NË PRIZREN U MBAJT KUVENDI I DYTË I DEGËS SË ORGANIZATËS SË VETERANËVE TË LANÇ

Nga Bashkim Hisari

Më 17 nëntor, në ditën kur para 79 viteve djemtë e vajzat partizane kurorëzuan luftën me fitore dhe çliruan qytetin nga pushtuesit nazifashistë u mbajt Kuvendi i Dytë i rregullt i Organizatës së Veteranëve të LANÇ të Kosovës, dega në Prizren dhe u përkujtua 80 vjetori i Konferencës së Bujanit. Pjesëmarrësëve në Kuvend, pasardhësëve të veteranëve dhe dëshmorëve të LANÇ, familjarëve të delegatëve në Konferencën e Bujanit, antarëve të Kryesisë së Organizatës së Veteranëve të LANÇ të Kosoves dhe atyre të degëve të kësaj organizate në Gjakovë e Prizren ju prezentua raporti mbi punën 4 vjeçare dhe programi i detyrave të ardhshme të kësaj dege.
“Dita e çlirimit të Prizrenit, është një nga dattë kyçe të antifashizmit që lidhet me pjesëmarrjen e shqiptarëve në Luftën e Dytë Botërore dhe me kontributin e tyre në mposhtjën e keqës më të madhe të shekullit 20-të. Konferenca e Bujanit që u organizua me iniciativën e Shtabit Kryesor të Ushtrisë Nacionalçlirimtare të Kosovës dhe Rrafshit të Dugagjinit ishte ngjarje më e rëndësishme në historin e re të shqiptarëve ku u vënë themelet e shtetësisë së Kosovës, si subjekt konstitutiv i shtet i lirë dhe i pavarur”– ishin mesazhet kryesore në këtë Kuvend. Me interes u ndoq fjala e mbajtur nga kryetarja e organizatës së veteranëve të LANÇ-dega në Prizren, Vjosa Curri-Simiçi. Ndër të tjera ajo tha se në periudhën 4 vjeçare dega e organizatës së veteranëve në Prizren ka mbajtur 23 takime. Antarët e organizatës aktivitetet e tyre I kanë përqëndruar në mbrojtjen e vlerave historike të popullit tonë, në promovimin e ngjarjeve dhe datave historike nga LANÇ dhe kanë përkujtuar heronjët, dëshmorët dhe të gjithë ata që kanë kontribuar për lirin dhe pavarësin e kombit tonë. Kuvendi vlersoi lart bashkëpunimin në realizimin filmit dokumentar: “Fadil Hoxha-arkitekt i kosovës së lirë”.
Punimet e Kuvendit përshëndeti kryetari i Organizatës së Veteranëve të LANÇ të Kosovës, Lekë Hoxha i cili përcolli urime të përzemërta dhe mirënjohje të thellë për sakrificat, kurajon dhe kontributin e partizanëve trima nga Prizreni dhe Kosova për liri dhe pavarësi.
Kuvendi zgjodhi Kryesin e degës prej 7 antarëve, kryetare Vjosa Curri-Simitçi, nënkryetar Murat Qerreti dhe sekretare Vera Murati.
Për kontributin e dhënë në afirmimin e vlerave të LANÇ, në Kuvend u nda mirënjohje veteranit të LANÇ nga Prishtina Xhafer Haxhijakupit dhe veteranit të arsimit, antarit të Kryesisë së organizatës së veteranëve në Gjakova Prof. Xhevat Koshit.