Në moshën 92 vjeçare ndërroi jetë veterani i Lëvizjës antifashiste Nacionalçlirimtare, antar i Kryesisë së Organizatës së Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të Kosovës, dhe patrioti i çështjes kombëtare Musa Dobruna. Gjatë gjithë jetës Musa Dobruna punoi si mësues edukoi, arsimoi shumë gjenerata, kontribuoi për çështjen kombëtare.Ai i takonte familjes atdhetare që është emblem e qytetit të Gjakovës. Antarët e familjes Dobruna me dekada janë gjendur në burxhet e Jugosllavisë vetëm se donin lirin e vendit të tyre. Antarët e kësaj familjeje ishin pjesë dhe ushëheqës në luftën e fundit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje shumë prej tyre ishin ushtar të luftës së UÇK-së.
Duke folur në ceremonin e varrimit, kryetari i Organizatës së Vetetranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të Kosovës, Zija Mulhaxha tha :” vdekja e Musa Dobrunës është një humbje e madhe për familjen e tij, miqët e shokët e shumtë. Një humbje dhe dhimbje e madhe për të gjithë ata që e kemi njohur gjatë e veçanarisht për ne që punuam bashkë në Kryesin e Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalëlirimtare dhe në Federatë Shqiptare për Liri dhe Pavarësi” tha veç tjerash kryetari Mulhaxha. Ndërkaq, Dr. Alban Dobruna nga Instituti i Istorisë së Kosovës tha “Musa Dobruna ishte një person vërtetë shembullor, një qytetari i sinqert i vendit. Si të tillë do ta kujtojmë gjithmon”