(DËSHMORI ABEDIN SHAQO LLAPI )

Neki ÇAKO

“Dëshmorët nuk janë më fizikisht. Por me ne janë idealet dhe vepra e tyre. Nuk janë më nënat e dëshmorëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, por janë mbesat, nipat e stërnipat e tyre. Janë fëmijët e oficerëve dhe policëve të rënë në krye të detyrës. Janë fëmijët, nënat, motrat e vëllezërit e vajzave e djemve të rënë për lirinë e kombeve të tjera, të rënë në luftën kundër terrorizmit e krimit, në luftën për mbrojtjen e qytetarëve dhe pronës publike” Shpirti vetëmohues është farë që përhapet tek njerëzit, si edukim etnik. Dashuria për vlerat më sublime, është edukim universal njerëzor. Është nderimi i kujtimit për të. Është vlerësimi ynë i Pikës së Gjakut në kohë e nëpër kohë. Ndaj ne duhet ti pasqyrojmë vlerat dhe bëmat e tyre, e për këtë duhet përkushtim. Po kush ishte Abedin Shaqo Llapi? Ai ka lindur në Nivicë të Tepelenës më, 1912 në një familje të varfër patriote. Shkollen fillore e mbaroi në fshatin e tij të lindjes në Nivicë. Që prej shumë vjetësh i shtërnguar edhe nga gjëndja ekonomike e vështirë, familjarisht u vendos në fshatin Bicakaj të qytetit të Lushnjës. Në vitin 1935 ai u aktivizua në lëvizjen e Fierit ku dhe u arrestua për veprimtari të dyshimtë kundra regjimit të zogut.
Për mungesë provash ai u lirua, por u mbajt nën vëzhgim nga forcat e zogut si njeri i dyshimtë. Hapi një dyqan, ku më shumë përdorej si bazë për të shprehur urrejtjen ndaj regjimit, sesa per fitim. Në vitin 1942 ai ra në kontakt me anëtarë të levizjes nacional- çlirimtare duke propoganduar idetë për çlirimin e vëndit nga zgjedha e rëndë dhe okupatori pushtues. Mori pjesë në njësitet guerile të myzeqesë, ku ka marrë pjesë në shumë aksione. Më vonë do ti ngarkohej detya e komandantit të kompanisë të kësaj njësie, për t’u zgjedhur më vonë zv/komandant batalioni. Në vëndin Galldere midis Lushnjës dhe Fierit, në një luftë të rreptë në përpjekje me disa ushtarë italianë që nuk pranonin të dorzoheshin, duke bërë rezistencë, Abedini u fut brënda fortifikatave të tyre i çarmatosi dhe i detyroi të dorzoheshin pa gjakderdhje. Në aksionin e organizuar në vitin 1943 kundër forcave gjermane në bregun e lumit Gjerbës të Skraparit, forcat partizane të tre kompanive ishin në pararojë të batalionit të parë. Kur pararoja u fut plotësisht në lumë forcat gjermane që kishin vënd dominonjës hapën zjarr kundër tyre. Lufta u ndez e ashpër. Lumi ishte i vështirë për t’u kaluar. Shokët duheshin mbrojtur. Abedini beëri thirrje, vazhdoni përpara se do t’ju mbroj unë nga krahët dhe në moment zuri vënd pranë një guri dhe luftoi trimërisht me armë në dorë duke u dhënë mundësi shokëve të batalionit të shpërndaheshin në pozicione luftimi. Lufta vazhdoi për disa orë deri sa forcat gjermane u tërhoqën. Në një përpjekje tjetër të rreptë me forcat pushtuese, në dhjetor të vitit 1943 në Qafë Dardhë, në kufi me Skraparin u plagos rëndë dhe si shkak i plagëve të shumta nuk mundi të jetonte.
Plumbat e mallkuar ja ndërprenë ëndërrat në mes. Ai e dha jetën për kauzën e popullit dhe të Atdheut. Presidiumi i Kuvëndit Popullor e ka dekoruar me medaljen e Kujtimit, të Trimërisë dhe atë të Çlirimit! Emri, jeta dhe bëmat e Abedinit do të kujtohen brez pas brezi, sepse, ai e çimentoi me gjakun e tij kauzën e madhe për të qënë të lirë. Emri i tij do të ndrijë përherë si kushtrim në panteonin e lirisë, në piedestalin më të lartë të Atdheut. Lavdi jetës dhe veprave të dëshmorëve! “Mirënjohje e respekt pafund për të gjithë ata djem e vajza, burra e gra që me gjakun e jetën e tyre e vunë Shqipërinë në anën e duhur të historisë “Nuk mjafton të përulemi përpara sakrificës së tyre. Ata dhanë jetën për këtë vend, për një Shqipëri më të mirë, dhe nuk ka mënyrë më të mirë të denjë për t’i respektuar dëshmorët sesa duke punuar fort, për ta bërë realitet Shqipërinë që ata ëndërruan”.