CIKËL ME POEZI NGA Bashkim KOZELI

Letër Fan Nolit

Fort i dashuri Fan Nol,
I nderuari im zot,
Ç’pate që na shqipërove
Sançon dhe një Don Kishot ?

Se Sançua dhe Don Kishoti
Shqipërisë iu ngjitën ligsht,
Sapo Ti i shqipërove.
Ata s’flasin më spanjisht…

Të dy sa s’thyejnë ekranin
Në çdo ditë e në çdo orë…
Sançua pamje babaxhani,
Don Kishoti me tabor…

Me tabor e trima bese,
Ca të hurit, ca të thikës.
Para këtyre kreshnikëve,
Kot është Garda e Republikës !…

Lum ne, lum Shqipëria
Me këtë Sanço e Don Kishot !…
Ç’pate që na i shqipërove,
I nderuari im zot ?…

Nga cikli poetik për LANÇ

Dita e çlirimit

Atë mengjes unë, populli, u gdhiva i lirë
Dhe nisa jeten me tjeter kalendar..
Oh, ç’mall që kisha dhe deshirë
Të perqafoja fort çdo çlirimtar !..
Ajo Dite gjithcka te kalbur e perpiu,
Ate dite u shfaq nje hark i madh ylberi…
Pushtuesit , tradhtaret i ndau nga ana e shiut,
Mua popullit fukara me dha anen e Diellit…

Dashuri partizane

Ata duheshin heshturazi ne mal,
Diten e Clirimit e shpallen k’te dashuri..
Ai e shpuri vajzen ne dyqan,
Por asaj s’i hynte ne zemer asnje stoli..
I peshperiti djalit dicka te veshi
Dhe ata nisen te qeshin e te qeshin…
Qeshnin dhe syte iu mbeten tek dyqani i bukes…
Endrra e pare e pas luftes !…

Një kujtim i Tendës së Qypit

Mes plumbash te harbuar, si vetetima rrebeshi
Ku trup me trup ne po perlesheshim…
Nje bajonete me cpoi gjer ne kocke.
Dhe une rashe pa fryme ne toke.
Nuk di qysh me shpetuan shoket…

Kur vajta ne pervjetorin e Betejes.
Fshatareve te asaj ane fytyra u shkelqeu,
Doemos, me dinin te rene.
Por mua dicka tjeter me mallengjeu:
Nje djaloshi ata emrin tim i kishin vene…

Nga cikli kushtuar dëshmorëve të aviacionit

UDHEHEQESI I FLUTURIMEVE

  • Pilotit Sali Dibra

Tek ai shkodran ne krye te fushes,
Marrin leje pilotet per fluturim.
Here i qete si rrjedha e Bunes,
Here i shqetesuar si lumi Drin.

Zeri i tij eshte prind e vella,
Zeri i tij iu shpeton koken…
I ngjit ne qiell la e me la,
I zbret te puthin token…
PILOTIT
DESHMOR KASO PETOSHATI

Rapsodi Dule eshte kenge i teri
Dhe iso i mban gjithe fshati
Nje dite mes kanges u ndje nje vaje..
Qe mbesa e Kaso Petoshatit.
Te gjithe e nderpene ison
E Dulja heshti hijerende.
“Mos qaj, i tha vazes se vogel,
Per Kason do te ngre nje kenge ..”
Dhe nisi kengen rapsodi Dule ,
Sa u drodh gryka e Dukatit.
A thua shkonte mbi vendlindje
Avioni i Kaso Petoshatit…

PILOTIT FLAMUR MICKO

  • Komandantit te skuadriljes per studentet fillestare

A te kujtohet o femini e halleve
Cobani i dhive i mitur, i paditur,
Qe i kulloste cukave e stralleve
Me barkun bosh e zemren e cfilitur ?
Sot fluturon si shqipe siper maleve…

A te kujtohet, o kohe e partizaneve
Ai djalosh i vogel me mes radheve,
M’i shkurter si pushka qe kish kraheve ?…
Sot zogjte e shqipes ai i ben me flater,
Qe te mesohen me qiellin e kalter…

T’U FIK AVIONI, HEJ BILAL !

  • Pilotit Bilal Sina

Ku shkon ashtu ti permbi mal,
Qysh fluturon i qete ?!..
T’u fik avioni, hej Bilal,
T’u fik, po shpeto jeten !!…
Motori hesht, ne kufje heshtje.
Treguesit s’levizin, heshtin…
Nga poshte Atdheu sheh me rreqethje,
Me ankth shoket te presin…
Jeta te numeron minutat,
Ti s’i ndahesh avionit…
C’magji i bere qe erdhet bashke
Ne pisten e aerodromit ?!…
Mos valle perles kraheargjende
Motor i vure zemren tende ?…

KUR ME NDALUAN TE FLUTUROJ…

  • Per shkak te demtimit me parashute

Veshtroja detin ne vetmi..
Nga bregu hidhja therrime
E prisja me syte ne kaltersi
C’mysafir deti do te afrohej ne sofren time.
..
Por , sa rane therrimet ne cipen e detit
U turr pulebardha me majen e sqepit
Dhe me klithmen e saj “Krau ! krau!”.
Me shau ….

“ Pse rri si qyq? Cfare te ka gjetur?…
Ti mik ke mua, jo peshqit e fjetur !..”
Keshtu me tha e lartesine cau,
Krau ! Krau !….

Me rastin e datlindjes

PIRRO MANIT

Veshtire e kam te bej portretin Tend,
Por edhe Ti s’e pate aq te lehte,
Qe ne nje skene dy pellmbe vend,
Te ringjallje aq jete…
Ti na u shfaqe tek “Pamje nga ura”
Me ze rrufeje si Zeus.
Ne dramen moderne amerikane
Dhe realizmin klasik rus.

Por s’ish Rusia, as Amerika,
Qe i dha prush atij suksesi,
Ish geni Yt, shpirti shqiptar
Me dimensione universi…

Dhe thame ne: “Kush eshte ky mjeshter?!”
Dikush u gjegj. “Ngjan nga i ati,
Babai ngriti ura jete,
I biri po ngre ura arti…”

Dhe nise Ti k’te veper arti,
Qe quhet Regjisure,
Naimin, Xhepen, Kadrine, Sulen…
Kollona i vure ne k’te Ure…

Keshtu i dhe Ti Artit Shqiptar
Nje Ure te Madhe me shume harqe…
Dhe nga cdo hark ne shihnim boten,
Sic shihnim veten ne cdo shfaqje…

U bëra ëndrra jote baba

Vajzës së shokut tim, sopranes së famshme Ermonela Jahos –

Unë ndjehem në të shtatin qiell,
Kur operat këndoj në skenë,
Kur mbushen sallat në Bruksel,
Në Romë, Londër, Paris e Vienë..
Në Romë, Paris e Vienë..

Më këndon shpirti, harroj çdo famë…
I lutem Zotit çka më dha !…
Po kur shoh veten në reklamë,
Më shfaqesh Ti, baba…
Më shfaqesh Ti, baba..

Sa herë mbështillem dimrit te ftohtë
Këtej, larg Mëmëdheut,
Unë kujtoj shallin tënd të ngrohtë
Kur dilja prej Liceut…
Kur dilja prej Liceut…

Hallet e jetës së vështirë
I mbajtën , oh!, supet e tua…
Se kishe ëndërr dhe dëshirë
T’me jepje flatra mua…

Pas shfaqjes – brohori dhe lule
Mes emocionesh të mëdha…
E unë me nderim përkulem
Edhe për Ty, baba…
Edhe për Ty, baba !…

Oh, ç’mall për Ty, o ati im ,
Në skenat e kësaj bote !…
Lotët m’i mban i vetmi ngushëllim:
U bëra ëndrra jote…
U bëra ëndrra jote !…

PREGATITI FAQEN SAKIP CAMI