SESIONI I PARË SHKENCOR PËR TOPONIMET – Kabash Qendër, 21 Maj 1977

  • Prof. E. ÇABEJ, Akademik:..
    “Është hera e parë që në Republikën tonë mbahet një sesion shkencor me këtë tematikë, prandaj Kabashi me këtë inisiativë fisnike ka marrë bajrakun më dorë ….“!
  • Prof. M. DOMI, Akademik:
    “Më lejoni t’i sjellë këtij Sesioni Shkencor përshëndetjet më të zjarrta të Institutit të Gjuhësisë e të Letërsisë dhe të Akademisë së Shkencave! përgëzimet e tyre shkollës 8-vjeçare të Kabashit… për ndërrmarjen dhe organizimin e këtij Sesioni Shkencor” !
  • Anastas KONDO, Zv/Ministër i Arsimit dhe Kulturës:
    “Falënderojmë nga ana jonë si Ministri për këtë Sesion Shkencor të Shkollës 8 – vjeçare të Kabashit në bashkëpunim me Kabinetin Pedagogjik të Pukës, shokët e Akademisë, Prof. E: ÇABEJ, Prof. M. DOMI, Docent J. KASTRATIN dhe (studiuesin, sot Akademik) Gjovalin SHKURTAJN për këtë afrim që bënë për këtë ballafaqim të mendimit shkencor në gjirin e masave së bashku me arsimtarët tanë.”
  • Docent J. KASTRATI:
    “Është kënaqësi e veçantë për mua që në emër të Këshillit Shkencor të Institutit të Lartë Pedagogjik të Shkodrës dhe të Katedrës së Gjuhës Shqipe të këtij Institucioni t’’i sjellë përshëndetjet dhe urimet më të mira Sesionit të parë shkencor në vendin tonë për Toponimet, që është një kontribut i vyer në Mendimet tona Albanologjike!……”

Xhemal MEÇI
Studiues, “ Mjeshtër i Madh”

Sesioni Shkencor për
toponimet – VLERËSIME dhe OPINIONE

ATSH, 25 maj 1977 – “ Këto ditë organizohet në shkollën 8 – vjeçare të fshatit Kabash një Sesion Shkencor kushtuar rolit edukativ e shkencor të toponimeve të vendlindjes. Në këtë Sesion, që është i pari i këtij lloji i organizuar në vendin tonë, morën pjesë edhe shkecëtarë të Institutit të Gjuhësisë e të letërsisë të Akademisë së Shkencave të RPSSh. Pjesëmarrësit dëgjuan me interes kumtesat..”
Gazeta “ MËSUESI”, ( Tiranë, më25 maj 1977): “ Sesioni Shkencor në fshatin Kabash tregoi se kur puna organizohet mirë arrihen edhe rezultate të mira në masivizimin dhe zgjerimin e punës shkencore në fshat, ku militon një pjesë e madhe mësuesish. Ky Sesion pati vlerë,… jo vetë për të njohur prejardhjen, por edhe kushtet historiko – shoqërore të Toponimeve vyrt… por . dhe pasuroi historikun e fshatit, por edhe të rrethit Pukë e më gjërë….”
Gazeta “ ZËRI I POPULLIT” , ( Tiranë, më 30 maj 1977) “Shoqata e mësuesve të historisë rrethit të Pukës u ka kushtuar kujdes të veçantë mbledhjes dhe studimit të toponimeve, llll që kanë sjellë vlera të veçanta për edukimin patriotik e revolucionar … të brezit tonë të ri….”
REVISTA “ STUDIME FILOLOGJIKE” ( Tiranë, Nr 3, 1977 e Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë , ASH RPSSH) :” në Kabash të Pukës u mbajt një Sesion Shkencor për Toponiminë nga Shkolla 8 – vjeçare .Kabash me rëndësi edhe në plan kombëtar…. “
Prof. J: KASTRATI, ( letër , Shkodër, 7 shtator 1977)? “ I dashur Xhemal, Prof. E: Çabej, prof. M. Domi dhe unë kemi mbetur shumë të kënaqur nga organizimi i mirë i Sesionit Shkencor nga tematika e pasur, si dhe nga pritja shumë e ngrohtë, e përzemërt e plot respekt! Ju përgëzoj për suksesin e merituar që arritët me Sesionin Shkencor për Toponimet në Kabash:”
Prof. Aleks BUDA, Kryetar i Akademisë së Shkencave të RPSH. ( Letër , Tiranë, më17 shtator 1978): “ I dashur shoku Xhemal, Ju përgëzoj që po e bëni Kabashin modest dhe shkollën e tij një qendër nisiativash të tilla të mira dhe mirë kanë bërë dhe shokët e mij E. Çabej dhe M. Domi që kanë vlerësuar punën tuaj edhe me pjesëmarrjen e vet…”
NISMA

Përgaditja dhe zhvillimi i Sesionit Shkencor ishte në përgjigje të orientimeve nga Qendra për studimin e traditave etnokulturore dhe Patriotike Revolucionare u ndërmurë nga ne mësuesit e Kabashit duke filluar me TOPONIMET (EMRA VENDESH).
Për të siguruar përkrahjen Institutit të Lartë Pedagogjik të Shkodrës, Kadetrës së Gjuhësisë , i’u drejtuam vet profesorit të nderuar Jup Kastratit, i cili e mirëpriti dhe na premtoi se do të na ndihmonte deri në fund; për më tepër do të përpiqej të siguromte edhe përkrahjen e Prof. E. Çabejt, dhe të Prof. Mahir Domit, akademikë, personalitete të gjuhësisë Shqiptare , duke marrë pjesë në këtë Sesion Shkencor për TOPONIMET si i pari i këtij lloji në Republikën tonë edhe me kumtesa, gjë që do t’i jepte vlerësim dhe jehonë në shkallë vendi dhe jo vetëm.
Kështu, kur unë shkova në Tiranë, në Intitut për ta biseduar dhe për t’i ftuar e gjeta terrenin të shtruar nga prof. J. Kastrati. Më pritën me ngrohtësi, por, me të drejtë kërkuan paraprakisht, që të vinin me kumtesa, duhej që kumtesat e mësuesve të Kabashit të jenë të nivelit të duhur shkencor.
Si na u premtua, pra, përkrahja e Istitutit të Gjuhësisë e të Letërsisë të Akademisë së Shkencave , u ndërgjegjësuan në një shkallë më të lartë të gjithë mësuesit e shkollës Kabash bashkë me Drejtorin, të nderuarin Ramadan Hoxha, “Mësues i Merituar”. Për ta çuar me sukses deri në fund këtë nismë ua shtruam programin: Këshillit Popullor të Bashkuar , kryetarit Sait Mirushi, Kryetarit të Kooperativës së Bashkuar Halit Selimi, inisiator me dëshirën për nisma të tilla dhe kështu së bashku me Sekretarinë e Byrosë Ndue Marka Frroku. Të gjithë së bashku me organizatën – bazë të Partisë ( PPSH) të fshatit Kabash ku u miratua programi , kumtesat dhe kumtuesit emër për emër. Këtë vendim e kërkoi Drejtori i shkollës me përkrahjen e mësuesit vizionar Ramadan Islami që të pengohej ndonjë ndërhyrje partiake hakmarrëse. ambicioze për të nxjerr pengesa, gjë që u bë fakt në fazën përfundimtare të përgaditjes me kumtesa, ftesa drejtuar të gjithë mësuesve të lëndës gjuhë- letërsi, drejtorëve të shkollave e tjerë, kur qe Sekretari i aparatit të Komitetit të Partisë së Rrethit Pukë, Nd. V..(,pretendues se vetëm ai mund të mdërmerrte nisma për punë shkencore në Rreth,me që na Paska kry kryer shkollën e Lartë të Partisë në Tiranë ( por, ama me shkollë të mesme pedagogjike me bazë fillore) , i cili porosit sekretarin e Byros së fshatit të Bashkuar që të bëhet mledhja e organizatës – bazë të Partisë dhe të hiqet mësuesi Xh Meçi nga programi, “ sepse nuk e transferuam në Kabash me sjellë atje akadenikët për një sesion shkencor me përmasa kaq të gjëra.”! Mirëpo ndërhyerja e të ndjerit Halit Selimi ishte vendimtare, i cili kundërshtoi që të veprohet kështu, duke thënë: “Le të vijë vet Nd. V. dhe ta drejtoi mbledhjen e organizatës-bazë të Partisë të Kabashit! Si mund të largohet ai që është marrë me përgaditjen e këtij sesioni shkencor. Për më tepër ai me kërkesën e Komitetit të Partisë dhe të Komitetit Ekzekutiv të Rrethit ka përgaditë Historikun e Rrethit Pukë bashkë me studiusin Mark Kovaçi, Major në Ministrinë e Mbrojtjes! Në vazhdim e përmbylli HISTORIKUN e RRETHIT me një sesion shkencor për “Traditat Patriotike e Revolucionare”, ku mori pjesë vet kryetari i Komitetit Ekzekutiv të Rrethit Qamil Morina, dhe pati aq sukses sa edhe u botua menjëherë në gazetën e përditëshme qendrore “BASHKIMI”, f.2. Dhe siç e dini nuk vunuan përgëzimet nga vetë Komiteti Qendror i Partisë dërguar Dedë Gjergjit. Prandaj unë kërkoj që kjo ndërhyrje ambicioze të mos pranohet!” Dhe ashtu u bë. Mësuesit iu përveshën punës me kabinete mësimore dhe këndet në oborrin e shkollës, ku dallohej Këndi Gjeografik i përgaditur nga mësuesi i dalluar Musa Hoxha.
Sekretari i Parë i Partisë së Rrethit dhe anëtar i Byrosë Politike të KQPPSH, i ndjeri Pali Miska, në dijeni nga Dedë Gjergji, Sekretar i Prtisë Rrethit që dejtonte Propagandën e Partisë në Rreth si edhe arsimin, porositi vet Ngrecë Vatën dhe Shefin e Arsimit të Rrethit, Pashk Leka që të merreshin seriozisht me Kabashin për pritjen dinjitoze të Akademikëve të nderuar me të cilët do të vijë edhe Anastas Konda, Zv. Ministri i Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës, Anëtar i Komitetit Qendror të PPSH , një nderë dhe vlerësim për Pukën. (Pali Miska e ka dashur dhe përkrahur dh njerëzit e aftë e të punës,( ndër të cilët isha edhe unë), që Puka, kur i ka mundësitë, të mos mbetej mbas rretheve të tjera. Por edhe Puka e kujton edhe sot me respekt me fjalët më të mira .)
Prof. J. Kastrati na porositi :”Do të ishte gjë me rëndësi e vlerësim për ju, në se i shumëfishoni kumtesat për panelin, sepse kjo punë bëhej vetëm për raste konferencash apo kongrese Kombëtare e Ndërkombëtare ! Këtë detyrë e mori përsipër vetë Drejtori i Kabinetit Pedagogjik, i ndjeri Sylë Bejtja, i cili e realizoi me Shaptilografin e Komitetit Ekzekutiv të Rrethit me anë të Hajrush Durrës , që e kishte në ngarkim. Kështu kumtesat e Kabashit në 10 kopje ishin gati ditën e Sesionit sShkencor dhe ia vuamë përpara panelit drejtues duke u thënë : “ Këtu në dosje secili prej jush i keni kumtesat e mësuesve të Kabashit. Prof. Çabej buzëqeshi duke thënë: “ Bravo! Kjo tregon për një përgaditje tuajën serioze!” Kumtesën e parë e referoi Prof. E. ÇABEJ : “ Prejardhja e toponimit PUKË”, ku shpjegoi se emrii i parë i fshatit Grykë- Gominë fillimisht quhej PUKË, nga Via Publika, Publika. PUKË . Kurse në Mesjetën e Herëshme quhej SHPAL, nga Manastiri i Shën Palit; ndërsa emrin e sotëm KABASH e ka marrë nga fillimi i mesit të Shek. XVII. Të pranishmit, auditori e ndoqi me vëmendje, si edhe të gjitha kumtesat e tjera: Prof. M: DOMI – kumtoi “ Mbi çështjen e prejardhjes të disa toponimeve të Huaja”; Prof . J. KASTRATI– Jenorim de Rada për Toponiminë historike shqiptare”; Gj. Shkurtaj “ Probleme teorike dhe metodike të studimit të toponimisë”. Gjithashtu u mbajtën edhe kumtesat e mësuesve të shkollës Kabash , kurse“ “Vështrim mbi toponimet e fshatit Kryezi të Pukës” e kumtoi Agim Çausholli.
Fotot e Sesionit Shkencor i realizoi mjat mirë Mustaf Beqiri, që nga paneli (A. Kondo, prof M. Domi, P: Leka, Prof. E. Çabej, ND. Vata dhe doc. J Kastrati), me auditorin brenda në sallë dhe në natyre deri te biseda e prof. Çabejt me Xh. Meçin etj. Me drekën karakteristike kabashisht u muar Elez Lluka, Shefi i Llogarisë së kooperativës; kurse Ferit Lusha solli qershitë e para bojli.
Për “Toponimin KABASH” prof. E. ÇABEJ u shpreh kështu në letrën e Tij ( Tiranë,5 qershorr 1977: “Kumtesën tuej mbasi e dëgjova në Kabash, e lexova edhe këtu ( në Tiranë). E gjej një kontribut të vlefshëm në fushën e toponomastikës shqiptare…”. Ndërsa Prof. J. KASTRATI thekson se “ Toponimi Kabash , Pukë ( 13 faqe të daktilografuara) më pelqej, Punimi është me interes shkencor dhe një kontribut i vyer në këtë drejtim.. Ai sjellë elemente të reja të panjohura ose pak të njohur.” ( Letër, Shkodër, 7 qershor 1977,)

Shënim: Të gjitha kumtesat bashkë me përshëndetjet dhe vlerësimt u botuan të plota te almanaku “PUKA DHE SHKOLLA” ( Nr 3, Shkodër,1977). Prof Çabej një kopje ia dërgoi Prof. Gjerman, albanalogut CLAUS HAEBLER.