Mendime për librin në tre vëllime “ Shtegtime nëpër atdhe” të Berat Luzhës
Ismet Balaj
Në librin tre vëllimesh… “Shtegtime nëpër atdhe”, Berat Luzha, i njohur si gazetar publicist, poet e politikan, synon që ti jape lexuesit, njohuri për historinë e kulturën e popullit shqiptar të shumë vendbanimeve iliro – arbërore - shqiptare në Ballkanin Përëndimor, që nga hershmëria e deri në ditët tona. Deri tash autori ka mbaruar tri vëllime me 800 faqe dhe i ka botuar. Secili botim ka 111 “Shtegtime”, a shkrime, tregime të vërteta, pra gjithësejt 333 vendbaime të hulumtuara, të studiuara dhe të sjella në këto tri vëllime. Nga leximi i tyre del qartë synimi që i ka vënë autori vetës: Të bëjë gjurmime e studime serioze, duke hulumtuar, ku shqiptaët kanë qenë e janë autoktonë në trojet e veta prej lashtësisë e deri në ditët e sotme. Autori nuk është një regjistrues i thjeshtë, por ka punuar me përkushtim të lartë, përgjegjësi profesionale e ndërshmëri për të vertetat që hulumton, i gjen e pa pasion e emocione, ia jep lexuesit qartë, thjeshtë, drejtpërdrejtë, hapur pa figuracione letrare që mund tia errësonin e veshtirësonin kuptimin.
Me një të lexuar, ske pse ti rikthehesh përsëri, sepse e kupton shprejt se gjithçka është paraqitur qartë. Brenda çdo shkrimi ai ka bërë më të mirën e mundshme, duke sjellur shumë informacion me sa më pak fjalë. Shumica shkrimeve nuk kanë më shumë se dy faqe. Ka material dokumentar dhe fotografi më shumë se çdo enciklopedi. Natyrisht ka qenë e vështirë ngjeshja fort e materialit të zgjedhur dhe të vendosur në libër. Si një fill i kuq, e përshkon nga fillimi deri në fund çdo shkrim atdhedashuria e autorit, besnikëria ndaj të vërtetave që gjen e i shkruan e i boton. Kjo vjen edhe nga udhëtimet e autorit në këto vendbanime, që edhe pse pensionist, e jo fort mirë me shëndet, as pareli, por me mund e dëshirë tëmadhe shkon kudo nëpër këto vendbanime, duke qenë jo një vizitor i çfarëdoshëm, soditës , por si një bir i çdo trualli, se e don dhe e vëzhgon me kujdesin më të madh dhe me “laps në dorë” mban shënime për vendbanimet: fshatra, qytete e hapësira etnike shqiptare. Njëkohësisht ka shfrytëzuar edhe material dokumentare. Këto material e pasurojnë edhe më shumë përmbajtjen reale të çdo shkrimi.
Unë, si studiues e botues i disa libra, për ngjarje e firgura historike, sidomos për rrethin e Pukës, Tropojës, Mirditës dhe Kosovës, kam konstatuar se më kanë shpëtuar të dhëna me vlerë, por që autori i “Shtegtimeve…”,i ka gjetur dhe i ka sjellë në këtë botim. Kjo dëshmon se studimet në fushën e historisë, të gjeografisë, të kulturës nuk shtërrojnë kurrë. Prandaj edhe brezat që vijnë radhë pas radhe, kanë për detyrë të ta njohin sa më mirë treven e tyre, sepse edhe kështu ndikojnë shumë në edukimin e dashurisë për atdheun. Dashuri e cila, këtë shekullin e njezetë është zbehur shumë nga trysnia e gjithanmshme se “Atdheu im është ku hammë mire e jetoj më mire…”.
Autori I “Shtegtimeve nëpër Atdhe” është mjeshtër edhe i shprehjes së mendimeve me pak fjalë, shkurt e saktë. Qe në titull të jep mendimin se çka brenda shkrimi: “Fushë-Arësi, qyteza e varfër me pasuri të mëdha”, “Gjirokastra e gurit dhe e Gjin Bueshpatës”, “ Bujani i kullave, i ngjarjeve e i figurave historike” , “Vlora e Flamurit dhe e krenarisë Kombëtare”, “Manastiri i Alfabetit dhe i masakrës mbi parinë shqiptare”, etj. Libri ka fotografi të përzgjedhura në mënyrë që të sjellë edhe të veçantën edhe të përbashkëten që kanë vendanimet shqiptare në histori, në kulturë, në etnografi të vështruara në kohë e në hapësirë.
Ky libër që do të botohet në disa vëllime pasqyron vendbanimet shqiptare në një formë të re enciklopedik, duke përmbledhur dije nga disa lëmie të jetës. Dihet se enciklopedia shkruhet në bazë të fushave të ndryshme të zhvillmit të shoqërisë, ose në bazë fjalori, duke i renditur ngjarjet, faktet e tj. në bazë të alfabetit . “Shtegtime nëpër Atdhe”, shkruhet në bazë vendbanimi, zone a krahine. .
Mendoj që çdo bibliotekë në rrethe e në çdo shkollë duhet ta kenë këtë libër ku përfshihet edhe vendbabimi përkatës. Është një pasuri e çmuar që mësuesit e shkollave duhet ta kenë për mesimet mbi vendlindjen.
Motivi i librit është “SHQIPËRI/ PËR TY NË LUFTË,/ PËR TY NË LIRI,/ PËRJETËSISHT./ PËR TY KURDO,/ ME TY KUDO: / DJE, SOT, NESËR,/ PAFUNDËSISHT….
Dua të vë në dukje se Berat Luzha e quan me të drejtë veprën e tij “Shtegtime nëpër Atdhe” jo vetëm në dy shtetet, brënda kufijëve Shqipëri e Kosovë, që na kanë detyrar Fuqitë e Mëdha, por në gjithë hapësirën ku shqiptarët jetojnë në trojet e tyre të lashta në gjithë Ballkanin Perendimor
Dy vëllimet e para botohen në kuadër të 70 vjetorin të lindjes, ndërsa vëllimi I tretë, u botua në dhjetor 2024. I uorj nga zemra të jetojë sa më mirë e sa më gjatë, duke arritur numrin treshifror me vite, me shëndet e gjithçka i duhet i shoqëruar nga familja (e shoqja) dhe 6 djem e vajza, shumë nipër e mbesa që të gjithë në Kosovë jetojnë e punojnë.Të ketë energji të mjaftueshme për ta vazhduar këtë vepër patriotike në shërbim të brezave të sotëm e të ardhshem. Rrallë gjën familje në Ballkan që gjithë djem e vajza të martuar e me fëmijë jetojnë në atdheun e tyre pa u shkapërderdhur nëpër Europë e botë.
Autori që në rini të hershme i është bashkuar levizjeve patriotike për çlirim të Kosovës. Bashkë me Jakup Krasniqin e tj u kanë prirë demonstratave të studentëve të vitit 1981 me thirrjen :”Kosova Republikë” në Prishtinë dhe është dënuar me 12 vite burg, të cilin e kreu në Nish të Serbisë. Pas burgut vazhdoi veprimtarinë ilegale të Kosovës deri sa u formua UÇK-ja. Ai drejtoi” Agjensinë Kosova Pres” dhe “Radion Kosova e lirë “ që informonin edhe publikun ndërkombëtar për qëndresën dhe luftën e popullit të Kosovës për çlirim nga pushtuesit serbë.
Pas luftës ishte për disa legjislatura Deputet i PD-së në Kuvendin e Kosovës.
Ka botuar vëllimin poetik:”Këngë Burgu, Këngë Lirie”, Një shistori për Sul Dyrmishin”(monografi), si edhe ka përgatitur dhe ka botuar materialet e Agjensisë Kosova Pres e Radio Kosova e Lirë, në katër vëllime që arrijnë në 2200 faqe,
Në pension, tani në moshën 72 vjeçare, po vazhdon me vendosmëri për të shkruar dhe botuar për çdo vendbanim shqiptar në Ballkanin Perendimor. Çdo javë shkruan dhe hedh në internet 1-3 artikuj të till të shoqëruar edhe me foto që plotësojnë edhe më mire përmbajtjen, idetë dhe mesazhet që përcjell. Pastë suksese në vazhdimësi.
Të tri vëllimet :”Shtegtime nëpër Atdhe” kanë 800 faqe me format të madh 23X25cm me letër speciael dhe të gjitha faqet me ngjyra. Natyrisht në ato libra është derdhur mendimi, djersa e mundi i tij, por botimin e kanë mundësuar firma që nuk duan të publikohen për thjeshtësi e modesti.