Xhemal MEÇI
Studiues & “ Mjeshtër i Madh”

Fshati i bukur i Kabashit të Pukës shtrihet në shpatin malor jugor të malit të Krrabit (Monti di Puka, Mali i Pukës). Po kështu quhej në Lashtësi Kabashi- Pukë. Duke qenë për shekuj qëndër e rëndësishme banimi, por njëkohësish edhe staion i udhës Via Publika, (nga e ka marrë emrin, si e pohon më 1637 Fran Bardhi, dhe e verteton prof. Çabej, më 1977,)VIA PUBLIKA – Udhë Pukë, -PUKË. Edhe Kështjella mbi Shkallë Qytetz, kohën e Perandorit Bizantin, Justinianit, Quhej Kështjella Pukë. Kurse gjatë Mesjetës nga PUKË, mori Emrin SHPAL nga manastiri, Abscia e Shën Palit, nga më të psurat në Shqipëri deri nga viti 1608, duke pasë edhe një seminar, ku mësimi jepej SHQIP për priftërinjtë, gjakojt që përgatiteshin për Malet e Veriut. Pramdaj Kabashi ka trashëguar veshje popullore me vlera, një ndër të cilat mban emrin “VESHA KABASHISHT”, sepse mori shtrirje edhe jashtë Kabashit krahas “Veshës PULTAKE” dhe “ Veshës PUKORE “ e lashtë, ( me një xhubletë të thjeshtuar),
Siç dihet historikisht, në këtë veshje u ruajtën elemente të përbashkët tē dy besimeve. Ngjasimet vërehen ne xhurdi, në brez, në paranikë, në pështjellakë, në kapole, si edhe në disa zbukurime të natyrës pagane. por ndryshimet kryesore u bēnë tek pështjellaku, me pala, ngiyrosur në të kuqe, prandaj mori emrin kanac (kana, një lloj lëmyshku mbi gurë, që kur shkrihej merrte ngjyrë të kuqe). Prandaj ngiyrat. që janë më të gjalla e më të theksuara, ku shquhej e kuqja, aq sa në disa krahina, mori emrin “VESHA KUQE”.
Përhapja kësai veshjeje në Tropojë e Kukës (Malzi e Has), shpjegohet nëpërmjet martesave. Nuset nga Puka shkonin me veshjen e re aq të bukur, me kanac aq sa me kalimin e kohës mori përhapje në Tropojë nga gratë e besimit mysliman, sa u krijua përshtypja se kjo veshje ishte me origjinë nga Tropoja. Si e tillë u pranua edhe në FFK të Gjirokastres si edhe vet Instituti i Kulturës Popullre Tiiranë e pranoi si fakt, gjë që specialistët e veshjeve të Pukës e kundërshtonin, sepse kjo veshë ka dalë për herë të parë në Kabash (Pukë) dhe pastaj përmes martesave është përhapur. Në favor të këtij fakti flisnin mjaft njohës të mirë të veshjeve të zonave si: Ymer Kadria, Asllan Beqiri, Ukë Ismajli, Lluka, Kapllan Ismail Laçi. Fran Pali, Vitor Shahini, Zeq Tafilaku, Riza Man Hoxha etj.
Mbi këtë bazë, studiuesi Mustafa Beqri, disa vjet N/drejtor i Pallatit të Kulturës Pukë, kreu hulumtime krahas veshjeve edhe për trashigiminë etnokulturore të fushave të tjera të Pukës, aq sa në sajë të interesimit të tij Puka zuri vend nderi në Ekspozitën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, organizuar nga Ministria e Kulturës, si edhe Akademia e Shkencave, Instituti i Kulturës Popullore në Shkodër, 1976, nën kujdesin e Zv/ Kryeministrit, Manush Myftiu.
Në Tropojë, më e vjetër është veshja e NGUSHT, që përbëhej nga: fustani, këmisha e bardhë, e gjatë deri nën gju, pështjellaku, i përparmi më i gjatë dhe më i gjërë se i prapmi, jeleku, mëngoret, çorapët, opingat etj. Më vonë ka filluar të përdoret edhe veshja e Kabashit me disa ndryshime që i përshtateshin krahinës ku u përhap kjo veshje. Pra, në këtë rreth kemi dy veshje. Në mjaft fshatra të Tropojës, nusja duhej të sillte në pajën e saj dy veshje: të ngushtën dhe të gjanën (kabashisht). Ne qoftë se vinte me veshje të gjanë (kabashisht), të nesërmen, ditën e divanit, duhej të dilte me veshjen tjetër të zonës.
Në rrethin e Kukësit, në Malzi (Shumri Kukës), ashtu edhe në Tropoje, vihet re se ngiyra e kanacit nuk është vetëm e kuqe, por edhe me ngjyra të tjera. Pra, kanaci përdoret i kuq, ngiyrë violete, jeshil etj. Kuptohet se këto ndryshime ngiyrash vijnë si rezultat i përpjekjeve për t’ja përshtatur kanacin e kuq veshjes së tyre të mëparshme.
Në rrethin e Tropojës, të moshuarat, ështe rrënjosur me tepër dashuria për veshjen e ngushtë. Sa shprehnin keqardhjen që nuset e tyre nuk po e veshin më veshjen e ngushtë tradicionale, (siç e ka hulumtuar mësuesi Musa Elez Hoxha nga Puka, dhëndër në Krasniqe).
Veshja e re kabashisht ka evoluar vazhdimisht edhe në Pukë. Mund të themi se kjo veshje ka njohur dy faza kryesore: në fazën e parë, që duhet të ketë lindur aty nga shek XVII, kjo veshje ka pasur këto pjesë përbërëse: kanaci kabashisht, si pshtjellak deri te gjujtë. Dhe ishte vetëm dy polsh me përmasat 60 x 57 cm. Në atë veshje dalja e kanacit rrotull përbën fazën e dytë, aty nga fillimi i shekullit XIX në fshatin Kryezi, (nisur nga që duheshin mbuluar tlinat e gjatë deri nën gju ku vinin çorapet e gjata të leshta me mjaft zbukurime formash e ngjyrash. Kështu që kanaci rrotull ka çorapet e modelit të vet, e jo njëngjyrshe. Në vend të paranikut u përdor një rizë, shami mëndafshi, e verdhë (e sarme), me thekë. Ngjyra e kuqe pëlqehej shumë, prandaj me të ngjyhej kanaci e duvaku i nusës.
Para tri vitesh u thashë disa vizitorëve austriakë se një grua me veshje të tillë a mund të jetë e ndrydhur dhe e keqtrajtuar!?” PËRKUNDRAZI!”. Punimi i KANACIT ishte i vështirë. Jo çdo grua mund ta përgatiste. Ato ishin me emër. (Nëna ime Zyla Sali Meçi kishte 6 çika e tre djem, prandaj mësoi me durim sa arriti të përgatiste me sukses, mbi 10 kanaca). Për përgaditjen ndiqej kjo radhë pune: merrej lesh delesh i butë, i cili lahej, shprishej me dorë e LNUREJ me gërhanë metalikë. Gjatë lnurjes, leshi ndahej në dy cilësi: në TYMEN (fije të gjata) dhe IND (fijet e shkurtra). Leshi tymën bëhej shtëllunga dhe tirej në furkë me bosht poshtë, që sillej rreth vetvetës, ndryshe nga tjerrja e perit të zakonshem. Indi tirej më trashë dhe përdorej për të bërë lidhjet e fijeve të tymnit gjatë rrahjës në vegje. Leshi tymen endej jashtë në një hapësirë rreth 12 m gjatësi mbi dy hunj nga njëra anë dhe po aq në anën tjetër, duke e kaluar perin në mes të dy hunjve në formë diagonale. Kjo endje numërohet edhe me krena. Një krye ka 10 fije. Pastaj, në një vend të pjerrët vendosen dy shkopinj të tjerë në formë kërrabe, gjysmë metri larg nga njëri-tjetri. Sipër tyre vendoset shuli i vekëve (vegjëve), i cili rrotullohet si cikrik, duke i mbledhur penjtë me radhë. Pastaj fillon punimi ne vegjë. Si mbarohej kanaci në vegje, bëhej qepja e poleve, me qenë se me një pol dilte shumë i shkurtër. Për përgatitjen e palave, kanaci futej në ujë shumë të ngrohtë, sa mezi durohej dora. Pastaj shtrihej mbi një sofër të madhe dhe fillonte formimi i palëve, e cila formohej duke e mbledhur kanacin me të dy duart njeherësh e duke i ngjeshur. Krahas ngjeshjes, bëhej qepja me penj në të dy polet. Penjtë hiqeshin vetëm pasi të ishte tharë kanaci në diell pa e shtrydhur Ngiyrosja bëhej vetëm kur vinte koha për ta përdorur. Palat qëndrojnë derisa kanaci bëhet i papërdorshëm. Palët e kanacit, me hapjen e mbylljen e tyre i jepnin një bukuri të veçantë veshjes dhe përdorueses së saj. Tani fundet me pala si të kanacit përdoren më tepër në fshat, sidomos në zonat e thella. Në të kaluaren, veshja e re kabashisht zbukurohej sipas shtresave dhe klasave shoqërore. Grate e të pasurve mbanin shami të mëndashta, të qëndisura me fije ari. Fije ari e argjendi vihej edhe mbi çdo palë. Në Festivalin Kombëtar të Gjirokastrës, 1978, në paradën e kostumeve, kostumi festiv i Kabashit mori çmim.
Sot del detyrë që kjo veshje e bukur popullore, ashtu si dhe veshjet e tjera, të ruhen, si pasuri kombëtare. Disa gra të talentuara (si Vjollca Ndue Gega Pukë, si edhe Trunë e tjerë i përgadisin për shitje). Këto gra duhen përkrahur dhe stimuluar për ta vazhduar si çdo traditë tjetër të mirë të popullit tonë.