e pabarabartë në numër, por ndoshta askush nuk e di, se ndër të parët që hapën zjarr kundër grekëve ishte edhe Liman Bushi, nga Bulaçi i Dibrës. Si ish komandant i batalionit të parë të repartit të Leskovikut, në mungesë të çdo komunikimi me autoritete më të larta, Liman Bushi dha urdhër për hapjen e zjarrit ndaj forcave që kishin hyrë 500 metra në territorin shqiptar dhe qëndroi vetë heroikisht në llogoren që kishte hapur.
Ishte një luftë e përmasave dramatike. Ndërsa Greqia vërsuli drejt Shqipërisë mbi 70 mijë forca të armatosura, mbi 50 avionë, 80 tanke dhe një skalion artilerie me afro 400 gjuajtës, kryesisht topa, shteti shqiptar mobilizoi dhe futi në luftën mbrojtëse 10 mijë ushtarë, ndërkohë që po mbante në gatishmëri edhe 30 mijë trupa të tjerë pranë zonës së sulmuar.
Skënder Malindi, një nga drejtuesit e lartë të ushtrisë së asaj kohe më ka treguar se në kohën që zonën kufitare në Juglindje të Shqipërisë me bazë në rajonin e Korçës, të Leskovikut dhe deri në Konispol të Sarandës e në Likojan, u kryen veprime ushtarake në shkallë të gjerë nga shteti i Greqisë, batalioni i Leskovikut që drejtohej nga dibrani Liman Bushi bëri rezistencë me heroizëm të pashoq. Pikërisht për këtë qëndresë Limani u dekorua nga instancat përkatëse qeveritare.
Gjithësesi, kjo nuk mjaftoi që edhe ai, si shumë të tjerë, pasi kishte shërbyer me përkushtim e devotshmëri për 10 vjet si komandant i këtij batalioni, në 1956 përjashtohet padrejtësisht nga partia dhe nga ushtria. Për këtë u sajua pjesëmarrja e një të afërmi të tij në një bandë diversantësh në Përrua të Rine.
Kështu, siç pohon Lazam Losha, një nga ish funksionarët kryesore të Partisë e ish-koopertivës bujqësore Muhurr, Limani u detyrua të kthehej në vendlindje, kur për më shumë se 50 vjet punoi në frontet më të vështira të ish kooperativës bujqësore, deri sa doli ne pënsion.
Dhe më e keqja, asnjëherë nuk u fol për këtë hero të heshtur, duke u lënë në harresë qëndresa e tij heroike, si partizan i Brigadës së 18 S dhe si komandanti trim i repartit të Leskovikut që luftoi me guxim dhe heroizëm të pashoq kundër agresorit grek të 1949-tës.
Tre djemtë e tij, Setkiu, Afrimi dhe Qemali (por edhe nipi Liman Afrim Bushi), të vendosur me familjet e tyre në Sukth të Durrësit ndjehen krenarë me babain e (gjyshin) e tyre që ka hyë në histori si ushtaraku me formin e kontribute madhore.
Halil Rama