Takim mirëkuptimi mes drejtuesve të Organizatës së Veteranëve të LANÇ “Nderi i Kombit” dhe të OBVL

Kryesia e OBVL-së përshëndet këtë përafrim qëndrimesh për faktin se që në deklaratën e parë pas krijimit (27 korrik 1994) kryesia e organizatës sonë do të shprehej se: “Ne duam bashkim dhe angazhohemi totalisht për arritjen e tij mbi parimet e drejta të mirëkuptimit dhe tolerancës ashtu si na takon dhe si i nevojitet Shqipërisë

Nga Muharrem GJOKA
Nënkryetar i OBVL

Hartimi dhe realizimi i një programi të përbashkët veprimtarish në kuadrin e 80-vjetorit të çlirimit të atdheut nga pushtuesit nazifashistë bëri bashkë drejtuesit e Organizatës së Veteranëve të LANÇ “Nderi i Kombit’ dhe të OBVL. Gjatë një bashkëbisedimi të ngrohtë e miqësor, përfaqësuesit e Org.Veteranëve të LANÇ, Prof.Hulusi Hako, Sekretari i Përgjithshëm Veli Myftari, Kryeredaktori i gazetës “Kushtrim Brezash” Bashkim Koçi dhe të OBVL: nënkryetërët Muharrem Gjoka e Maksim Vinçani dhe kjryetarët e OBVL Durrës e Tiranë, përkatësisht Shpendi Topollaj dhe Mazllum Parllaku, si dhe Sekretari i Përgjithshëm Halil Rama konkluduan për pikëpjekje programore mes dy organizatave që konsistojnë në ruajtjen dhe promovimin e velrave të LANÇ, sidomos këtë vit në kuadrin e 80-vjetorit të çlirimit të atdheut nga pushtuesit nazifashistë.
Profesori i mirënjohur Hako, i cili gjatë gjithë karrierës së tij është shquar për vizionin bashkëkohor dhe si mishërues dhe përçues i vlerave më të mira njerëzore dhe intelektuale, e konsideron ngjarje të shënuar 30 vjetorin e OBVL në këtë vcit jubilar të 80 vjetorit të çlirimit. Pasi shprehu ngushëllimme për ndarjen nga jeta të kryetarit të OBVL kolonel Sotir Budina, Hako vlerësoi personalitete historike të Luftës dhe persona publikë si Dr. Ymer Dishnica, Gjeneral Rrahman Parllaku, Kolonel Myfit Guxholli në drejtimin e kësaj organizate që ka dhënë kontributin e saj të vyer në evokimin e vlerave dhe lavdisë së Epopesë së Madhe Kombëtare. Duke vlerësuar programin e OBVL për bashkim kryetari i OVP të LANÇ “Nderi i Kombit”, Hulusi Hako tha se: “Mbetemi gjithnjë me po atë ndjeshmëri të lartë dhe besnik të patundur të parimeve të pastra ndaj realizimit të këtij imperativi historik dhe jetik.
Në këtë frymë u shpreh edhe nënkryetari i OBVL Maksim Vinçani, për faktin se jemi dy Organizata Atdhetare me të njëjtën kauzë, objektiva dhe ideale të përbashkëta. Prandaj, sipas tij, vënia në veprim e vullnetit atdhetar, përcaktimi i disa modaliteteve të thjeshta të afrimit, lidhjeve e bashkëpunimit midis të dy organizatave të LANÇ në veprimtari të përbashkëta, deri në orientimin e natyrshëm në bazë e qendër për unifikim, do të pritej si një sihariq i madh nga mbarë populli dhe kremtimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Atdheut do të bëhej sipas identitetit, vlerave e dinjitetit që i takon.
Kryesia e OBVL-së përshëndet këtë përafrim qëndrimesh për faktin se që në deklaratën e parë pas krijimit (27 korrik 1994) kryesia e organizatës sonë do të shprehej se: “Ne duam bashkim dhe angazhohemi totalisht për arritjen e tij mbi parimet e drejta të mirëkuptimit dhe tolerancës ashtu si na takon dhe si i nevojitet Shqipërisë. Jemi të bindur se të bashkuar do të mbrojmë më mirë traditat luftarake dhe vlerat patriotike të LANC, që brezave t’u transmetojmë mesazhin se interesat e atdheut qëndrojnë mbi ato të partive politike, se ato janë të shenjta dhe mbrohen më mirë kur jemi të bashkuar”.

KOHA PËR KOMPROMISIN E SHUMËKËRKUAR

Kjo frymë e bashkëpunimit ka mbizotëruar pothuajse në veprimtarinë e OBVL për tri dekada, që nga themelimi i saj. Kujtojmë me këtë rast se para tetë vitesh, Heroi i Popullit dhe Nderi i Kombit, Rrahman Parllaku, në emër të Organizatës së Bashkuar të Veteranëve të Luftës Nacionalçlirimtare të Popullit Shqiptar (OBVL) u drejtoi një promemorie krerëve më të lartë të shtetit (ish-Presidentit të RSH, Bujar Nishani, ish-kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, dhe Kryeministrit Edi Rama, si dhe kryetarëve të partive parlamentare, ku argumentonte domosdoshmërinë e unifikimit të qëndrimeve në funksion të integrimit euroatlantik të vendit. Apeli i gjeneralit legjendë bëhej në një kohë kur klima politike në vend ishte tejet e tensionuar.
“Në moshën time të thyer, (atëherë 97-vjeçare), përballë revanshit të nostalgjikëve të diktaturës komuniste dhe ekstremistëve pa fre të të dyja palëve, e ndjej si obligim t’ju bëj thirrje, që t’i riktheheni arsyes së shëndoshë, për të realizuar pajtimin kombëtar, aq shumë të dëshiruar nga shqiptarët e të gjitha kohërave”, shkruante gjeneral Parllaku në promemorien e tij para tetë vitesh.
Po ashtu, anëtari i kryesisë së OBVL, shkrimtari i mirënjohur Shpendi Topollaj, njëherësh kryetar i Degës së OBVL të qarkut Durrës, në artikullin e botuar në gazetën “VETERANI” (nr. 3393), mars 2021, duke argumentuar domosdoshmërinë e bashk(pun)it, ndër të tjera shkruan se: “Asgjë esenciale nuk i dallon programet dhe qëndrimet e këtyre dy organizatave në çështjet kardinalë”. Po ta shohësh në retrospektivë, dhe të analizosh të gjitha fjalimet, artikujt, librat dhe intervistat e tij, gjatë gjithë kohës që OBVL-në e drejtoi Heroi i Popullit dhe Nderi i Kombit, gjeneral Rrahman Parllaku, dhe në vazhdim të tjerët pas ndarjes së tij nga jeta, lehtësisht do të konstatohet krenaria për lavdinë e Luftës Nacionalçlirimtare dhe veneracioni për të gjithë ata djem e vajza që trimërisht dhanë jetën për liri.

ATDHEUN TË GJITHË E DUAM NJËSOJ

Të dyja gazetat “Veterani” dhe “Kushtrim brezash”, që këto organizata periodikisht nxjerrin apo të gjitha veprimtaritë përkujtimore që janë zhvilluar, kanë përkujtuar e glorifikuar me të drejtë të njëjtat beteja, po ato çeta, batalione, Brigada, Divizione e Korparmata, drejtuesit e tyre dhe po ata dëshmorë e heronj.
Të dyja organizatat, Luftën Nacionalçlirimtare e konsiderojnë më të lavdishmen pas atyre të Skënderbeut dhe manifestojnë respektin dhe vlerësimin më të madh për ndihmën e dhënë nga forcat aleate dhe rolin e rëndësishëm që ata luajtën në këtë luftë. Po ashtu, të dyja këto organizata, theksojnë sakrificat e jashtëzakonshme që bëri populli ynë gjatë kësaj lufte dhe kontributin e tij në fitoren përfundimtare. …Të dy organizatat përkrahën njëlloj luftën e UÇK-së. Atdheun të gjithë e duam njësoj. Nuk duhet harruar se qysh atëherë, jnë botë, por edhe në Shqipëri ka rrjedhur shumë ujë; koha e gjatë që ka kaluar (se nuk janë pak afro tetëdhjetë vjet), ka qenë mëse e mjaftueshme, si për të krijuar sekush bindjen e tij, ashtu edhe për ta fashitur mospajtimin.
Duke i shkrirë në një të vetme dy organizatat e veteranëve të Luftës, a nuk do të qe një akti i madh fisnikërie e pajtimi kombëtar, një shërbim i vyer patriotik ndaj popullit e vendit tonë të shtrenjtë, kur ai ka kaq nevojë për dashuri e mirëkuptim? Dhe për një shembull.
Synimi për bashkim është fiksuar edhe në statutin e OBVL – së dhe i ndjeri dhe njerëzori Rrahman Parllaku e ka shprehur disa herë, gjë që sot mund ta marrim edhe si një amanet të tijin….
Po në këtë frymë qe edhe bashkëbisdimi në këtë takim mes drejtuesve të dy organizatave të veteranëve të LANÇ me datë 21 mars 2024, duke e konsideruar domosdoshmëri dhe imperativ të ditës realizimin e bashk(pun)mit mes tyre.