Pavarësisë së Kosovës i kanë paraprirë shumë sakrifi ca dhe vështërsi të papërshkrueshme që të jetohet në liri
Nga Bashkim Hisari
Duke iu përgjigjur thirrjës së popullit për liri e paqe dhe për të ndërtuar një shoqëri që respekton dinjitetin njerëzor, afirmon krenarinë dhe synimet e qytetarëve për të përballuar trashëgiminë e dhimbëshme të së kaluarës, më 17 shkurt 2008, deputetët në Kuvendin e Kosovës, shpallën Kosovën Republikë demokratike, laike dhe multietnike, në parimet me standardet më të larta evropiane për të drejtat e njerut dhe mbrojtjes së barabartë sipas ligjeve.
Prej 16 vitesh, Kosova është shtet i pavarur dhe pasqyron vullnetin e popullit të saj, dëshirën e shqiptarëve për t’u integruar plotësisht në familjen euroatlantike. Pavarësisë së Kosovës i kanë paraprirë shumë sakrifica dhe vështërsi të papërshkrueshme që të jetohet në liri në shtetin e pavarur. Populli i Kosovës kujton rreth 55 mijë luftëtarë dhe 6200 dëshmorë që e dhanë jetën në luftë kundër nazi-fashizmit. Kujton Konferencën e Bujanit ku u vendosën themelet e shtetësisë së Kosovë. Kujton edhe krimet gjatë luftës së fundit në Kosovë, kur forcat serbe vrarnë 12 843 shqiptare, prej tyre 1 741 femra.dhe 1 396 fëmijë nën moshën 18-vjeçare dhe luftën e UÇK-së që me ndihmën e aleatëve ndërkombëtar e çuanë më tej vullnetin e popullit për liri, vetëvendosje dhe pavarësi.
Gjatë këtyre 16 viteve në liri ka pasur përparime të mëdha. Në Kosovë mbrohet pavarësia, kushtetutshmëria, ligjshmëria, paqja e siguria. Po bëhen ndryshime të mëdha demokratike, politike e shoqërore. Po zbatohen reformat në ekonomi dhe drejtësi. Po investohet dhe po shënohen rritje në ekonomi. Të drejtat dhe liritë e komuniteteve respektohen në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare. Kosova tani ka institucionet e saja, Forcat e sigurisë, policinë, doganën, prokurorinë, gjykatat, ligjet… Mëse 100 shtete e kanë njohur pavarësinë e saj. Popullit po i ofrohet një perspektivë e qartë për të ardhmen e tij europiane, për antarsim të plotë në Bashkësinë Euro-atlantike. Me Marrëveshjen e Ohrit të vitit 2023, Serbia u pajtua të vendosë marrëdhënie të mira fqinjësore me Kosovën në bazë të të drejtave të barabarta bazuar në Kartën e Kombeve të Bashkuara, ti njehë dokumentet, simbolet kombëtare, të zgjidhë mosmarrëveshjet me mjete paqësore, duke u përmbajtur nga kërcënimet dhe përdorimi i forces, të mos kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizatatë ndërkombëtare, mos të bllokojë përparimin e Kosovës në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian dhe të vazhdojë procesin e dialogut me Prishtinën që duhet të rezultoj me një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve të ndërsjella. Mirëpo, regjimi i Beogradit nuk po zbaton pikat e Marrëveshjes së Ohrit e as Marrëveshjet tjera që u arritën në kuadër të dialogut me Kosovën, lehtësuar nga BE dhe SHBA. Ndonëse shtetësia e Kosovës është e pandryshueshme dhe e padiskutueshme, krerët e regjimit serb, edhe 16 vjet pas shpalljes së pavarësisë, nuk e pranojnë ekzistencën e Kosovës si shtet sovran. Me forma të ndryshime dramatike, vazhdojnë fushatën agresive duke aluduar edhe përdorimin e forces kundër shqiptarëve dhe Kosovës. Me incidente po krijojnë tensione serioze dhe po rrezikojnë sigurinë në rajon. Kjo u dëshmua edhe me aktin e agresionit të Serbisë ndaj Kosovës në Banjskë më 24 shtator 2023, kur grupi terrorist paramilitar i pajisur e i trajnuar në Serbi tentoi të okupojë veriun e Kosovës. Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, me gënjeshtra fajson dhe kërcnon shqiptarët se po kryejnë veprime që përbëjnë “spastrim etnik”. Ai dhe pushteti i tij antidemokratik, po përdorin çdo mundësi që kanë, për të krijuar tensione dhe për ta bllokuar dialogun. Në prak të festimit të 16 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës dhe në kohën kur serbët shfaqnin pakënaqësi lidhur me vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për ta bërë euron si valutën e vetme për kryerje të pagesave, në katër qytete në veri të Kosovës përkatësisht në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, të banuar me shumicë serbe, janë parë disa grafite të reja me mesazhet “Kur të kthehet ushtria në Kosovë”, Brigada e Veriut jeton”, “Mos u shqetësoni, ne jemi këtu, po presim”, “Kosova është Serbi”, “Që nga 21.11. është detyrë e të gjithëve të rezistojnë në çdo hap” etj. Besohet se autorët e këtyre grafiteve që po përhapin urretje, kërcnojnë dhe krijojnë tensione, janë pjesëtarët e dy organizatave si “Brigada e Veriut” dhe “Mbrojtja Civile” që veprojnë në veri të Kosovës dhe numërojnë qindra anëtarë nga radhët e komunitetit serb. Qeveria e Kosovës, këto dy organizata i ka shpallur si organizata terroriste. Ditë më pare, nëpër hyrje të ndërtesave dhe rrugëve të ndryshime në veri të Kosovës, u shpërndanë fletushka që udhëzojnë serbët si tiu kundërvihen Policisë së Kosovës dhe administratës komunale: “ t’i gjuajnë me gjësende përfshirë edhe me kokteje molotovi, shërbyesit komunal të goditen me grusht” shkruan në këto fletushka që mbajnë mbishkrimin e organizatës “Mbrojtja popullore”.
Të gjitha këto dëshmojnë se regjimi i Beogradit po jeton jasht realitetit në Kosovë. Ka mospajtime me shumicën e shteteve të rajonit, Me manipulime dhe premtime të rrejshme ndaj një pjese të mirë të qytetarëve dhe me mbështetjen e mashtruesëve, hajdutëve, kriminelëve, grabitçarëve dhe hegjemonistvë për Serbinë e Madhe, vazhdonë të mbijetoj.