l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Masakra e Tivarit, 3770 shqiptarë të masakruar`

PARA 70 VJETËVE, MË 31.03. DHE 01 e 02 PRILL TE VITIT 1945 NË TIVAR BRIGADAT PARTIZANOÇETNIKE MASAKRUAN 3770 SHQIPTARË TË MOBILIZUAR NGA PUSHTETI JUGOSLLAV NE KOSOVË

Nga Sadri Kabashi

Veteranët e LANÇ të Kosovës dhe mbarë populli shqiptar përkujtojnë 70 vjetorin e tragjedisë se Tivarit krim Ushtarak Racist kundër Kombit Shqiptar ku me mija qindra regrut Shqiptar te pa Armatosur u masakruan ne Tivar me 31 mars dhe me 1dhe 2 prill te vitit 1945 vetëm e vetëm qe ishin Shqiptar.

Me 28 shtator 1942 ne Ramjan formohet aradha Partizane e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare te Kosovës ne krye me Komandant Fadil Hoxha dhe nga data 28 prill 1943 Komandant I shtabit kryesor për Kosovë e Dukagjin I lidhur direkt me shtabin supreme te Jugosllavisë.
Me 31dhjetor 1943 si dhe me 01dhe 02 janar te 1944 u mbajt Konferenca e Bujanit ku u aprovua Rezoluta Historike e Bujanit ku vendoset qe pas përfundimit te Luftës se dytë Botërore Populli Shqiptar te Vendos për Vetëvendosje qe Kosova ti bashkëngjitet Republikës se Shqipërisë ose te vendos qe Kosova te formohet si Republikë e pavarur me kusht qe edhe Shqiptaret me popullin e Jugosllavisë te marrin pjesë ne Luftën e përbashkët kundër okupatorit Nazifashist dhe bashkë punueseve te tij. Një moment te rëndësishëm te Konferencës se Bujanit përbën zgjedhja e Këshillit Nacionalçlirimtar – e Kuvendit te Kosovës i cili do te ishte organi ma i lart Politik përfaqësues i Lëvizjes Antifashiste Nacionalçlirimtare ne Kosovë si dhe organi më i lart i pushtetit .

Këshilli përbëhej nga 51 anëtare ,nga te cilët 43 Shqiptar dhe te tjerët serb dhe Malazez edhe përbërja këtij forumi pasqyronte përbërjen dhe strukturën Kombëtare te Popullsisë ne Kosovë. Në Konferencë u formua kryesia – Qeveria prej 9 anëtareve : Mehmet Hoxha Kryetar, Rifat Berisha dhe Pavle Joviqeviq Nënkryetar , Hajdar Dushi Sekretar,Fadil Hoxha ,Zekiria Rexha , Millan Zeqar si dhe Ali Shukria anëtar. Në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare morën pjesë 9 Brigada me 53 mijë Partizan e Partizane nga te gjitha viset e Kosovës ,mbi 35 mijë Luftëtar nga Kosova e viset tjera shqiptare luftuan ne ndihmë te popullit te Jugosllavisë ,për Çlirimin e Sanxhakut deri ne Vishengrad te Bosnjës. Nga Kosova dhanë jetën mbi 6 mije Dëshmor ne Luftë kundër Nazifashizmit.

Pas Konferencës se Bujanit përfaqësuesit e Shtabit Suprem te Jugosllavisë dhe te Komitetit qendror te Partisë Komuniste te Jugosllavisë Sfetozar Vukmanoviq Tempo dhe Millovan Gjillas i kundërshtojnë vendimet e Konferencës se Bujanit, duke marr masa kundër pavarësisë te shtabit kryesor te Ushtrisë Nacionalçlirimtare te Kosovës ne Krye me Komandant Fadil Hoxhen. Shtabi Kryesor I Ushtrisë Nacionalçlirimtare te Kosovës I cili ka Organizuar Luftën Nacionalçlirimtare ne Kosovë dhe rrafshin e dukagjinit, ka qenë pavarur për organizimin e Luftës , marrjen e vendimeve Luftarake e Politike për interes te Çlirimit nga Okupatori Nazifashist dhe Okupimi Shekullor te Popullit Shqiptar.



Shtabi Suprem I Ushtrisë Nacional Çlirimtare dhe Aradhave Partizane te Jugosllavisë me aktin tepër sekret nr 74 te dt.05.09.1944, me propozimin e udhëheqësise se Serbisë merr vendimin për riorganizimin – degradimin e Shtabit kryesor te Ushtrisë Nacionalçlirimtare te Kosovës, i cili ka qenë I lidhur direkt me shtabin supreme te Jugosllavisë, riorganizohet dhe dekretohet si Shtab operativ – ekzekutues dhe vihet nenë Komandën e shtabit kryesor te Serbisë.

Me urdhër te Shtabit Suprem te Jugosllavisë urdhëresa tepër sekrete numër 30 te datës 08.02.1945 me propozimin e udheheqesise se Serbisë për komandant te Shtabit Operativ për Kosovë e Dukagjin ne vend te Fadil Hoxhës caktohet Kolonel Sava Derleviq, komisar nënkolonel Gjuro Medenica Kryeshef i shtabit Duklan Vukotiq.

Komandanti I Shtabit Operativ I Kosovës Sava Derleviq urdhëron – dërgon një urdhëresë tepër sekrete divizioneve 41, 46, e 52 dhe grupit te brigadave ne zonën ushtarake te Kosovës – urdhër tepër sekret I datës 20 mars 1945 me te cilin urdhëron mobilizimin e rekruteve Shqiptar ne regjionet e Kosovës si dhe dërgimin e tyre ne Prizren. Ishte planifikuar mobilizimi me regjione : Ferizaj 2200, Prizreni 1200 Peja 900 Mitrovica 1400 Prishtina 1500 te mobilizuarit rekrutet Shqiptar i kanë caktuar ne Eshallona – Kolona për udhëtim Prizren Kukës Shkodër Tivar me këto data Udhëtimi : Eshalloni Kolona e pare me 24 mars 2600 veta , kolona e dytë 26. Mars 2400 Veta ,kurse kolona e tret me 27 mars 1945, 2700 veta (regrut).

Me Urdhëresë te Komandantit te shtabit supreme te ushtrisë nacionalçlirimtare te aradhave Partizane të Jugosllavisë urdhëresa tepër sekrete me numër 31 e datës te 08.02.1945 me propozim te udhëheqjes se Serbisë ne Kosovë dhe rrafshin e Dukagjinit shpallet gjendja ushtarake e jashtëzakonshme dhe te gjitha kompetencat ushtarako administrative i merr pushteti i dhunshëm ushtarak ne krye me komandantin ,Kolonel Sava Derleviq. Kundër këtyre vendimeve për ndryshimin ne shtabin kryesor te Kosovës dhe për shpallej e gjendjes se jashtëzakonshme , ndryshimin ne kuadrat Komanduese ka kundërshtuar Fadil Hoxha ,por nuk kishte përkrahje prej udheheqesise se Komitetit Krahinor te Partisë Komuniste.

Pas këtyre Ndryshimeve ne Shtabin kryesor te Ushtrisë Nacionalçlirimtare te Kosovës dhe shpalljen e gjendjes se jashtëzakonshme ushtarake, përgatiten plane për hakmarrje kundër popullit Shqiptar ne Kosovë. Sava Derleviq, Spasoje Gjakoviq shef te sigurimit Shtetëror për Kosovë me bashkëpunëtoret e vet organizuan mobilizimin e shqiptareve ne mars te vitit 1945 si u cek edhe me par dhe ne te gjitha komandat e vendit te rretheve te Kosovës dhe për çdo rreth caktuan numrin e rekruteve –Ushtareve për mobilizim .
Qendra e tubimit te mobilizuarve Shqiptar caktohet Prizren,ne Prizren te mobilizuarit Shqiptar nuk I veshën me uniforma Ushtarake as nuk I armatosen ,bile edhe ata qe ishin te armatosur I urdhëron ti dorëzojnë armët me arsyetim se gjoja do te armatosen me arme moderne me te cilat dispononte armata ne brigadat plotësuese dalmatin ne Kroaci e pjesë te tjera te Jugosllavisë. Është interesant me konstatuar se ne ketë mobilizim ne pranverë te vitit 1945 nuk ishin përfshirë kombe tjera dhe nuk ka qen i mobilizuar as një serb e as një malazez apo ndonjë etnitet tjetër por janë mobilizuar vetëm rekrut te kombit Shqiptar siq shkruan Azem Xani i cili ka përjetuar masakrën e Tivarit.

Ne përcjellje te mobilizuarve Shqiptar gjatë udhëtimit Prizren Kukës, Shkodër Ulqin Tivar ka marr pjesë Brigade e dhjet Malazeze e cila është sjell me Shqiptar te mobilizuar si me robër lufte ,me torturime Ofendime kishte raste edhe me pushkatime duke filluar nga kalimi I kufirit te Kosovës gjatë gjithë rrugës deri ne Tivar. Në përcjellje te kësaj marshute nuk kishin marr pjesë brigadat Kosovare , te cilat ne at kohë ishin te angazhuara ne Luftën e Sremit dhe ne pjesët tjera te Jugosllavisë , as brigadat Partizane Shqiptare te Shqipërisë te cilat pas Çlirimit te Kosovës ne nëntor te vitit 44 kanë shkuar ne sanxhak e Bosnjës deri ne Vishengrad ne Luftë kundër Nazifashizmit Gjerman.

Pasi marshuta e mobilizuar me Shqiptar kishte arritur ne qendër te Tivarit afër Monopolit te Duhanit nje pjese janë burgosur ne zyrat e Monopolit dhe nje pjese e tyre janë vendosur ne oborrin e Monopolit ne sipërfaqe rreth 30 ari , pjesa tjeter ne rrugen kryesore te Tivarit para nderteses së Monopolit dhe janë urdhnue të gjithë të mobilizuarit shqiptar te ulen dhe ti lidhin duart mbas qafe . Ushtaret e Brigades 10 Malazeze me paramilitar dhe popullate te angazhuar janë larguar nga kollona e oborri i Monopolit afer 150 metra , dhe pasi është dëgjuar nji eksplodim- sinjal per te shti me arme kishte filluar pushkatimi dhe masakra ndaj Shqiptareve e cila kishte zgjat nji orë e 50 minuta qysh deklarojnë te përjetuarit e kësaj tragjedie.

Sipas shënimeve te Azem Hajdinit – Xani nga Dashefci I Skenderajt I mbijetuar I masakrës se Tivarit nga Prizreni janë nisur ne Tivar 4580 Shqiptar, sipas këtij për ketë numër i kishte informuar eprori Ushtarak qe kishte Organizuar Marshuten . Pas masakrës vazhdon aj kur ishim rigrupuar dhe rirreshtuar dhe është bërë numërimi I mbijetuarve ne numërim kanë marr pjesë dy Oficer malazez dhe dy Shqiptar qe quheshin Hakiu nga Vushtrria dhe Smajl Luboveci. Ne ketë numërim janë konstatuar qe kishin shpëtuar 810 mbijetuar Shqiptar qe ishin te rreshtuar. Gjithnjë sipas shënimeve te mbijetuarit Azem Hajdinit vrasjet e Shqiptare dhe torturat kishin Filluar qe nga kufiri Kosovë Shqipëri , duke i ftuar Shqiptaret me ndikim natën ne Shtab gjoja ne bisedë informative – konsultive dhe me pas duke I likuiduar .Me ketë rast këtij plani I shpëtuan : Bajram Zuka dhe Rrustem Ahmeti nga Likoshani I Drenasit.

Një e moshuar e Familjes Radun Kerxhqit ne tivar ka shpetuar – fshehur ne podrumin e shtëpisë se vet disa shqiptar dhe im ka shpetuar nga maskra .Kur është dal jashtë shtëpisë se saj e kishte parë një numër të madh të shqiptareve qe ishin vrarë afer shtëpisë se saj me oborr e bashqe .Ajo prej atij momenti është smuar psiqikisht dhe gjithë jetës së saj ka mbetur duke vajtuar dhe kukatur.

Vrasjet kanë vazhduar edhe me 1 e 2 prill 1945 , por disa kanë arritur te shpëtojnë neper ara shtalla te bagtive dhe maleve te Tivarit. SHVLAN të Kosovës nuk disponon numrin e saktë të personave të pushkatuar me datë 31 mars 1945 dhe as me numrin qe kanë shpëtuar nga masakra , pasi nuk disponon me regjistrat të mobilizimit dhe as te pushkatimit shqiptar , keto regjistra me emra i ka zhdukur regjimi i asaj kohe.

Tortuart vrasjet e tjera kunder popullit shqiptar fillojnë me 1342 kur Car Dushani – perandor i serbisë e Aprovon Kodin – Ligjor penal dhe me nenin 6 të këtij kodi e parasheh konvertimin e shqiptareve ne fenë ortodokse serbe. Me nenin 6 te këtij kodi përcaktonte ne mënyre të prere ndëshkimin e besëtareve llatin –shqiptar qe autoritet kishtare serbe do ti kthen keta besmtar shqiptar në besimin ortodoks serb . Nese nje shqiptar i besimit katolik nuk pranonte te konvertohet ne fenë ortodoks serbe do te pushkatohet dhe pasuria do te konfiskohet . Po me nen 6 Prandori Dushan i jepet e drjeta qe te asgjësoj te gjithe shqiptaret nga shteti i tij e pasuria do te konfiskohet dhe do ti dhurohet kishes ortrodkse serbe . Vazhdojnë krimet kunder shqiptareve me 1878 ne regjionin i Nishit Leskovcit e Prokuples e Vranje per tri dite janë dëbuar nga shtepit e tyre duke i maltretuar , vrasje , djegje te shtëpive shqiptare 750 fshtra shqiptare te ketyre regjioneve.

Ka pas raste kur nana nuk ka pas mundesi me marr femijen e vet duke i shpetuar fëmijët e vet të tjere . Vazhdojne krimet serbe kunder shqiptareve 1912 , 1918 ,1924,1944 dhe 1945 maskra e Tivarit .Edhe Qubrilloviqi me amadamentin famëkeq te viti 1939 e i plotësuar me 1944 pat planifikuar qe te zhduk popullin shqiptar ne Kosove dhe ne viset e tjera te ish Jugosllavisë, por fal qenderses dhe sakrificës se tyre ne luftë kundër pushtueseve shekullor Qubrilloviqijane për likuidimin e popullit shqiptar dështoj – nuk u realizua. Pengesa për realizimin e memorandumit me datë e vite janë : kapitullimi i ish jugosllavise me 7 prill 1941, kapitullimi i çetnike te Drazha Mihajloviqit ne shtator te vitit 1944 , fitorja e Luftës ANÇ të Kosovës viti 1944 , kapitullimi i Milosheviqit fitorja e UÇK-së dhe Natos te cilet e çliruan Prishtinën 12 qershor 1999 e pastaj edhe viset tjera te kosoves.

Gjate okupimit të Kosovës nga regjimi i Milosheviqit 1990 qershor 1999 ku janë vrar mbi 10000 shqiptar ne kosovë të pafajshem pjesa dërmuese e tyre civil , vazhdon shpërngulja dhe pastrimi etnik ne Kosovë. Pasi nuk paten sukse bisedimet ne Paris- Rambuje me 24.03.1999 filluan bombardimet e Natos kunder bazave serbe ne kosovë e serbi e vazhduan 78 dite deri 10 qershor 1999 , ne bombardimet e natos ne serbi nen komanden e Gjen. Vsli Klark ka marr pjesë edhe piloto shqiptaro amerikan Lekë Buçaj i cili per çdo dy ditë bombardoj bazat serbe nga 10 deri ne 12 ore arreoplanet fultarak te Natos.

Gjatë udhëtimit ne tivar rekrutet e mobilizuar janë keqtrajtuar dhe janë pushkatuar ata si janë laguar nga Kolona edhe per me pi uje neper prrocka afer rruges janë pushktuar. Ketë e vërteton edhe komisari politik i divizionit të dytë në Shkoder Arif HASKO i cili thotë: Shkova i pashë rekrutet shqiptar nga Kosova të rrahur , te lodhur te rraskapitur disa te lidhur ne duar rreshtoheshin nga malazezet e armatosur anash te ngitur Mitrolozet.
Për ketë rast organe ushtarake ne shkoder i kanë informuar organet politike e ushtarke ne Tiranë kurse Shefqet Peqi pergjegjes ushtarak i shqiprisë e informon Koci Xoxen person numer dy ne Komitetin Qendrore të Partisë Komuniste të Sqiperisë per rastin e rekruteve kosovar-shqiptar dhe torturat e brigadave Partizano Qetnike Malazes kunder rekruteve shqiptar ne vazhdim Koci Xoxi i pergjigjet Shefqet Peqit me keto fjalë :Mos te behet kaq shum merak per ca basha buzuk te Rexhep Mitrovicës te cilet nuk kane pasur lidhje me vullnetaret-Ballistat e Rexhep Mitrovicës dhe Xhafer Dedës të cilët me 1943 , 1944 kanë torturuar Komunistata dhe simpatizantët e LNÇ-së ne Pejë we Tiranë.

Me ketë rast vullnetaret e Rexhep Mitrovicës janë penguar nga paria e Gjakovës dhe nuk i kanë lejuar te kryhen asnjë torturë dhe krime kundër Komunisteve dhe simpatizantëve të LNÇ me arsyetim se ne qofte se ka nevojë na i gjykojmë dhe rregullojmë këto punë vet , e ju vullnetar te Rexhep Mitrovicës mundësin te udhëtoni rrugës se shtetit ne drejtim kah jeni nisur pa hyrë ne qytetin e Gjakovës.
Nje numer i rekruteve Kosovare te cilet kanë shpetuar nga pushkatimi i maskres se Tivarit janë dorzuar organeve Ushtarko policore te shqiperisë nje numer prej tyre janë burgosur dhe janë dorzuar Brigades X Malazeze , kurse nje numer i rekruteve janë liruar dhe ju ka dhene mundesia qe te kthehen ne Kosove .Kjo krejt është mbaruar nga eproret ushtarak e policor të Shqipërisë.

Ngjarjet e masakrës se Tivarit i vërtetojnë dëshmitaret qe kanë qenë prezent qe me deklaratat e veta si Halil Hasani nga Uça e Istogut dhe Azem Hajdini nga Dashefci i Skenderajt i cili 09.11.1966 me nje shkrese iu drejtua komitetit komunal të Mitrovicës Komitetit Krahinor , Komitetit qendrore të Jugosllavisë dhe oraganeve shtetërore me kërkesën e tij për zbardhjen e masakrës se Tivarit . por përgjigjeje nuk ka marr asnjëherë.

Ekzekutimin e Masakrës se Tivarit e vërteton edhe një raport zyrtar i Shtabit Operativ i Kosovës ku ne mes te tjera thuhet : Janë ra bomba nga te gjitha anët është shti me te gjitha armët nga te gjitha anët , duke i shti me arme edhe këshilltar , punëtor shëndetësor me një fjalë të kush ka qenë prezent ne at moment dhe ka qenë i armatosur.
Te shtënat me arme janë ndërprere vetëm atëherë kur askush nuk është quar ne këmbe dhe nuk kanë lëvizur asnjë. Ne ketë ngjarje ka qene prezent Komandati dhe komisari i Brigades X malazeze gati te gjithë përfaqësuesit e institucioneve Ushtarako civile te cilët kanë me seli ne Tivar . dhe shume prej tyre kanë qenë aktiv duke shtëna me arme drejtë shqiptareve. Këshilli popullor i Krahinës Autonome te Kosovës dhe Metohise me shkresën nr. 2585 datë 12.11.1955 ka kërkuar nga Gjygji Suprem Ushtarak i RF të Jugosllavisë , informatën ne lidhje me masakrën e Tivarit.

Gjygji Suprem ushtarak i RSFJ Gjykatësi hetues Kolonel Zvonimir Ostiq me shkresën numër 556 /56 te dates 06.02.1956 i informon organet krahinore te Kosovës ne lidhje me masakren e Tivarit shres me këtë përmbajtje:Sa me kujtohet , pjestaret e brigades se 10 malazeze i percollen shqiptaret e mobilizuar per ne Tivarin e ri, me qellim qe tejav dorzoj perfaqsuesve te divizionit te 10 jet sulmues Dalmatin . Ne tivar u shkaktuan incidente. Me kete rast vdiqen ose u lenduan nji numer i madh i shqiptarve . Pasi e kreva detyren i paraqita raportin kryetarit te Gjykates Supreme Ushtarake , dhe si me kujtohet se disa shok nga shtabi i brigades se 10 malazeze jan përgjigjur per veper penale e disa ne meny disiplinore . Ngjarja qe ka ndodhur afer Dubrovnikut ne muajin prill 1945 ku esht fundosur Anija me qindra Shqiptar te mobilizuar eshte e natyres tjeter. Unë nuk i kam kryer hetimet për këtë rast ,por me eshtë e njohur se fjala është për rast fatkeqësie – Kolonel Zvonimir Ostiq. Arsyetimi ka qenë mobilizimi i shqiptarëve per plotësimin e brigadave Dalmatine , Kurse qëllimisht kanë qen vetëm pjesëtar te nacionalitetit Shqiptar me qellim te keq qe ti masakronin dhe likuidonin ,persekutonin me datën 31.03 si dhe me datën 01, 02 te muajit 04. Te vitit 1945.

Ne saje te luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare te Kosovës , populli shqiptar i Kosovës u rreshtuar ne anë te Bllokut Antifashist – aleat Amerika Britania Rusia etj. E nuk e përjetoj tragjedinë e popujve, Kombeve te ish Jugosllavisë qe u shpallen bashkië punëtor te Okupatorit Nazifashist si Gjermanet fokdojqit e Vojvodinës një numër i Hungarezeve dhe Shqiptareve te Qamerise ne Greqi qe u dëbuan me dhunë nga trojet e veta duke io shfrytëzuar – arsyeje vendimet e Rusvelldit , Qerqillit e Stalinit , qe ato kombësi te cilat e kishin përkrah Nazifashizmin Gjerman gjatë Luftës se Dytë botërore pas përfundimit te Luftës këta mos ta kenë asnjë drejt për Shtet.

Me 12 qershor 1999 Ushtria Çlirimtare e Kosovës me trupat e NATO e liruan Prishtinën si dhe te gjitha viset tjera te Kosovës, me 17.02.2008 Kosova u shpall Shtet Sovran pavarur i pranuar nga 108 Shtete te botes Demokratike . Me 15 Qershor 2008 u aprovua Kushtetuta e Republikës se Kosovës . Tani na mbetet Obligim i te gjitha strukturave Politike i gjithë popullit Shqiptar te punojmë për shtet dhe Unitet e mos te lejojmë kurrë ma te përsëritet ato si ne Tragjedinë e Tivarit e tjera të cilat i përjetoj gjatë historisë.

 



Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes