Kam kënaqësinë e veçantë që në këtë Akademi Perkujtimore në 105-vjetorin e lindjes të Heroit të Popullit Rrahman Parllaku, t’ju sjell përshëndetjen e kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.
Pesë vjet më parë, në 100 vjetorin e ditëlindjes së tij, ndërsa i ka dhënë titullin “SIMBOLI I QYTETIT TË TIRANËS”, kryebashkiaku Veliaj është shprehur se “Ka heronj dhe mbi heronj, por gjeneral Rrahman Parllaku mbetet mbi të gjithë një hero i gjallë dhe krenari e qytetit. Ai është një nga figurat emblematike të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, që sfidoi edhe regjimin e diktaturës komuniste”. Qytetarët e Tiranës janë krenarë me këtë patriot që luftoi fashizmin, me këtë figurë emblematike të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, me gjeneralin që sfidoi regjimin e diktaturës komuniste, dhe me Heroin e Popullit, titull që diktatura komuniste ia hoqi, por historia ia përjetësoi.
Ne jemi krenarë që kemi “Simbol të Qytetit” gjeneral Parllakun që ishte dhe mbeti simbol ikujtesës patriotike, qytetare dhe historike…”.
Pikërisht për këto vlera, me vendimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës, një rrugë kryesore e kryeqytetit mban emrin “Rruga Gjeneral Rrahman Parllaku”.
Kështu Ai është përjetësuar në kujtesën tonë, në kujtesën e të gjithë qytetarëve të Tiranës si simbol i saj.
Le ta përkujtojmë si të tillë edhe në këtë ditëlindje të 105-të .
I përjetshëm qoftë kujtimi i tij.
Lavdi jetës dhe veprës heroike të gjenealit legjendaf Rrahman Parllaku!