Nga Xhavit LASHI
Anëtar i Kryesisë së OKDA

Nga pjesëmarrësit në Konferencën e Bujanit pati edhe dëshmorë që derdhën gjakun për çlirimin e atdheut si Hajdar Dushi, Xhevded Doda, Xheladin Hana, Jah Salih Mani, Tefik Çanga etj.

Heroi i Popullit Hajdar Dushi
Lindi me 18 shkurt 1916 në Prishtinë. Më vonë familja e tij u kthye në Gjakovë prej nga ku kishte prejardhjen . Nisi shkollimin fillor në Prishtinë dhe i vijoj mësimet në Medresenë e Shkupit . La mësimet në Shkup dhe erdhi në Shqipëri , ku ndoqi dhe përfundoi arsimin e mesëm në Gjimnazin e Shkodrës. Qe pjesë e celulave komuniste, që kishin nisur dhe zhvillonin veprimtarinë e tyre në atë gjimnaz së bashku me Emin Durakun, Haki Tahën e Lazer Radin Hajdar Dushi ka qenë antar i grupit komunist të Shkodrës.
Në kohën e okupimit fashist, Hajdar Dushi konsiderohej nga okupatorët si propagandues i ideve të rrezikshme në Durrës , Vlorë, Berat, Elbasan dhe Korcë. Ai ishte prijës i demostratave të prillit 1942 në Durrës . Ishte njohës i mirë i disa gjuhëve të huaja; Anglisht, Italisht, Gjermanisht e Turqisht. Hajdar Dushi ishte ndër të parët që përktheu pjesë të “Kapitalit” të Marksit në shqip. Ka përkthyer dhe libra me karakter të lëvizjes antifashiste , për shkak të cilave u arrestua dhe pas 9 muajsh iku nga burgu.
Hajdar Dushi ishte antar i Partisë Komuniste Shqipëtare që me themelimin e saj me 8 nëntor 1941. Ai ishte përgjegjës i celulës së Grupit Komunist të Shkodrës në qytetin e Durrësit. Në mbledhjen e parë për Qarkorin e Durrësit , Hajdar Dushi u zgjodh sekretar organizativ. Qarkori “PKSH” Durrës mbulonte Durrësin, Matin , Myzeqenë .
Hajdar Dushi ka qenë pjesëmarrës i mbledhjes Bujanit dhe ishte një ndër formuluesit e Rezolutës Konferencës. Ai u dërgua nga PKSH për të ndihmuar për organizimin dhe zgjerimine mëtejshëm të lëvizjes nacional çlirimtare edhe ne Kosovë. Hajdar Dushi u vra pabesisht në moshën 28 vjeçare më 24 shtator 1944, nga forcat që ishin kundër lëvizjes në afërsi të Kalasë Dodës ,

Xhevdet Doda
Lindi në Prizren në vitin 1906 . Familja e tij është shpërngulur herët në shtetin Shqipëtar. Pasi kreu shkollën Normale të Elbasanit , punoi mësues në Tiranë , Korçë, Krujë , Milot e Durrës. Xhevdet Doda që në moshë të re , u shqua për ndjenjat e tij atdhetare e patriotike .
Në zgjedhjet bashkiake të Korçës me 1936, me mbështetjen e grupit komunist të Korçës u zgjodh këshilltar i bashkisë.
Pas pushtimit fashist, Xhevdet Doda u hodh në lëvizjen Antifashiste NA-ÇL . Për të ndihmuar zhvillimin e Lëvizjes Antifashiste NA-ÇL në Kosovë u kthye në qytetin e lindjes në Prizren , duke u bërë një nga luftëtarët më aktiv. U arrestua dhe u internua në Kampin e Porto-Romanos në vitin 1943. Pas arratisjes nga kampi, u muar me organizimin e forcave partizane në Kosovë. U caktua komandant batalioni dhe më pas me krijimin e Brigadës Parë Kosovare-Maqedonase u emrua zëvëndës komandant i saj . Xhevdet Doda luftoi me të gjitha energjitë për të ngritur popullin e Kosovës në luftë kundër pushtuesve të huaj e bashkëpunëtorëve të tyre.
Ishte një nga protagonistët kryesor i Konferencës Bujanit 31 dhjetor – 21 janar 1944. Në këtë mbledhje Xhevdet Doda u zgjodh anëtar i Kryesisë Këshillit Krahinor të Kosovës dhe Rrafshit Dukagjinit.
U arrestua tradhëtisht në Prizren në shtator 1944, duke qenë i sëmurë rëndë dhe u dërgua në kampin e përqëndrimit në Mathauzen ku u pushkatua në pranverën e vitit 1945 .

Xheladin Shyqyri Hana
Lindi në Gjakovë. Kreu Gjimnazin e Shkodrës dhe Normalen e Elbasanit . Veprimtar i lëvizjes për çlirimin e Kosovës , mësues e gazetar . Si gjithë të rinjtë edhe Xheladini kishte si qëllim mbrojtjen e trojeve Shqipëtare dhe bashkimin e popullit Shqipëtar në një shtet të vetëm. Xheladin Hana mori pjesë në lëvizjen demokratike të rinisë Shqipëtare dhe u bë anëtar i grupit komunist të Shkodrës. Në vitin 1941 u dërgua në Kosovë si mësues në Elshan e në Kijeve dhe u ngarkua nga P.K.SH për të ndihmuar në zhvillimin e Lëvizjen Antifashiste N.A.Ç.L . Në vitin 1942 u burgos në Prizren . Pas lirimit nga burgu mori pjesë në njësitin partisan Bajram Curri, që vepronte në Malësinë e Gjakovës .
Xheladin Hanën, e gjejmë të angazhuar në krahun e bashkimit të forcave shqipëtare. Si antar i kësaj lëvizje ai merr pjesë në Konferencën e Bujanit , ku është bashkëautorj i dokumentave që dolën nga kjo konferencë. Pas çlirimit punoi gazetar në Radio, mësues në Gjimnazin e Prishtinës e në vazhdim drejtor i gazetës Rilindja . Me 13 dhjetor 1948 u vra nga UDB Jugosllave.
Aktiviste e Luftës NA.ÇL ishte dhe motra e tij Hyrije Hana e lindur në qytetin e Gjakovës më 10 mars 1929 .Ajo ishte pjestare e bataljonit partizan “Bajram Curri”.

Jaho Salih Mani
Lindi më 21 prill 1921 në Fshatin Bujan të Malësisë Gjakovës . Familja e Mulosmanëve të Krasniqes është familje e njohur për tradita patriotike. Nga kjo familje e çerdhe liridashëse dolën shumë figura të shquara . Nga këta mund të përmendim Mic Sokoli ,Man Avdija , Shaban Binaku , Binak Alia , Zeqir Halili , Bajram Mani, Sali Mani, Rexhep Abdullahi , Avdi Bajrami , Mehmet e Idriz Mulosmani , Rustem Avdyli , Jah Salihiu.
Pas mbarimit shkëlqyeshëm të shkollës fillore në Internerarin Kosova në Krumë, vazhdojë Gjimnazin e Shkodrës. Atje kreu dy klasë ku do të shquhej jo vetëm si nxanës i mirë, por edhe për virtytet e tij të larta. I ndjekur nga rregjimi dhe policia e Shkodrës , vitin e tretë do ta vazhdoj në Tiranë. Policia e kishte vënë nën kontroll edhe në qytetin e Tiranës. I detyruar vitin e fundit do ta vazhdonte në Korçë.
Në vitin 1940-41 Jah Salihi do të rregjistrohej e do të vazhdonte studimet në Universitetin e Padovës në Itali. Për ide e mendime përparimtare do të kthehej në vëndlindje. Në vitin 1942 e gjejmë kryetar komune në Vlashnje të Prizrenit.
Nga tetori 1943 angazhohet me lëvizjen guerile e partizane në krahinën e Malësisë së Gjakovës .
Në vitet në vazhdim Jah Salih Mani do të shquhej si organizator dhe në luftëtar i paepur për çlirimin e vendit . Për këtë u zgjodh nënkryetar i Këshillit NA.ÇL të Krasniqës .
Me 27 nëntor 1943 u bë mbledhja e rinisë në Tpla, ku u themelua bataljoni “Rinia” me komandat Jah Salihun. Ai me 25 gusht 1943 kishte përshendetur në Beslidhjen e Malësisë Gjakovës te Ura e Kolgecaj.
Jah Salihu qe një prej organizatorëve dhe mbrojtësve me jetë të Konferencës Bujanit dhe një gardian i flaktë për mbrojtjen e vendimeve të kësaj konference . Me 14 Shkurt 1944 në Rranzat e Grisë, forcat gjermane vranë 11 vetë dhe komandantin Jah Sali Mani.
I jati Jahës, Sali Mani , me marrjen e informacionit për vrasjen e djalit të tij tha :
“Burrat vdesin për liri.” Brezat që do të vijnë, do të mësojnë se prej kullës Jah Salihit, zë fill pavarësia e Kosovës.