Ka disa vjet që është vendosur një bashkëpunimi shembullor mes Organizatës së Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të Kosovës dhe Shoqatës të intelektualëve “Jakova”nga Gjakova.
Objekt i këtij baskëpunimi ka qenë koordinimi i veprimtarive të përbashkëta në funksion të përkujtimit të ngjarjeve kryesore të luftrave për liri e pavarësi të popullit shqiptar dhe pëkujtimi I heronjve e dëshmorëve të kombit tone.
Ditë më parë anëtarët e Kryesisë së Shoqatës së Intelektualëve “Jakova” në Gjakovë, kanë pritur në një takim përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare –dega në Gjakovë. Temë e këtij takimi ka qenë “ Shtatorja e Heroit të Popullit, Fadil Hoxha”. Nga diskutimi përmbajtësor doli përfundimi se duhët të bëhën përpjekje të parreshtura për realizimin e kësaj shtatoreje në kuadër të shënimit të vitit jubilar të 80 Vjetorit të Konferencës së Bujanit. U miratua si i qëlluar propozimi që Shtatorja e Heroit të zënë vend në Parkun e Qytetit në afërsi të Pallatit të Kulturës.