Neki ÇAKO

HEROINE E POPULLIT
QERIBA KOKA

Të gjithë e dimë dhe e besojmë se liria erdhi vetëm me luftë dhe sakrificë, me vuajte të mëdha e me gjak, të jeni të bindur se ata, dëshmorët e brigadës XII janë sot këtu, bashkë me ne, për të parë se ne nuk i paskemi harruar dhe për të parë nëse amanetin e tyre do t‘a çojmë në vënd. Hija e rëndë e luftës, bora e ftohtë, terreni i vështirë në malet e thepisura nëpër të cilat ecnin partizanët e brigadës XII, ku kishte edhe shumë të plagosur, nga njëra anë, e nga ana tjetër ishte ideali i lirisë, lufta për të drejtën historike, fuqia e mbrojtjes së atdheut. Në mesin e luftëtarëve të lirisë, tashti Dëshmore e Kombit, Heoinë e popullit Qeriba Koka! Cilës nënë nuk i dhëmb shpirti për vajzën e saj, kur e di se pjesa e shpirtit dhe trupit të saj duhet të marrë rrugët e botës për të siguruar armë për luftën? Cilës motër nuk i këputet shpirti nga frika se mos pushtuesi ka ngritur kurthe kundër luftëtarëve të lirisë? Asnjërës! Por, luftëtarët e lirisë, luftëtarët e brigadës XII e kishin më të vlefshme lirinë se jetën e tyre.
Ndjenja për liri fiton fillimisht brenda vet njeriut dhe vetëm pastaj robi bëhet zot i fatit të vet dhe si zot i fatit të vet ia gjen kuptimin jetës edhe në sakrificën sublime për liri. Secili luftëtar i brigadës XII ishte vullnetar i thjeshtë, i cili si çdo njeri, derdh lot kur i vritet shoku, ndjenë dhembje kur e përshkon plumbi, ligështohet, por prapë vazhdon deri në flijim!
Lufta e Ushtrisë Nacional Çlirimtare kishte filluar përgatitjet për beteja të reja. Në mesin e atyre që po sillnin armët e lirisë ishte edhe Qeriba Koka, luftëtare e lirisë e cila besonte se liria e atdheut bëhet vetëm me armë. Dëshmorja e Kombit, e Brigadës XII, Qeriba Koka në jetën e saj të njomë kishte pasur ku ta mësonte idealin e lirisë dhe e kishte gjetur kuptimin e flijimit për atdhe. Ajo kishte dëgjuar për trimërinë e Bule Naipi, që kishte thyer prangat e paragjykimeve të kohës, se gruaja është për të bërë fëmijë e për të gatuar, por jo për luftë. Dëshmorja e kombit kishte mësuar gjithë sakrificën e madhe që kishte bërë heroina Bule Naipi, Duke qenë pjesë e lirisë, luftëtaret femra krahas luftës për lirinë e atdheut, luftuan psikologjinë e robit, prandaj ato meritojnë nderimin e fismë.

Rrugëtimi i gjatë i i Dëshmores Qeriba Koka në Brigadën e XII !

Luftëtarja e lirisë, Qeriba Koka, e ngarkuar me detyrën e komisares së kompanisë së tretë të batalionit të dytë të brigadës XII Sulmuese, ecte e heshtur maleve të Kurveleshit dhe ndoshta, askush nuk e dinte se ç’ka bluante koka e saj, se cilat shkëndija ndrinin shpirtin e saj. Kishin kaluar dimër të vështirë. Majat e malevele ishin të mbuluara me dëborë. Nata ishte e errët.
Kur po vinte dita tjetër, e qershorit te vitit 1944, vëzhguesit e këtij grupi të madh të luftëtarëve, kishin rënë në pritë në mallet e Kurveleshit. Ata, luftëtarët e brigadës XII bashkë me komisaren e tyre, e cila nuk ishte nga ato që ndjekin fatin e betejës nga vëndstrehimi, por ishte në ballë të brigadës, qëndruan heroikisht, sado që ishte një luftë e pabarabartë. Të gjithë ata u sakrifikuan për lirinë tonë duke u ngjitur në altarin e përjetësisë!

Reflektim

Në këto kohë të trishta, ka edhe të atillë që thonë se unë shkruaj për të vdekurit, pasi ata nuk e kthejnë fjalën… Por, jo! unë, ndjehem shumë i nderuar, ndjehem se po jetoj kur shkruaj për ata. Askush s’ka të drejtë që me meritat e tyre të shpërndajë lavdi edhe atje ku nuk ka pasur lavdi ngase ata nuk ishin aty kur thirri zëri historik i atdheut, ata nuk ishin aty ku derdhej gjaku për liri. Një nga sokoleshat që luftoi me armë në dorë ka qënë edhe Qeriba Koka.
Luftoi në detyrën e komisares së kompanisë së tretë të batalionit të dytë të brigadës 12 Sulmuse Nacional Ҫlirimtare. Pas vrasjes së Qeribasë në organin politik e ushtarak të brigadës xii sulmuese u botua një artikull për aktivitetin dhe bëmat e saj. Aty ndër të tjera thuhej.
“Jeta e saj ishte jetë lufte. Ajo ligjerojë, organizoi dhe ndezi peshë shumë zemra, mbolli një farë që mbiu e pastër dhe do të mbetet për jetë e tillë. Ajo lajmëroi çirimin se armiku i urryer ishte i destinuar të zhdukej” Trupin e saj te bukur e mbuluan me flamurin kuq e zi .Me nderim e dashuri të madhe partizanët e vendosën rrëzë një ledhi midis bredhave.
Rreth saj qëndronin bashkëluftetarët duke nderuar me dorën e djathtë e duke mbajtur disa minuta zi në shënjë nderimi e respekti. U betuan se do të ecnin nën gjurmët e saj duke kënduar këngë partizane. Lajmi mori dhenë Nëna e saj kur mori vesh nuk qau, por i këndoi me ligjërim që do të trasmetohet brez pas brezi.

Ishe rritur në ato male
Qeriba e nënëso
Partizane vogëlo!
Në Nivicen tonë krenare
Në një luftë me përpjekje
Të zuri plumbi për vdekje.
U vrave për Shqipëri
Me shumë shokë edhe ti
Gjaku juaj është flori
Se u derdh për Shqipëri
Qeriba, o vajzë e djalë i nënëso!

Qeriba Koka, bijë nga Nivica e Kurveleshit, lindi në vitin 1926. Ajo ishte komisare kompanie e brigadës XII Sulmuese. U vra në muajin Qershor të vitit 1944, në malet e Kurveleshit, krahinës që bëri emër në historinë e Luftës Nacional – Çlirimtare si edhe më pas, në vitet e rindërtimit të vëndit të shkatërruar nga lufta.