Sefer PASHA

Shkak për këtë shkrim u bë një telefonatë prej mikut tim të rinisë Baki Gjergji. Unë sa isha kthyer nga një udhëtim i largët. Nuk kishte shumë kohë që ishte ndarë nga jeta djali i kolegut tonë Thoma Muska nga fshati Goranxi i Dropullit. Djali i Thomait po shkëlqente në gjimnazin “Asim Zeneli” në Gjirokastër. Qenë bërë dokumentat për ta dërguar me studime në Francë. Kur biznesmeni Baki Gjergji ma dha këtë lajm të zi u trondita. Do doja që ky lajm të ishte penguar, rrugës ta rrëmbenin alienët, ta bënin copra orteqet, ta digjinin zjarret në pyje, ta izolonte pandemia, të pësonte arrest kardiak, të bëhej thërrime në një aksident automobikistik, të shpërthente lumi i fshehur në Malin e Gjerë e ta mbyste në Virua, një cunam ta tërhiqtë tutje në oqean, asteroidi ta shkërmoqte qysh në qiell pa ju afruar tokës dhe Ali Pashë Tepelena Goranxinë ta kthente në një kala si ajo e Janinës, ku njerëzit të mos shkonin dot për mort. Po lajmi nuk u pengua nga asgjë. Bashkë me lajmin e zi Baki Gjergji më dërgonte dhe një fotografi të vitit 1982. Bakiu dhe Krisaqi kanë qenë në avllinë e Thoma Muskës në Goranxi. Shoferi i zonave të kufirit Mersin Lluri e ka bërë shkrepjen. Unë doja ta takoja Kristaqin. Po shkruaja një libër për atin e tij Thoma Muskën. Gjithnji mendoja se Kristaqi duhet të ishte në Paris, Athinë ose në Amerikë. Por ai paska qenë në Tiranë. Në bibliotekën time duhet të kem një libër që ma ka dhuruar Kristaqi gjimnazist. Ishte libri “Njeriu me karafil” i poetit grek Janis Ricos. Me sa mbaj mend Kristaqi në faqen e parë të librit ka hedhur vetëm firmën e tij. Libri ka qenë i vogël. Atë e kishte përkthyer Aleks Çaçi. Nuk e di nëse do ta gjej në mes të librave të mi në bibilotekën personale. Dua të shikoj vetëm firmën e tij në librin e vjetër. Kristaqit i pëlqente vargu i poetit Janis Ricos: – “Komunizmi është rinia e botës”. Ai e donte shumë Ricosin. Më fliste për poezitë që Ricosi i shkroi në Makroniz ku ai qe i burgosur. Poezitë në dorëshkrim i futi në një shishe të cilën e vulosi dhe e futi nën tokë në gusht dhe shtator të vitit 1949. Ato i zhvarrosi në korrik të vitit 1950.
Kristaqi e vlerësonte të atin Thoma Muskën, i cili kishte emër të mirë si ekonomist. Mua Thomai ma ka treguar me dhjetra herë se të parët e tij ishin karvanar mushkash. Me karvanet e mushkave bënin tregëti deri në Selanik. Prandaj dhe mbiemri u kishte mbetur “Mushka”. Kështu e kemi në regjistrin e gjëndjes civile më thoshte me të qeshur gojëëmbli Thoma Muska. Ma kërkuan mësuesit në Goranxi dhe unë ja hoqa bashkëtingëlloren “h” mbiemrit Mushka. Dhe ai u mbeti fëmijëve “Muska”. Katërgjyshi zilet e mushkave i kishte të dredhura në flori. Para se të vdiste të gjitha zilet e mushkave i depozitoi në një bankë të Janinës. Janë pasuri e madhe më thoshte Thomai. Po i humbën. Kemi njerëz në Greqi. I kemi dhe dokumentat. Po ne jemi familje e lidhur me partinë e Enver Hoxhës.
Tregimet e Thoma Muskës i diskutoja me Kristaqin, i cili në ato vite ishte 16 vjeç. Kristaqi lexonte letërsi, por nuk kishte asnjë prirje për tu bërë shkrimtar. E njihnin të gjithë poetët e jugut që nga Pano Çuka, Arben Duka, Mihallaq Qilleri, Agim Mato, Thanas Dino, Petro Çekrezi, Roland Çene, Valentina Mosko dhe deri tek Moikom Zeqo, i cili banonte në Durrës, por vinte në takimet e krijuesve të Gjirokastrës se ishte nga Libohova. Kristaqi i ri dëgjonte çudira prej krijuesve gjirokastritë. Qindra pyetje më pati bërë për një pikturë, e cila reklamohej në faqen e murit të hollit të hotelit të turizmit. Për pikturën pikasojane kishin filluar debatet. Punëtori Operativ i Sigurimit të Shtetit, që mbulonte qytetin, thoshte se si mundej të përjetësohej një femër, e cila është e dashura e piktorit.
Ajo është e bija e një armiku klase nga lagja “Palorto”. Ç’është kjo luftë më thoshte Kristaqi? Ajo është pikturë. Femra në portret as nuk fletë dhe as nuk thotë se e bija e kujt është? Luftë klase për një portret që nuk ka as emër dhe as mbiemër. Unë e sqaroja me durim, por ishte e pamundur. Dhe Kristaqi heshtëte. Heshtja të nderon i thoshte papua[Thoma Muska].
Dhe kujtimet nuk kanë të sosur. Si bir i një dropulliti të varfër qe shumë i sertë me veten. Nga këto informacione që kam më thonë se kur ishte student në Paris i kishin kërkuar që të qëndronte atje e të jepte leksione. Por qe e pamundur. Ku ta linte Thomanë që e nderonte e gjithë Gjirokastra? Po t’i thoshin se Kristaqi është arratisur në Francë ai do ta vriste veten. Por ku i dihet? Nëse do të kishte qëndruar në Francë mbase do të ishte gjallë. Me Kristaq Muskën që ishte një lule jasemini nga të malit të Buretos u ndava kur ai ishte në vitin e tretë të gjimnazit. Unë ika me punë në verilindje. Karjerën e Kristaqit e ndiqja nga larg. Prej vitit 1980 deri në vitin 1985 ai studjoj dhe u pais me disa diploma në Paris. Nuk futen dot në rresht as në rrafshin gramatikor. Fliste dhe shkruante në shtatë gjuhë të huaja. I mbrojti të gjitha gradat shkencore deri sa mori dhe titulin Profesor – Doktor në Universitetin e Parisit. Punoi me hovëzim dhe thellësi të trefishtë mirfilli edhe kur në Shqipëri e transferuan në Fier pa u demotivuar. Si lektor mes studentëve ndërthuri dëndurazi yjësinë e universit të tij. Si sistematicjen edhe në kohën e epërme i mposhti shajnitë mes kaosit të vitit 1977. Edhe pse ju krijua shansi me emocjone të skajshme ai nuk e mori familjen dhe nuk shkoi në Paris, ku gjithçka e kishte gati. …. Shënimet për jetën e ndërprerë të Profesor Kristaqit nuk po i mbyll dot. Dhe e pyes veten: – Ky Kristaqi që paska kaq vjet në Tiranë si nuk u kujtua për mua? Përgjigjen e kam në majë të gjuhës. Kristaqi nuk më ka mbajtur mend. Ai universali i ngrysur në mes të dijetarëve të Parisit as nuk e imagjinonte dot se dikur në rininë e tij kishte njohur një shok të Papos që shkruante poezi. E sjell ndër mend kur bashkë me Thomanë kishim shkuar në Prongji, ku kishte familjen Mersin Lluri. Ishte dhe Kristaqi. Në një çast të drekës Mersin Lluri i tha: – Do të na harrosh more Kristaq. Thonë që Parisi nuk mbaron kurrë. Këta që kanë qenë me studime molloisin se Parisi nuk ka fund. Ndërsa unë për t’i bërë qejfin i kujtova atë që kishte thënë Aleksandri i madh: – “Po ti teket, Parisi edhe marroset”.
Krisaq Muska riosh pati galaksinë e tij edhe si gjeokimist i mahnitshëm. Nga ky pikëvështrim ja vlen të përmedim atë që e thonë edhe në Goranxi se “ra ky mort e u pamë”. Në këtë muranë të zezë ferri apokaliptik tani mbledhim dhe kujtojmë muzën e shkencëtarit. Kristaqit imazhin nuk ja thyen as intrigat zymtarake në fije të perit, që e anatemuan për të gjetur qime në vezë. Idhujtari shenjtor i mbajti piklidhjet mes Parisit dhe Goranxisë. Është e zorëshme të bësh pas vdekjes biografinë e një ylli me auerolë moderniteti. Ai rrojti përsosmërisht në kohë të komplikuara. Po a pati ndonjë dramë Kristaq Muska? Jo. E vetmja dramë e tij ishte Shqipëria. E pa me sy kur ndryshoi Goranxia. Kur ai ishte në Paris kishte parë lagje në përiferi që ngjanin me Gorancinë. Por ngjarjet u rrokullisën keq e më keq në Shqipërinë e munxët. “Parisi” i tij në Dropullin e padepërtushëm u braktis. Mbi rrasat e çative të shtëpive të Papos[Thomait] ai ironikisht pa me sy tek kakarisin korbat.
…Vajta dhe në fakultetin ku Kristaqi ka dhënë mësim si të gjurmoja një gojëdhanë bibilke. E gjithë vepra e tij kërkon të përmblidhet e të botohet në shtatë volume. Por kush do ta sistemoj e redaktoj atë mal sa Buretua? Tragjiku mitik Kristaq Muska vdiq para kohe. Por do të kaloj dhe kjo përiudhë me makthe pesimiste. Do të vijë e mëpastajmja. Asgjë nuk ka për të humbur nga vepra e dijetarit. Në fakultetin ku Profesor Kristaqi ka dhënë mësim fjalët e mira gurgullonin si ata përrenjtë e Malit të Gjerë. Dhe unë në zyrën e Kristaqit kundroja e mërmërija si në motërzime këngën që e këndonte në greqisht Papua[Thoma Muska] – /Ç’është jeta?//Hiç gjë!//Frymë e kërmë e qelbr -ë//Përveç muhabeti -të!