Para pak ditësh familja, miqtë, shokët qytetarët e shumtë nga Tirana dhe Bulqiza i dhanë lamtumirën e fundit njërit nga veteranët e minierës së Kromit “Todo Manço” Bulqizë, Hajdar Mazari!
Lindur më 10.02.1934 në fshatin Kërçisht i Poshtëm, Maqellarë, në një familje dibrane të madhe dhe me tradita patriotike. Dy prindërit e tij Shahin Mazari dhe Xhere Mazari lindën 8 fëmijë, Hajdari ishte fëmija i tyre i parë. Fëmijërinë e tij deri sa përfundoi dhe arsimin 7 vjeçar e kaloi në fshatin e lindjes. Në shkollë u dallua për zgjuarsin, dashurin për shokët, për aftësi organizuese dhe drejtuese të veprimtarive të ndryshme që zhvilloheshin në shkollë. Hajdari shumë shpejt do të binte në sy për virtytet më të mira të familjes dhe fisit të tij, si dashuria për punën, respekti për të tjerët, urtësia dhe çiltërsia në mardhëniët më miqtë, shokët, me të gjithë ata që e rrethonin. Gjithashtu u shqua, për korrektesi dhe besnikëri ndaj shokëve e kolegëve të punës. I dashur dhe shumë miqësor me njerëzit në qytet dhe komunitetin ku banonte me familje.
Për ti ardhur në ndihmë familjes, si fëmija i parë u detyrua që pas përfundimit të shkollës 7 vjeçare të mos vazhdojë studimet më tej, por të fillonte punë.
Në Nëntor të vitit 1949, vetëm 15 vjeç, vendosi të punojë në Minierën e Kromit “Todo Manço” Bulqiz. Nisi punë si punëtor i thjeshtë, e me vonë kreu detyra të ndryshme si minator, brigadier dhe Shef Zone. Ai punojë në frontet më të vështira të minierës dhe me gjithë vështërsit, që i dilnin ai nuk u tërhoq kurrë përpara tyre. Fal punës që bënte, sjelljes së tij dhe respektin që fitoi, ai ra në sy dhe tek drejtuesit e organizatave shoqërore dhe shumë shpejtë atë e zgjodhën drejtues të organizatës së rinisë të zonës së I-rë ku punonte.
Hajdari kreu shërbimin e detyrueshëm ushtrak në një nga repartet e ndërlidhjes të Ministrisë së Brendëshme në Tiranë për një periudhë 3 vjeçare në vitet 1953-1956. Si ushtarë i disiplinuar dhe i pergatitur ushtarakisht u zgjodh komandant i skuadrës për mirëmbajtjen e linjave telefonike.
Më 1956, pas përfundimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak Hajdari u rikthye përsëri në Zonën e I-rë. Në pjesën më të madhe të punës në minier ai ka punuar si drejtues. Kështu në vitet 60-68 ai punoi si brigadier në prodhim në Zonën e I-rë, ku brigadat ishin të organizuara dhe me të dënuarit e kampit të Bulqizës.
Sektorët që drejtoi Hajdari ishin pararojë të minierës. Në vitin 1968, Hajdari u emruan Shef Zone në një nga frontet më të vështirë dhe më i madhi i minierës “Todo Manço”, siç ishte Zona “D”. Në këtë detyrë punojë për 4 vjetë rrjesht duke drejtuar me përgjegjësi një nga zonat më të vështira të minierës së Bulqizës. 25 vjet punoi në minier deri në vitin 1974, si punëtorë dhe drejtues. Gjatë gjithë këtyre viteve, nuk munguan vlerësimet pozitive për aftësit e tija organizuese dhe drejtuese në realizimin e detyrave të ngarkuara.
Në vitin 1972-1974, ndoqi studimet 2 vjeçare në Shkollën e Lartë të Partisë në Tiranë. Edhe në këtë instiucion ai u dallua për rezultatet e larta që arriti në procesin mësimor, por jo vetëm kaq ai la mbresa të veçanta tek të gjithë pedagogët e studentët, vëçanërisht tek shokët e grupit. Ai krijojë një miqësi me ta që do të vazhdonte gjatë gjithë jetës.
Në vitet 1974-1982, u zgjodhë Sekretar i Komitetit të Partisë të Rajonit Bulqizë. Gjatë gjithë kësaj kohe ai vendosi mardhënie të shkëlqyera pune dhe respekti reciprok me bashkëpuntorët e tij. Si njeri i thjeshtë i drejtë e parimor solli frymën e klasës punëtore në administratë, kujdesin e veçantë në marëdhëniet me personelin inxhinjero teknik të minierës, me punëtorët, qytetarët etj. Përparësi në punën ishin; trajtimi me kujdes i kuadrit drejtues të minierës, shërbimi i administratës ndaj minatorëve, furnizimi, strehimi, zgjerimi i shërbimit shëndetësor e arsimor për qytetarët etj.
Në vitet 1982-1984, Hajdari ka punuar si Shef Kuadri në Minierën e Bulqizës, në këtë pozicion fitojë respektin e të gjithë kuadrove, punonjësve të minierës, të drejtuesve saj Martin Cukalla e Bujar Pata. Për rezultatet në punë, aftësit drejtuese, organizuese si veprimtarë shoqëror është dekoruar dy herë me medaleje të ndryshme nga Presidiumi i Kuvendit Popullor të Republikës së Shqipërisë.
Në Shkurt të vitit 1984, në moshën 50 vjecare Hajdari doli në pension pleqërie. Gjatë periudhës së pensionit ai qe shumë aktiv sidmosmos për kohën që banoi në Bulqizë, mbante kontakte me drejtuesit e partisë, të minierës, organizatave shoqërore etj.
Hajdari ishte edhe një bashkëshort dhe prindër shembullor. Me bashkëshorten e tij Sadete Mazari fillimisht e nisën jetën e tyre bashkëshortore në fashatin e lindjes Kërçisht. Në vitin 1964 erdhi familjarisht në qytetitn e Bulqizës në lagjen “Minatori”. Rritën dhe edukuan 4 fëmijë të mrrekullueshëm, dy djem dhe dy vajza. Asipi, Fatmira, Shemsiu, Lulzime. Së bashku me bashkëshorten punuan për shkollimin, edukimin dhe të ardhmen e fëmijeve të tyre. Në familje Hajdari ishte bashkëshort, baba, por edhe gjyshë e stërgjydh i dashur e i respektuar.
Hajdari gjatë jetës së tij kalojë dhe momente të vështira.
Në Qershor të vitin 1988, në moshë shumë të re kur ishte vetëm 54 vjeç ai humbi bashkëshorten tij Sadeten (ishte vetëm 44 vjeç kur vdiq), megjithatë me pjekuri, i heshtur dhe i kujdeshëm bashkë me fëmijët përballoi me dinjitet këtë dhimbje familjare.
Nga viti 2002 jetoi në Tiranë i rrethuar me dashurinë e fëmijëve të tij, nipërve dhe të mbesave me të cilët kalonte gjithë ditën duke u argetuar me to, por edhe gëzohej kur shikonte sukseset e fëmijve në punë apo gëzimet familjare.
Me vdekjen e Hajdarit familja humbi njeriun më të dashur, kurse shokët dhe miqtë humbën shokun dhe mikun e tyre më të mirë. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij.
Të qoftë i lehtë dheu. U prehshë në paqe.
Petrit Spahiu
Irfan Zebi
Zabit Lleshi
Ramiz Halili
Agim Lleshi
Hysen Voka