Vizita mbresëlënëse e Piktorit të Popullit dhe nënës heroine Bije Vokshi në Pukë

Nga Xhemal Meçi*
Sstudiues & “Mjeshtër i Madh”

Ndërsa Shprehej plot emocione Piktori i thinjur, Profesori i nderuar. Abdurrahim Buza, (sa i mbusheshin sytë me lot) puthja e parë e Flamurit tonë Kombëtar në Pukë më ka mbetë si një nga kujtimet kryesore të jetës sime, se e kujtoj veten si ISA BOLETINI, që e puthi atje në VLORË , sapo ia solli ISMAIL QEMALI!
Sa herë them me vete: “ Hajde, Abdurrahim, hajde, që e Puthe Flamurin Kombëtar për herë të parë në PUKË, si Isa Boletini në VLORË! Ai, në Jug e ti në Veri sa mbetet në Histori !!!
Mbas pushimit të drekës, Piktori buzagas kërkoi leje që të bënin një shetitje nëpër qytet, “Se po më pëlqen nga që paska ndryshue me godina të reja, rrugë të pastra, anësoret me lulishte e me gjelbrime dhe kurorën me pisha deri brenda në qytet, shto edhe këtë ajër të freskët dhe aromatik! Pra unë me Hidijen po shkojmë drejt shkollës së re 9 –vjeçare “MIGJENI”, tue soditë edhe sfondin me malin e Krrabit (Monti Di Puka ) në veri dhe në veriperëndim me Alpet krenare e borë – bardha mbi krye si plisat (kësulat) që mbajnë në krye ende malësorët tanë verë e dibër. Të duket se me këtë mënyrë malësorët tanë truplartë e syshqiponjë e bajnë me qëllimin e mirë për të tregue se ata janë vazhdimi i natyrshëm i Alpeve Shqiptare, i këtyre trojeve iliro-arbërore, ku të parët e tyre gjetën mbrojtje e guxim si Anteu mitologjk me tokën mamë”.
Në mbrëmje e tregonte me entuziazëm e ngazëllim këtë mrekulli natyrore të maleve tona, fole të sigurta në shekuj! Po prapë,-nisit të rrëfejë – ajo që më bani mjaft përshtypje ishte se disa shkëmbenj kishin pamjen e fytyrës së Kreshnikëve, që ngjesheshin sup për sup me njëri- tjetrin, sukur donin të thonin kështu duhet të jenë të bashkuem shqiptarët, kështu si në shkëmbenjtë e këtyre bjeshkëve shekullore!
Ndërsa profesori i tregonte të gjitha këto plot entuziazëm, Fehmije Buza tundte kryet e gëzuar me mendimin se “Sa mirë bana që e binda të vinte me ne në Pukë! Po prit se do kesh edhe ma me pa e me tregue!”
“Edhe ne i pamë këto që tregoni Ju Profesor, ndrhyni me takt e dashamirësi Bije Vokshi: “Edhe ne, me Xhemajlin e Sabrijen time të dashtun shkuem kah “Pyjorja”, siç i thokan këto prej kah i pamë ma të qarta e ndoshta ma madhshtore Alpet tona Shqiptare, por nuk dimë t’i tregojmë aq bukur siç i tregoni Ju. Për ma tepër unë pashë me habi Varrezat e Dëshmorëve të Pukës që i kishin vendosun në varre mermeri të bardhë, ashtu siç qenë edhe ata shpirtbardhë e zemërbardhë që luftuan dhe ranë për liri e për atdhe! Tue i pa kështu në radhë krahas njani – tjetrit, seç m’u lshue një dhimbje e përmallim për dëshmorët tanë atje në Kosovë; se shumë prej tyresh me mzi u duket varri. M’u lkundë trupi dhe u shkreha tue ra me gjunjë mbi tokën e fortë, por Xhemajli me të shpejt më kapi për krahësh e filloi të më çonte ngadalë, tue më pyet në se u vrava,. Fllimisht m’u duk se nuk jam vra fare, por kur fillova të ecsha se ç’ po ndjeja një dhimje. Kur vuna dorën në gjunj, pashë se më paskan pasë dalë pak pikla gjaku, po faleminderës ZOTIT shpëtova mirë. Duket se më paska pasë ra të fiktë kur pashë sesa mirë i kishin vendosë Dëshmorët e Atdheut ashtu krahas njani – tjetrit në ato vorreza të bardha!”
-Pse po jau tund kryet, Zonja Shyhret, Xhemajlit e Sabrijes, se ato s’kanë faj, përkundrazi i falnderoi që ma banë atë Nder, që t’i shikoj këto vorreza, që do t’i kem shembull për në Kosovë! Do t’u tham ejani e shihni se si ka veprue një qytet i vogël si Puka në Shqipni me këtë vepër të madhe! Sigurisht ka ndihmue shteti. Fundja e ka për detyrë, se në themelet e Shtetit asht gjaku i Dëhmorëve të Atdheut!
-Pa na thuej Xhemajl si ma ke thanë një herë se si asht shpreh Fishta për Dëshmorët e Atdheut te “Lahuta Malësisë”, se më duket se s’ka sesi thuhet ma mirë. He, thuje de! Por e mori përsëri fjalën Profesori: “Kam dëshirë ta them unë, se më kanë mbetun në mendje ato vargje lapidar, sapo i lexova nga libri i një prindi që e mbante në xhep:
“O ata t’lumt që dhanë jetën!/ O ata t’lumt që shkrin veten!/ Që për erz e nder t’ Parëve!/ Që per nder te tan Shqiptarëve!/ e dhan jeten si me le…Ata kurr mos u harrojshin|/ N’ kangë e në valle por u kndojshin! / E njaj gjak që kanë dikue? Ban, o ZOT, që t’jet tu vlue/ për me ia xe zemrën Shqiptarit!/ Per kah vendi e gjuha e t’ Parit!” ( “L, M. Shkodër , 1937, f. 56.)
Për pak minuta ra një heshtje mallgjimi e trishtimi. Por, përsëri vazhdoi Profesori i pikturës: “Gjatë kalimit nëpër qytet nuk gjeta asnji gjurmë migjennjane jete për sa kishte krijuar e shkrue për malësorët e unshëm të Pukës me ka nji gjysmë thesi misri, mbi shpinë. Po nuk pash as njeri të shtrinte dorën e të lypte: “Më fal diçka Zotni! Zoti t’ dhashtë!”
Këtu në Pukë, ndryshe prej disa vendeve të tjera a qyteteve të mëdha nuk lypin,-sqaroi Sabria! E, pra në PUKË NUK LYPIN!! Pse profesor. ndërhyri Fehmija buzagaz!
“Bile,- ja nisi si me ndrojtje të shtonte diçka Shyhreti, këtu në Pukë nuk asht se nuk ka vorfni. Vorfnia nuk zhduket përnjëheresh, por u duket vetja se lypsia asht poshtrim i vetvetes!” Profesori foli mendushëm: “Bravo zonja Shyhret, se e dhat mendimin e duhur! Bile këtu desha të dilja edhe unë, se për mue kjo trgon se kemi të bajmë me një trashigimi fisnikërie, të në popullit fisnik e krenar, që nuk e ka në shpirt Lypen.
Shyhreti që më shumë dëgjonte, mori përsëri zemër e shtoi: “… në Pukë, tue mos lyp kush, nuk dalin me lyp as dy familje jevgjish që jetojnë, këtu prej vitesh”!
Pra, vijoi profesori – Migjeni këtu në Pukë ka lanë vetëm kujtime e dashamirësinë për këtë popull të varfër e të përvuajtun sa nuk thohet nga kush, veçse nga MIGJENI. Por Migjeni ishte i gjallë sot në kujtime, si shkolla e re dhe e bukur 11-vjeçare që mbante emrin “MIGJENI”. Ndërsa shkolla e dikurshme, ku ka dhënë mësim Migjeni (prill 1936 deri në nëntor 1937) qenka kthyer në shkollë Muze – “SHKOLlA MUZE MGJENI” Pukë. Jo vetëm kaq, po e paskan shpallun “ QYTETAR NDER TË BASHKISË; PUKË Hajde Pukë, hajde se na gëzove!”,
Të nesërmen erdhi dhe i përshëndeti Qazim Bobolli. Qazim Bobolli ishte një prej tregtarëve gjakovar më punëtor dhe shunë komunikues e human me popullin dhe fshatrat për rreth, bile deri në Koman. Nuk kishte njeri të fliste ndryshe, veçse mirë. Me Bije Vokshin fliste pak i nervozuem se pse nuk i lejonin të vizitojshin vendlindjen e tyre, Gjakovën dhe të afërmit e tij. Se sa kam punue ju Hallë Bije e dini mirë. Si Kryetar i Këshillit NÇL për qytetin e Pukës, sa kosovarët i kam pritun e përcjellun si s’ka ma mirë. Bile, edhe Ju, Hall Bije ju kam pritë e përcjellë edhe me shoqet tuja. Nuk duhet harrue puna që kemi ba në ato kushte të vështira. Sapo kishte përfundue Lufta, kur na mungonin shumë gjana; kryesorja ushqimett. Fshatrat e Pukës ishin të varfëra për veti.
Në këto fjalë, që kishin krijuar një situatë disi të rënduar erdhi Sabrija e tha, si gjthmon e qeshurr: “E kishim lënë të bënin një vizitë në Pallatin e Kulturës, ku po prisnin kur në sallën e koncerteve, i pari u ngrit “Artisti i Popullit” Ndue Shyti duke e falenderuar Profesorin A. Buza për vizitën e tyre! Të nderuarës BIJE VOKSHI, Ndue Shyti i drejtohet me shumë xhentilensë: “Shumë e nderuara Hallë e Heroit të Popullit Asim VOKSHI! Asht nder i madh që na urdhëroni në Pukën tonë të vogël, po me mjaft jehonë për kulturën tonë Iliro- Arbërore të Komanit të famshëmm si dhe në vatrën e “Ansamblit Puka“ që është bërë i njohur që nga Vietnami e Kina e largët dhe deri në Vienë, Romë, Paris, në veçanti te vëllezërit tanë kosovarë dhe arbreshët e Italisë. Më falni se sikur u lavdrova, se këto do t’i keni ndigjue edhe prej mbesës suej Sabrijes, e lidhur me origjinën e saj gjakovare, por e lindur e rritur në Pukën tonë që e don dhe e respekton si bijë pukjane, që ka nderue Pukën në Tiranë për 12 vjet në Liceun Artistk “Jordan Misja” si dhe në Institutin e Arteve të Bukura për Muzikë dhe tash po ia kthen Pukës nderet e bame me ndihmën që po i jep Ansamlit “Puka” dhe mua veçanërisht me kulturën muzikore, për të cilën nuk e kam pas fatin e Sabrijes. Por edhe Ajo e ka për lavdatë që po e mëson prej meje çiftelinë me dy tela. Kështu,pra, Sabrije Nushi është ‘Krenaria e Pukës’, titull që Bashkia do t’ ia jap së shpejti se e meriton.
Pastaj vazhduan urimet e mirëseardhjes prej: Drejtorit të Pallatit, Zotni Fran Vukaj – aktor e regjizor i mirënjohur. Po kështu koregrafi e valltari i talentuar Riza Hoxha, fitues i disa çmimeve e diplomave në Festivale. Edhe Fran Pali, rapsod e instrumetist i mirënjohur brenda e jashtë atdheut, ndërtuesi i violinës së parë shqiptare, që në vazhdim me shokët e tij të repartit, sidomos Vitor Shahinin prodhuan 500 violina për shkollat e muzikës anë e kand Shqipërisë me firmën “MADE IN PUKA”.
Ky prezantim që e bëri Sabria u mirëprit nga vizitorët e nderuar: Pktoti e Mësuesi i Popullit ABDURRAHIM BUZA, Hallë Bije Vokshi atdhetare e shquar dhe Bazë e LANÇ, përkrahëse dhe strehuese e Heroit të Popullit Qemal Stafa. Jo pa merita familjare atdhetare edhe Fehmije Buza e pranishme.. Nga pushtetarë e partiakët lokal nuk erdhi kush, se e morën si një veprim i Sabrijes e Xhemalit për të treguar lidhjet e tyre me figura të tilla të Shquara.
Shënim, Duhet të bëjmë një sqarim lidhur me vitin e vdekjes së të ndjerit Abdurrahim BUZA (Shkup, 1905- Tiranë 1986). E bëjmë këtë shënim se në gazeten PANORAMA, datë 8 Nëntor2023, f. 13 në njoftimin “PËRKUJTOHET “PIKTORI I POPULLIT” ABDURRAHIM BUZA shënohet gabim me ngatrrimin e dy numërave të fundit nga 1986 në 1968! Këtë fakt e mbështesim kryesisht në FJALORI ENCIKLOPEDIK_SHQIPTAR, Tiranë ,2008, f, 348,,)

*Vazhdimi i pjesës së parë, botuar te “ VETERANI”, Nr, 11, 425, Nëntor 2023, f. 13)