Krijimi i Brigadës 25 Sulmuese Partizane shënoi kulmin e pjesëmarrjes së popullit të Tropojës në LANÇ, i cili e kishte përqafuar Luftën Antifashiste qysh në fillim dhe ishte ndër të parët që kishte krijuar çetën partizane. Veteranët tropojanë ndjehen krenarë, që ishin në ballë të rezistencës antifashiste në Frontin ANÇ. Kalimi i Divizionit I S në Shqipërinë e Mesme e të Veriut ishte një veprim shumë i rëndësishëm i Komandës së Përgjithshme. Ai veprim i dha të tjera dimensione kryengritjes së përgjithshme të armatosur, duke rritur në një shkallë më të lartë forcën goditëse të UNÇSH kundër nazistëve dhe tradhçtarëve të vendit që bashkëpunonin ngushtësisht me hitlerianët.
Ky veprim i dha zjarr e kurajo popullit të krahinave veriore dhe ndikoi fuqishçm në çlirimin e rretheve të veriut e të krejt vendit, pasi sipas urdhrit të Komandës së Përgjithshme të UNÇSh, më 25 tetor 1944, pas çlirimit të Tropojës, më 16 tetor, u krijuan kushte për krijimin e një njësie të re të madhe partizane, Brigadës 25-të S. Brigada 25-të S u krijua, në Astë-Tropojë, më 6 nëntor 1944. Ishin 900 partizanë, 700 nga Tropoja 200 nga Hasi, që vinin nga batalionet “Bajram Curri”, “Rinia”, “Territorial” dhe vullnetarë nga Malësia e Gjakovës e Hasit, që i mblodhi ai shesh në Ast. Nga ai shesh ku ngrihet sot lapidari e ku u mblodhën bashkë partizanë të Tropojës, Malësisë së Gjakovës e Hasit dhe bashkuan zemrat e pushkët, për një ideal të vetëm të përbashkët lirinë e pavarësinë e Atdheut, do të mbetet gjithmonë një monument historik. Komandant i Brigadës XXV u caktua Veli Doçi, zv/komandant Çelo Arrëza- komisar Nuri Arapi, zv/komisar Spiro Pano, përgjegjës rinie Jovan Antoni, itendent Maxhun Nimani.
Në 4 batalionet u caktuan këta komandantë: batalioni i komandant Idriz Mulosmani, batalioni II komandant Ali Brahimi, batalioni III komandant Mehmet Mulosmani dhe batalioni IV komandant Ismail Poga. Brigada e 25-të S e pati jetën të shkurtër, vetëm 23 ditë në Luftë, deri në çlirimin e plotë të Shqipërisë, por kontributi i saj ishte i madh.
Ato 23 ditë u kthyen në ditë sulmi e betejash të përgjakshme, në ditë fitoresh e gëzimesh, sepse ajo mori pjesë në çlirimin e disa qyteteve e krahinave, brenda vendit e jashtë kufijve zyrtarë, në territore shqiptare e të ish- Jugosllavisë, ku përjetoi gëzimin e lumturinë e popullit për lirinë e fituar. Që ditën e parë të formimit nisën aksionet e kundër pushtuesve nazistë e bashkëpunëtorëve të tyre reaksionarë e tradhçtarë të popullit.
Batalioni I dhe II u nisën në drejtim të Plavës dhe Gucisë për çlirimin e tyre dhe, më pas, do të marshonin drejt Pejës. Kështu veprimet e para kjo brigadë i zhvilloi në Plavë e Guci dhe më 18 nëntor do të bëhej pjesë e Divizionit të Pestë Sulmues.
Udhëtimi drejt
Sanxhakut e Bosnjes…
Brigada e 25-të Sulmuese në bashkëveprim me Brigadën e 6-të, nga 21 deri me 25 nëntor 1944 zhvillon luftime kundër forcave gjermane dhe atyre reaksionare të përqendruara në Nikaj Mërtur dhe Dukagjin. Pasi spastroi këtë krahinë nga armiku, më 28 nëntor 1944, çliruan qytetin e Gjakovës dhe bashkë popull e partizanë festuan festën e madhe të pavarësisë.
Në luftë e sipër efektivi i saj rritet. Në efektivin e ri iu shtuan rreth 550 partizanç, nga këto 200 ishin hasianë dhe 350 kosovarë. Pra, për disa ditë efektivi i kësaj brigade gati u dyfishua. Në datat 28 e 30 nëntor brigada bëri 80 km rrugë nga Gjakova në Ferizaj dhe ndihmoi brigadën e 2-të Jugosllave të Kosmetit, që ishte rrethuar nga gjermanët, të dilte nga rrethimi.
Pasi e çliruan qytetin e Ferizajt, së bashku me brigadat e tjera të Divizionit të 5-të, marrshuan drejt Sanxhakut e Bosnjes. Më 3 dhjetor 1944 brigada shkoi në Ferizaj, dhe u gjend përballë një mynxyre.
Një natë më parë serbët kishin vrarë 360 veta të pafajshëm, 50 prej tyre në xhaminë e qytetit. Ishte një masakër e tmerrshme. Brigada e 25 Sulmuese zëvendësoi Brigadën e 3-të në luftimet në krahinën e Priepoljes dhe së bashku me Brigadën e 5-të e çliruan atë.
Kjo brigadë i kreu me nder detyrat e saj duke dhënë, kontributin e saj në LANÇ, kontribut edhe në çlirimin e Kosovës. Djemtë e saj derdhën gjakun për liri.
Luftuan jashtë trojeve zyrtare të vendit tonë, në tokat shqiptare dhe ato jugosllave dhe dhanë shembull të shkëlqyer internacionaliste.
Nga radhët e Brigadës së 25-të Sulmuese, brenda dhe jashtë vendit, ranë për liri 53 partizanë. Armiku dogji fshatrat e Bytyç, Pac, Vlad, Zharkë, Lonicë, Correj, Viliq, Kam, Kepenek, Zogaj ku u vranë edhe 35 burra të kësaj krahine. Veteranët e populli i Tropojës çdo vit mblidhen aty, përpara lapidarit që i kushtohet kësaj brigade dhe kujtojnë shokët partizanë, që nuk jetojnë më, kujtojnë atë kohë të lavdishme kur luftohej për liri.