Nga Afrim Deva

Në Gjakovë më 9 nëntor u shënuan dy data të rëndësishme të LANÇ: 79 vjetori i çlirimit të qytetit me rrethinë nga okupatori nazifashist dhe 11 nëntori i vitit 1944, dita kur u formua Brigada e VII-të sulmuese kosovare, domicil i së cilës ishte Gjakova.
Për të kujtuar këto vlera të shënuara, pasardhësit e veteranëve të Gjakovës sikur shumica e popullit shqiptar, vazhduan traditën e respektimit të luftërave çlirimtare të popullit, zhvilluan kulturën e kujtesës për ruajtjen e identitetit të kombit tonë, organizuan aktivitete të ndryshme dhe konfirmuan vendosmërinë historike për të vazhduar rrugën për drejtësi, liri dhe pavarësi të plotë. Në këtë ditë historike, veteranët dhe pasardhësit e tyre nga Gjakova, Prishtina, Prizreni, Peja dhe Vitija vendosën kurora në bustat e heronjve të pupullit Asim Vokshi, Emin Duraku, Hajdar Dushi, Sadik Stavileci, Mustafa Bakija dhe në Qendrën Memoriale të LANÇ “Fadil Hoxha” në Çabrat. Kurora u vendosën edhe në varrezat e heronjëve dhe dëshmorëve të UÇK-së.
Në tubimin kryesor që u organizua në varrezat e qyetit pranë varrit të themeluesit të njësive partizane, komandantit, politikanit largëpamës dhe burrështetasit Fadil Hoxha i cili me punën, përkushtimin dhe veprën e tij i viri vulën një periudhe historike, pjesëmarrësit bënë homazhe dhe përkujtuan ngjarje të rëndësishme me ç’rast theksuan kontributin e luftëtarëve të lirisë për çlirimin e Gjakovës dhe Kosovës nga pushtuesit.
Luftimet për çlirimin e Gjakovës, filluan nga muaji tetor dhe zgjatën deri më 9 nëntor të vitit 1944, me ç’rast u çlirua qyteti. Gjakovën e çliroi Brigada e V-të shqiptare dhe e IV-ta kosovare Në çlirimin e Gjakovës, kontribuan shumë edhe partizanët nga Malësia e Gjakovës bashkë me popullatën patriotrike të Gjakovës që morën pjesë në luftën kundër gjermanëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre. Menjëherë pas çlirimit, më 10 nëntor në Gjakovë u mbajt një tubim i madh popullor, në të cilin morën pjesë të gjithë gjakovarët, duke pritur me gëzim dhe brohoritje partizanët dhe udhëheqësit e tyrej. Në Ditën e çlirimit të Gjakovës, pasardhëst e veteranëve të Gjakovës sikur shumica e popullit shqiptar, vazhduan të respektojnë traditën e luftërave çlirimtare të popullit.
Në tubibin kryesor në varrezat e qytetit të Gjakovës pranë varrit të heroit të popullit Fadil Hoxha dhe të ish kryetares së Organizatës së Veteranëve të Kosovës Vahide Hoxha, për luftën ngadhnjimtare antifashiste Nacionalçlirimtare foli nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të LANÇ të Kosovës Bashkim Hisari.