Halil RAMA – Mjeshtër i Madh

82 vite jetë të Nënkolonel Ali Demushit, Oficer i Ushtrisë Shqiptare, sot në pensionin në qytetin Shkodër, nuk janë pak. Veprimtari jetësore aktive, shkollime në të gjitha nivelet, punë e rezultate të admirueshme në edukimin fiziko-ushtarak e aftësimin luftarak të efektivave të strukturave të mbrojtjes, ushtarë aktivë e rezervist, nxënës e studentë të shkollave të mesme e të larta, por edhe si publicist.
Aliu është një nga “Djemtë e Geghysenit”, “Nderi i Kombit” të Malësisë së Gjakoves (Tropojes), që më 14 janar 2024 mbushi 82 vite jetë, duke gëzuar shëndet të plotë dhe mjaft aktiv në jetën e përditshme.
Arsimin fillor e kreu në shkollën “Migjeni” në qytetin e Pukës, ndërsa shkollën 7- vjeçare në fshatin e lindjes, në Geghysen në vitin 1955.
Me dëshirën e tij dhe nxitjen nga babai Ibrahim Denushi, i cili ishte një arsimdashës i përkushtuar për shkollimin e fëmijëve, studio e përfundoi mësimet në shkollen e mesme Ushtarake “Skëndërbej” në Tiranë nga viti 1957-1961, me rezultate të mira. Pas përfundimit të kësaj shkolle e cila është quajtur me të drejtë “Fidanishja e Ushtrisë”, vazhdoi e përfundoi studimet në shkollën e Bashkuar të oficerëve në Tiranë nga viti 1961-1963, duke u titulluar oficer me gradën “Nëntoger i këmbësorisë”. Gjithashtu mbas një periudhe prej dy dekadash, studioi e përfundoi Akademinë e Lartë të Mbrojtjes (të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë) në vitet 1981-1983 në Tiranë, duke u aftësuar për drejtim e komandim njësish të larta, ushtarake, ku pati rezultate të larta.
Burimi kryesor i nxitjes dhe dashurisë për të vazhduar këto shkolla ushtarake e për tu bërë kuadër i ushtrisë Shqiptare, ishte ushqyerja në vahdimësi me traditat atdhetare e patriotike të trungut familjar e të familjes së tij, të dëgjuara në bisedat familjare nga babai, të afërmit e shumtë bashkëvendas të moshuar kur kuvendonin në “Odat e Burrave” të Malsisë.
Në harkun kohor prej rreth dy shekujsh e deri në ditët e sotme, “Dera e Demushit” ka qënë dhe është e njohur në Malësinë e Gjakoves, në Kosovë e Plavë e Guci, prej së cilës kanë dalë disa breza djemsh e burrash, që janë njohur e kanë bërë histori me dinjitet të lartë për atdheun e kombin shqiptar. Aliu gjenetikisht i përket kesaj dere e këtij trungu familjar si pasardhës i saj.

KARRIERA E SUKSESSHME NË REPARTE E NJËSI USHTARAKE
Pasi u diplomua oficer me graden “Nëntoger në vitin 1963, e filloi karrieren e tij si kuadër ushtrisë . Fillimisht emërohet në Brigaden e këmbësorisë (Brk) në Gramsh, ku shërben dy vite 1963-1965 në detyrën kryesore Shef i Fiskulturës për njësinë (Brk), duke qënë njëherësh edhe Sportist në klubin sportiv “Partizani” në Tiranë, në sportin e atletikes dhe qitjes me armë luftarake. Me urdhër të Ministrit të Mbrojtjes të asaj kohe transferohet në (Brk) Tropojë, ku shërben dy vite 1965-1967, në detyrën e komandantit të Kompanisë Art –mitraliere e atë të shefit të stërvitjes së brigadës. Aty mbajti graden “Toger” deri sa u hoqën gradat në ushtri sipas modeli kinez në vitin 1966-të.
Në fundvitin 1967 me Urdhër të Komandes së Korpusit në Shkodër transferohet në Brk në Vau Dejes me detyrë Shef stëvitje i Brigades të cilen e kryen deri në mesin e vitit 1969. Ishte detyra më e vështirë për kohen sepsë Shqipëria kishte dalë nga Traktati i VarshavËs më 1968 dhe e gjithë brigada e Vaut Dejes kishte kaluar në gatishmërinë luftarake numër një (nr.1). Për atë kohë në kujtimet e tij, Aliu thotë se për dy muaj rresht nuk mu hoqen çizmet prej këmbëve as ditë, as natë. “Isha në një vend diskollim ku merresha me përgatitjen dhe aftësimin e rezervistëve për të përdorur armët dhe municionet luftarake. Me shumë përgjegjësi, po edhe me rrezikshmëri ishte mësimi për përdorimin e granatave të dores, luftarake, offensive e defensive”, tregon kolonel Demushi.
Me futjen e edukimit ushtarak në shkollat e mesme dhe të larta në vitin 1969, si komponent i shkollës, me Urdhër të Ministrit të Mbrojtjes, Aliu emrohet zv/drejtor ushtarak në gjimnazin “28 Nëntori” në Shkodër, detyrë të cilën e kryeu për 8 vite rresht (1969-77). Në ato vite përgatitja ushtarake e nxënësve dhe studenteve ishte e një niveli të lartë. Kjo edhe për faktin sepse ishte nota në edukimin ushtarak që përcaktonte kalueshmërinë e nxënësve e studenteve. Aliu kujton me nostalgji atë lloj përgatitje të nxënësve e mësuesve sepse në çdo kontroll që bëhej nga dikasteri i mbrojtjes dhe i arësimit, Shkolla “28 Nëntori” dallohej për rezultate të larta në shkallë Republike. Në fushimet pranë qendrave të stërvitjes, nxënësit, me pamjen e jashtme, me përgatitjen e gatshmërinë e tyre ishin ushtarë të vërtetë, aq sa dëshironim që të tillë të ishin edhe ushtarët aktive e rezervistë të reparteve ushtarake. Aty, – shprehet Aliu, kisha një mbingarkesë sepse komanda e Korpusit më ngarkonte për stërvitjen edhe të dy shkollave të mesme të Lezhes apo dy-tre shkolla të qytetit Shkodër, duke përfshirë edhe shkollën e mesme të Fushë Arrezit të Pukës, njëherësh, në të njejtën kohë, kur isha përgjegjes për sigurimin e kushteve për jetesë, për stërvitje, rregull e disiplinë. Por me një organizim, planifikim, drejtim e komandim të mirë e kemi kryer detyren duke dalë faqebardhë, ku për punë të mirë, jam dekoruar me Urdhërin “Naim Frashëri” klasit dytë me rastin e festës së 50-të vjetorit të Gjimnazit të Shkodrës.

KOHA KUR I GJITHË POPULLI ISHTE USHTAR
Me hapjen e shkollave të Lira ushtarake, (SHLU) Aliun e gjejmë komamdant i SHLU në Koplik të Malësisë së Madhe e më pas komandant batalioni këmbësoria (bk) në Gruemirë, në përbërje të Brk Koplik në vitet 1977-1981. Për përmbushjen me sukses të këtyre detyrave, Aliu me aftësitë dhe përkushtimin që e karakterizonin si dhe në bashkëpunim të ngushtë me organet e pushtetit dhe të ekonomisë bëri të mundur që SH.L.U të Koplikut ku stërviteshin të gjitha strukturat e mbrojtjes me, ushtarë aktivë, rezervistë. Forca Vallnetare e rini shkollore të armatosur ta rendiste në një nga shkollat e dalluara të Korpusit të Shkodrës. Në këtë periudhë me një punë tre vjeçare, bëri të mundur që batalionin e këmbësorisë në Gruemirë ta nxirrte nga prapambetja e theksuar e me mjaft probleme e ta rendiste, në batalion shembullor. Është për tu kujtuar stërvitja treguese e një nënreparti në mbrojtje me qitje luftarake që organizoi e zhvilloi para kuadrove oficer të Korpusit Shkodres. Gjithashtu rezultati i qitjeve me artilerinë e batalionit në kuadrin e qitjeve me grupimin e artilerisë së Brigades, ku u vlerësua me noten mesatarisht 9-të për artilerinë mortajë dhe topat kundër tank, nga inspektimi i Ministrisë së Mbrojtjes ishin arritje të vlerësimit “shembullor”.
Pas përfundimit të Akademisë së Mbrojtjes në vitin 1983 Aliu u rikthye në Korpusin e Shkodrës, ku me Urdhër të Ministrisë të Mbrojtjes u emërua me detyra të nivelit të lartë si shef operativ e shef Shtabi Brigade Këmbësorie, në Rrenc të Shkodrës, në Koplik dhe Vau Dejes.
Me njohurit teorike që mori në Akedeminë dhe aftësitë që shpalosi kudo ku punoi në njesitë e lartpërmendura, pati rezultate të mira, e të larta ku për këto arritje është dekoruar me Urdhërin për Shërbimin Ushtarak. Detyrat që ka kryer në Brigadat e këmbësorisë e kanë aftësuar më tej si shtabovik. Ato kanë qënë detyra që janë konsideruar çelësi i njesive ushtarake, ku është bërë planizimi stërvitor dhe planizimi luftarak për kohë lufte i secilit repart veç e veç dhe i njësive në terësi.