Më 17 Gusht 1944, në Sheper të Zagories u formua Brigada e XIV S partizane

U formua më 17.8.1944 në Sheper të Zagorisë nga një batalion i Grupit I të Kurveleshit, një batalion i Grupit III të Mallakastrës dhe dy batalione të Grupit IV të Çamërisë, gjithsej rreth 559 luftëtarë, që u organizuan në tri batalione e një togë të armëve të rënda. Gjatë zhvillimit të veprimeve luftarake numri i luftëtarëve u shtua ine vullnetarë të rinj dlie nga fundi i shtatorit krijoi edhe batalionin IV.

Br. XIV S zhvilloi veprime luftarake mësymëse në krahinën e Gjirokastrës, në Sarandë e bregdet në kuadrin e Mësymjes së njësive të UNÇSH për çlirimin e qyteteve kryesore të Shqivërisë së Jugut (shih). Në bashkëveprim me një batalion të Br, XIX S, më 18 shtator, çliroi Gjirokastrën. Me një pjesë të forcave në bashkëveprim me Br. XII S (shih) më 11 tetor çliroi Sarandën. Në këtë luftë armikut iu vranë dhjetëra ushtarë, iu zunë 150 robër, ndër ta edhe një komandant hitlerian me gradën kolonel, si dhe një sasi e madhe armatimi e material ushtarak. Me forcat e tjera, në bashkëveprim me Br. XIX S, më 11 tetor çliroi edhe Delvinën. Në luftimet për çlirimin e këtyre zonave, nga Br. ranë 12 dëshmorë. Komisari politik i Brigadës ishte Kahreman Ylli .

Goditjet që i dha armikut brigada e 14 sulmuese
Më 17 Gusht 1944, në Sheper të Zagories u formua Brigada e XIV S partizane, ku në përbërje të saj u përfshinë grupi i Kurveleshit, grupi i 3 i Mallakstrës dhe grupi i 4 “Çamëria” që bënin pjesë në zonën e I operative Vlorë-Gjirokastër. Komanadanti i brigadës u zgjodh Gjon Banushi dhe komisar Karaman Ylli. Brigadës i ngarkua një sektor i gjerë veprimi që përfshinte Libohovë-Pogon, Lunxhëri-Cepo-Rrozom. Goditjet që i dha armikut brigada e 14 sulmuese, në qarkun e Gjirokastrës e detyruan atë të mbyllej në vendet e fortifikuara në bashkëpunim edhe me forca të tjera partizane ajo nuk e la të qetë armikun. Një nga këto beteja është sulmi mbi kalanë e Borshit dhe forcave armike në bregdetin e Sarandës.Luftimet e ashpra bënë të mundur që forcat partizane të vinin nën kontroll kalanë e Borshit dhe pjesën më të madhe të bregdetit të Sarandës. Gjirokastra që njeh disa luftime të zhvilluara në qarkun e saj por edhe më gjerë, ato të 2 tetorit 1943 kundër forcave naziste të zhvilluara në urën e Kardhiqit e Manastirin e Cepos, por edhe në kantundin Gjon të Vlorës të zhvilluar nga Batalioni “Asim Zeneli” e batalioni “Halim Xhelo”, të cilët formuan edhe grupin e I-rë partizan të zonës së I-rë operative Vlorë-Gjirokastër e që zhvilluan një sërë luftimesh si ato të 18 Nëntorit 1943 për çlirimin e qytetit të Gjirokastrës e që banorët gjirokastritë dolën nëpër rrugët e qytetit duke i pritur me shumë mall e dashuri partizanët e këtyre batalioneve, por edhe luftimet e zhvilluara në Përmet e në Këlcyrë dhe në Qafën e Kiçokut kundër autokolonës gjemane të shoqëruar me tanke e autoblinda. Por armiqtë që e kishin lakmi Gjirokastrën; e pushtuan përsëri. Kështu më 2 Gusht 1944 Brigada e 8 sulmoi pushuesit nazistë në Gjirokastër dhe hyri në disa lagje të qytetit. Fill pas veprimeve luftarake në Gjirkastër, ajo kaloi në krahinën e Konispolit dhe së bashku me grupin e zonës së I-rë operative më 26 gusht çliroi Konispolin.
Nga muaji Shtator 1944, në qytetin e Gjirokastrës ndodheshin 500 forca gjermane dhe 250 xhandarë e ballistë, të cilët ishin vendosur në vendet të fortifikuara dhe zotëruese, siç ishte kalaja e qytetit përveç kësaj garnizoni nazist mbrohej edhe nga mjaft armë zjarri të fuqishme si artileri e mitrolozë të rëndë. Pikërisht në këtë kohë komanda e brigadës 14 Sulmuese mori vendim në bashkëveprim edhe me disa forca të brigadës 19, batalionin Thana Ziko të sulmonte garnizonin armik të Gjirokastrës dhe ti kthente lirinë e humbur 2 herë me çdo kusht qytetit. Gjithashtu u vendos që të goditej edhe garnizoni nazist në Jorgucat që forcat e këtyre 2 garnizoneve të mos kishin mundësi të bashkëvepronin. Më 17 shtator lufta u ndez e ashpër në periferi të qyetit. Armiqtë përballuan me vështirësi sulmet e partizanëve dhe u tërhoqën në pozicione më të fuqishme. Partizanët u futën në qendër të qytetit e në disa lagje ku qëndruan për disa orë. Në mëngjes, ata u tërhoqën e zunë vend në periferi të qytetit. Në 18 shator të 1944 forcat partizane filluan sulmin e ashpër. Që në minutat e para, beteja ishte e rreptë dhe në afërsi, deri në bomba dore, por shpejt një pjesë e forcave armike u tërhoqën në panik dhe u futën në kalanë e qytetit. Partizanët sulmuan kalanë të cilën e çliruan. Çlirimi i kalasë finalizoi kështu edhe çlirimin një herë e përgjithmonë të gjithë qytetit të Gjirokastrës. Dita e 18 shtatorit 1944 në Gjirokastrën e çliruar valoi fitimtar flamuri i lirisë, prandaj kjo ditë do të përkujtohet edhe në këtë 77 vjetor të këtij viti, si dita e çlirimit të këtij qyteti