Për vazhdimin e qëndrimit në Pukë, bashkë me Bije Vokshin e Fehmije Buza në ato dy ditë me ngjarje interesante pranë Familjes së mirënjohur NUSHi ia vlen të vazhdohet në një shkrim tjetër

Xhemal Meçi
Studiues, “Mjeshër i Madh”

Prindërit e kishin frymëzuar me etjen për liri Kombëtare; por Lufta Ballkanike S e vitit 1913, kryesisht e drejtuar kundër Shqiptarëve, i solli tragjedi familjare, si mijëra kosovarëve të tjerë, duke mbetur edhe ky jetim në moshën 8-vjeçare. I mjeruar e pa shpresë, më në fund gjeti dashuri e përkrahje te dajat në Shkup, të cilët i ndërhynë Bajram Beg Currit , Hero i Popullit, që ta dërgonin, simbas dëshirës së Tij, në shkollë, në Shkodër, Konvikti “ Malet Tona”, i sapokijuar. Por historia e dhimbëshme e Shkodrës së rrethuar dhe bombarduar barbarisht nga ushtritë pushtuese serbo-malazeze 7 muaj më 1913, i la mbresa të paharrueshme.

Por kujdesi i personelit d, si dhe jeta e gjallë e nxënësve të atij konvikti ia pakësuan dhimbjen dhe e nxitën që t’ u përvishej mësimeve, aq sa filloi të dallohej midis shokëve, duke fituar edhe mirënjohjen e personelit të konviktit, Kështu përkrahet që mësimet e para t’i plotësoi në Tiranë dhe në Normalen e Elbasanit, ku tregoi vullnet, urtësi dhe talent në pikturë, prandaj më 1928 fiton bursë shtetrore për studime të larta në Itali. Fillimisht qëndroi si dëgjues në Akademinë e Arteve të Bukura në Torino. Studimet e rregullta i kreu në Akademinë e Arteve të Bukura në Firence pranë artistit të mirënjohur Galeleo Kinit. Tani pas 5 vitesh të suksesshme arti në pikturë, më 1933 kthehet në Tiranë, në Atdheun e Tij të dashur, por thellë në shpirt shprehte herë- herë një pikëllim për shkëputjen nga vendlindja e Tij, Gjakovë e Shkup, bashkë me Kosovën e Dashur, e dënuar nga Konferenca e Fuqive të Mëdha në Londër, 1913, për të qëndruar nën terrorin e pandërprerë Serb të Mbretërisë Jugosllave. Por dëshpërimin që ndjente e shprehte me një vullnet plot përkushtim në pikturat e Tij, duke e shndëruar artin në simbolikë të lartë me motive etnike që nga Gjakova, Kosova, Veriu i Shqipërisë, dhe në vazhdim mbarë kombëtare, të cilat bëhen subjekt i shpeshtë i krijimtarisë së tij si: REFUGJATËT, 1957, AZEM GALICA,1976, QËNDISJA E FLAMURIT,1979, KUVENDI i LIDHJES SHQIPTARE të PRIZRENIT, 1978 etj. Prej veprave të Tij sot ruhen 500 tabllo të realizuara në vaj dhe 10 – mijë vizatime.


Për meritat e Tij në krijimtari dhe punë arsimore, sherbeu deri në pension, si pedagog i vizatimit dhe N/Dtejtor i Liceut Artistik “ Jordan Misja” Tiranë, ku, nderohet me dekoratat e larta: “ MËSUES i Popullit, “ Piktor i Merituar” dhe“Piktor i Popullit”.

Abdurrahim Buza dy herë në Pukë ( 1922, 1975)
Gjatë fillimeve të viteve 1970 Fehmie Buza, kushërirë e afërt me Abdurrahim Buza erdhi dy herë në Tiranë, e cila i kërkon Piktorit që të vinin në Pukë te Familja Nushi ( imam Qazim Nushi dhe Shyhreten Canhasi, Nushi Gjakovar. Shyhreti e Fehmija ishin bija tezesh, nënat motra). Vëllezërit Canhasi (Miniri dhe Minibi) dy herë kishin dërguar në Tiranë Fletëgarancinë Familjes Nushi për në vizitë në gjakovë, vendlinjen e tyre , por pa rezultat. Tani ishte në Tiranë edhe Bije Vokshi, halla e Hasim Vokshit, Hero i Popullit. Bije Vokshi kishte lidhje familjare me Qazim Nushin, sepse Nëna e Qazim Nushit; ZYLIHAJA ishte mbesa e Sulejman VOKSHIT. Për më tepër, e nderuara Bije Vokshi i kishte edhe një detyrim moral Minir Canhasit, (të vëllajt të Shyhretit) i cili e kishte strehuar në baza të sigurta gjatë vitit 1944, kur ndiqei për burgim nga gestapoja gjermane. Prandaj Bije Vokshi pranojë megjithë qejf të vinte në Pukë. Kështu që një ditë të bukur qershori të vitit 1975 zbarkuan që të tre ( Piktori, Bija e Fehmija) në Pukë te familja e gëzuar NUSHI:. Unë si dhëndëri i familjes , i martuar me vajzën e madhe të Nushve, të mirënjohurën Nexhmije Qazim Nushi, arsimtare me arsim të lartë Pedagogjik ( Gjuhë Letërsi shqipe, si edhe unë ) qëndroja në këmbë i gatshëm për çdo gjë që t’ ju shërbeja e t’u hija në qejf, se isha me origjinë nga fshati,” katundar” hesapi, dhe me një farë problemi biografije. Sabria, motra e tretë e Nexhmijes kishte filluar në Tiranë Akademinë e Arteve të Bukura, Institutin e Lartë të Arteve për muzikë, të cilin e përfundoi shkëlqyeshëm; kurse Hidij Pukës gjatë udhëtimit për në Shkodër, përballë nesh u shfaq posta e xhandarmërisë, mbi një kodrinë pak të ngritur mbi shesh, ku tani, qenka ndërtuar Pallati i Kulturës. Përballë atij sheshi ngrihej FLAMURI kombëtar Shqiptar!!! Fare afër i qëndronte në pozicion gaditu roja, një malësor trupmadh me armën në dorë. Unë pa një e pa dy iu sula Flamurit për ta puthur, por roja më thirri kërcënushëm: “Ndal, mos guxo e cenon FLAMURIN!!!” Unë u shtanga në vend, tuj i thanë me ngashërim: “Mos bre burrë shqiptar! Mos më pengo ta puthi FLAMURIN , për të cilin po pritet e digjet mbarë KOSOVA!! Kështu tuj folë e tuj iu afrue flamurit derisa e arrita dhe fillova ta puthja me aq afsh sikur po hakmarresha për prindërit e mi e mbarë Dëshmorët e ramë për LIRI e PAVARËSI ! Roja sikur u përmallua, ndërsa tha si me dashamirësi: “ Hajde , mor djalë trim Kosovar e puthe sa të duesh FLAMURIN tonë Kombëtar Shqiptar , por të bërtita ,se Gjon Marka Gjoni ka shpallë në Prizren “Republikën e Mirditës” dhe na ka kërcënuar që ose t’i bashkohna“ Republikës së Tij të Mirditës” me të mirë, ose do të na bashkoi me forcë dhe të na heq FLAMURIN e Republikës Shqiptare! Po Puka asht kundra ndamjes në ptincipata, fise e republika krahinore! Po ti hajde tash, të puthemi e të rrokemi si vëllazën që jemi ! Prandaj më falë për mënyren si u solla. Me kaq sikur u miqësuem , por PUTHJA E FLAMURIT Kombëtar në PUKË më ka mbetur si një nga kujtimet kryesore të jetës sime, se e kujtoj veten si Isa Boletini që puthi Flamurin në Vlorë, sapo ia solli Ismail Qemali! Sa herë them me vete: “ Hajde , Abdurrahim , hajde, që e Puthe Flamurin Kombëtar në PUKË, si Isa Boletini në VLORË! Ai në Jug e ti në Veri sa mbete në Histori !!!