Nga Neki ÇAKO

Tek po kaloj në një nga rrugët e Tiranës, e pikërisht në atë që mban emërtimin e heroinës së popullit “Zonja Çurre” me vjen ndër mënd një shprehje e saj e përdorur gjatë luftës, të cilën e kam lexuar diku në një libër që flet për jetën e kësaj Heroine. “S’kemi ç’presim më ore shokë!”
Nuk di nëse do të ishte amaneti i saj që sot në Tiranë një rrugë që mban emrin e kësaj Heroine të jetë në një gjëndje kaq të mjerueshme, akoma me keq se në vitin 1942. A do ta pranonte vetë heroina këtë gjëndje! A mos vallë të jetë kjo vërtetë një nga ato harresat që u bëhen heronjve, dëshmorëve, veteranëve, apo pasardhësve të tyre që emërtimet të jenë kaq të padukshme dhe rrugët të mos jenë ashtu si ata i dëshironin, për të cilën dhanë gjakun e tyre në moshë fare të, re për aspiratat që ata kishin, për ta parë Atdheun të begatë. A është vërtetë realizimi i ëndërrave të tyre liria, që gëzojmë ne sot! Mirëpo, sot ne ndodhemi në vitin 2023. Le të sjellim pjesë nga jeta e kësaj heroine dhe mbase kushedi, ky shkrim troket në ndonjë derë që ka përgjegjësi për rikostruksionin e këtyre tabelave dhe rrugëve për të nxjerrë në pah aspiratat e heronjve, për t’i bërë realitet ëndërrat e tyre.
Tradhëtarë nuk keni vënd ku të futeni nga pushka partizane! Unë kam ardhur të qëndroj me shokët e mi të luftës. Dua të luftoj bashkë me ta, të marr pjesë në ç’do aksion dhe të hakmrrrem mbi pushtuesin dhe tradhëtarët. Kurrë nuk do ti harroj porositë e Hazbiut , Lilos dhe Kujtimit që më thanë kur u ndava prej tyre në malin me dëborë të Dukatit. Nuk i harroj vuajtjet dhe këmbët e tyre të zbathura e të enjtura, duart e tyre të gjakosura dhe fytyrën e tyre të njomë të jeshilosur nga vuajtjet e rrugës. Nuk harroj plagët e shokëve dhe gjakun që u rridhte lumë në shpatullat e mia në qafen e Shëngjergjit. Jo, shoku komisar dua të luftoj! ( fjalë të heroinës kur i kërkohej të shtrohej në spital). Zonja Çurre lindi në Tragjas të Vlorës, më, 1920 në një familje të thjeshtë dhe shumë të varfër. Vdekja është më e ëmbël se robëria, thoshte shpesh ajo! Ndjeu urrejtje të madhe ndaj pushtueseve fashistë! Kur do ti hedhim në det këta të lanetisurqë kanë lënë atdheun e tyre. Dhe koha erdhi! Anë e mbanë Shqipërisë filluan të mblidhen njësitet e para guerile. U formuan çetat e para partizane. Ne rrethin e Vlores u formuan disa çeta partizane. Sa e afërt tregohej Zonja Çurre me ta ,bëhej njësh me luftëtarët e lirisë. Ajo jo vetëm, i simpatizonte ata, por u vinte edhe në ndihmë. Ajo i priste e përcillte, duke u siguruar armë e municion dhe veshmbathje. Zonja u zgjodh anëtare e rinisë komuniste në Tragjas. Me fillimet e vitit 1943 ajo do të linte mënjanë hallet dhe do ti bashkohej çështjes për çlirim. Vajza me shtat vigan, me një fytyrë të bukur prej një labeje, me flokë të derdhura e me syrin pishë mësoi me kureshtje, duke u bërë snajpere, e zonja e mitralozit. Asaj ju caktua detyra e skuadërkomandantes. Edhe pas marrjes së këtij roli ajo nuk i ndahej shpirti nga mitalozi. U rreshtua në brigade e 5 sulmuese dhe nuk u nda prej saj duke marrë detyra të njëpasnjëshme, edhe pse kushtet ishin ende shumë të veshtira, e plot rreziqe, pa veshëmbathje, ushqim dhe pagjumësi. Gjatë një lufte të përgjakshme kompania e saj ngeli e rrethuar në Himarë. Koha nuk priste. Rrethimi duhej çarë. Përgjegjësia ishte e madhe dhe shokët që ishin me të ishin në moshë fare të re. Moti ishte i keq dhe dëbora kishte rritur trashësinë dhe mezi mundën të kalonin edhe pse të sfilitur. Ajo u dertyrua ti marrë shokët në krahë duke u zarritur për të kaluar ato shtigje të ngushta, e për të mos rënë në dorën e pushtesve. Ajo e vetme mundi të mbrijë deri në Tragjas, ashtu e raskapitur, por ra pa ndjenja duke belbëzuar. Me fjalë nëpër dhëmbë tha: – shkoni shpëtoni shokët, janë në mal në dëborë dhe u këput pa ndjenja. Komanda e batalionit e porositi Zonjën që të qëndronte disa ditë në spital që të merrte veten, deri sa të shërohej plotësisht, por ajo nuk pranoi një gjë të tillë. Jo nuk mund të rri s’kam gjë edhe pse këmbët i kishte të enjtura e me zor lëvizte, ajo u çua dhe u bashkua me batalionin. Asaj, ju besua detura e zv/ komandantes së kompanisë. Shtabi i brigadës kishte besim tek Zonja . Ajo mësynte e para. Nuk ishte vetëm një trimëreshë, por edhe një agjitatore e flaktë. Ajo trumbetonte luftën si të vetmen forcë për çlirim e shpëtim. Në 11 korrik 1944 në një përpjekje të ashpër me pushtueait, në Qafë Shkallë (Klos ) në rrethin e Matit. Ndonëse e plagosur rëndë ajo luftoi pa pushim. Mitralozi i saj po korrte forcat pushtuese. Zëri i saj ushtonte. Para partizanë. Përpara shokë….!!!! Ndërsa një plumb i mallkuar ja mori jetën. Vetmohimin e saj, populli i asaj treve e përjetësoi në këngë, e cila u këndua brez pas brezi deri në ditët e sotme si një himn, frymëzimi për ne dhe gjithë brezat që do të vijnë:
“Vajzë labe/ Bijë malsie/ Luftove si të kish hije ! Meraku i nënës. ….
Si ç’do prind meraku ishte i pranishëm kudo, në ç’do hap të saj. Ndërsa e ëma e vetë, regon se vajza e saj Zonja, i thoshte se nuk ishte vetëm në luftë, por mbante edhe dy shokë të pa ndarë. Një natë Zonja niset në çetë, ndërkohë që sa kishte errësuar, kurse moti ishte i keq,. Nëna e ndalon dhe i thotë: – Si mund të shkosh e vetëme në çetë, pa pasur një shok, rri sa të zbardhi dita dhe nisu! Ajo edhe pse ishte duke nxituar ju përgjigj. Nuk jam vetëm, jo! I kam edhe dy shokë të fuqishëm me vete. Dy shokë të fortë! Po ku janë silli që t’i shoh: – i thoshte nëna gjithë merak, nga frika se mos e gënjete. Ja ku janë! Zonja kishte nxjerrë nga xhaketa dy bomba të cilat i mbante me kujdes në duar. E shikon tani që nuk jam vetëm! Dhe sa hap e mbyll sytë u largua. E bëra këtë përshkrim sepse ne kujtohemi të shkruajmë për ta vetëm në datat e lindjes apo në kujtim përvjetorësh duke e ditur se njeriu vdes kur ai harrohet së kujtuari. Të gjithë duhet të kujtohemi që të bashkuar mund të punojmë që të ruajmë vlerat patriotike, sakrificat e tyre sublime, amanetin e tyre ta çojmë deri në fund duke ruajtur të pa përlyer gjakun e tyre për ta bërë vëndin ashtu si ata e dëshironin