Në këtë 79 vjetor të krijimit te Brigadës 24/S veteranët, pasardhësit e tyre, të familjeve të dëshmorëve e invalidët e LANÇ dhe gjithë populli i Kukësit sjellin në kujtesë rrugën historike e luftarake të Brigadës 24/S, plot sakriÞ ca, privacione dhe heroizma në gjithë inkursionin luftarak të saj kundër nazifashizmit dhe bashkëpunëtorëve të tyre dhe plot respekt e mirënjohje komandantit Ndreko Rino, komisarit Abedin Shehu dhe gjithë kuadrit drejtues që nga Abaz Arif Shehu, Muhedin Kërxhaliu, Rasim Guri, Hysni Dino, Hasan Myftari, Vehbi Shehu, Ismail Loka, Hasan Spahiu, Rrahman Palushi, Ahmet Onuzi, Nexhip Visha, Ymer Domi, Ahmet Ramallari, Hysni Shehu, Maliq Gashi, Sinan Hajdari, Haxhi Sinamati e Hazir Asllani.
Respekt e mirënjohje gjithë partizanëve të Brigadës që nga Abedin Shehu i pari në listën emërore e deri tek Destan Mici në fund të 1182 partizanëve, lavdi gjithë partizanëve që luftuan për një ideal të madh Lirinë duke e nënshkruar me gjakun e 43 dëhsmorëve.
Gjatë muajit tetor 1944 Brigada e 24 S ndoqi këto probleme të veprimtarisë së saj në të gjithë fshatrat e Kukësit siç ishin:-Krijimi i Këshillave NÇ për të ndihmuar LANÇ, punë sqaruese për situatën dhe bindëse për plotësimin e batalioneve me partizan vullnetar e të mobilizuar, lidhja e popullit të Kukësit me Frontin N-Ç duke e shkëputur përfundimisht nga inß uenca e Muharrem Bajraktarit.
Grushtet e Brigadës ndaj lëvizjeve të kolonave gjermane në rrugën Kukës- Prizeren mbi postat armike në afërsi të qytetit të vjetër të Kukësit, mbi mercenarët etj. Me urdhët të Shtabit të Përgjithshëm të UNÇ më 31 tetor 1944 Brigada e 24/S së bashku me Brigadën e 18/S i prenë rrugën Prizeren-Kukës lëvizjes së kolonave gjermane.
Më 8 nëntor Brigada e 24/S pasi përshëndetet me banorët e Kukësit dhe të afërmit e tyre me urimin “U kthefshi me liri në ballë” u nisën për marshim të gjatë në rrugën luftarake – heroike drejt Tiranës, ku morën urdhërin luftarak për vendosjen gjatë rrugës Durrës-Tiranë me detyrë bllokimin e saj për të mos lejuar hyrjen ose daljen e forcave gjermane nga Tirana.
Të gjithë Batalionet e Brigadës bënë luftë vetëmohuese duke i shkaktuar armikut humbje të mëdha në njerëz dhe teknikë. Batalioni i parë sulmoi depon e karburantit. Lufta vazhdoi pandërprerje ditë e natë prej datës 11 deri 17 Nëntor 1944, kur u çlirua përfundimisht Tirana. Detyrën luftarake e kryen me sukses, por lanë në fushën e betejës 15 partizanë nga Kukësi: Abaz Peposhi, Dan Shahu, Elmaz Ademi, Gani Duraku, Hakik Gjici, Idriz Gafurri, Maksut Rexhepi, Nuredin Braha, Osman Qenami, Ramadan Kotarja, Sabri Gjici, Sadik Palushi, Xheladin Mici Vehbi Shehu dhe Sherif Smana.
Pas çlirimit të Tiranës më 17 Nëntor 1944 u ngarkua me detyrë të ndiqte armiku në drejtim të Shkodrës, duke kaluar Milotin e Lezhën. Më datën 23 nëntor 1944 rreshtohet Brigada nën komandën e Ndreko Rinos, për të marrë detyrën luftarake dhe sqarimin e saj për asgjësimin e forcave gjermane duke kaluar edhe lumin e Matit dhe të Drinit për në Shkodër.
Më datën 24 nëntor brigada mbërrin në Bërdicë e Beltojë me zhvillime të përgjakshme luftimi ku bien dëshmorë: Emri Halilaj, Hasan Lika, Islam Xhahu, Isuf Seferi, Ymer Mata. Më datën 28 Nëntor morën Baçellëkun, kaluan Drinin dhe gjatë natës së 28-29 Nëntorit u bë luftë vendimtare, ku mëngjesin e datës 29 Nëntor Shkodra u çlirua. Kjo ishte fitorja më e madhe dhe e lavdishme e gjithë popullit shqiptar.
Më datën 1 Dhjetor 1944 Brigada u nis për në Mal të Zi, Ulqin e Tivar. Meqë nazistët gjermanë ishin larguar nga Tivari më 6 Dhjetor Brigada u kthye në Shklodër dhe mori detyrë për të vepruar në Malësinë e Madhe, Dukagjin e Kastrat dhe bjeshkët e Kelmendit për të ndjekë e shpartalluar bandat armike të komanduara nga krerët e reaksionit vendas si Idriz Jazo, Llesh Marashi e Prek Cali. Ndjekja e shpartallimi i këtyre bandave u bë në kushte të vështira dimri e terreni.
Nga luftimet e batalionit të Katërt të Brigadës ranë dëshmorë: Gani Onuzi, Hysen Koka, Halil Hasa, Ibrahim Lleshi, Mahmut Neçi, Musli Halilaj, Ramadan Kaculi dhe Rustem Shehu.
Në pranverën e vitit 1945 mbasi Brigada e 24/S kreu me sukses detyrat luftarake vazhdoi marshimin në drejtim të Tiranës ku më 15 Maj 1945 u shpëmda. Nëpër një turne luftarak plot aksione shoqëruar me Þ tore Brigada e 24/S u ballafaqua me dinjitet dhe epërsi morale për luftën e saj të drejtë antifashiste dhe çlirimtare. Lumnjanët në lëvizjet popullore dhe luftërat kanë pasur prijëtarë e kapedanë të mire, por si në UNÇ dhe në Brigadën e 24/S nuk kishte ndodhur asnjëherë.