Forcat Ajrore Shqiptare u krijuan zyrtarisht me 24 prill 1951
Nga Gjin MUSA
- Forcat Ajrore Shqiptare janë një forcë me një histori shumë krenare. Lista e dëshmoreve është fatkeqësisht e gjate por është e rëndësishme që ata pilotë që flijuan jetën e tyre për atdheun, të mos harrohen
Shteti shqiptar bëri përpjekje të shumta për krijimin e armës së aviacionit luftarak, por për arsye politike një gjë e tillë nuk u arrit dot deri mbas Luftës së Dytë Botërore.
Në vitin 1945 një grup ish-partizanësh filloi përgatitjen për pilotë luftarakë në shkollën e aviacionit jugosllav. Ky grup përbëhej nga Niko Hoxha, Edip Ohri, Fahri Bubësi, Pertef Myftari, Ibish Vokshi, Zyhdi Rada, Sazan Xhelo, Irakli Grazhdani, Masar Aga, etj.
Pas prishjes së marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë, grupi e vazhdoi përgatitjen në Bashkimin Sovjetik.
Forcat Ajrore Shqiptare u krijuan zyrtarisht me 24 prill 1951. Avionët e parë ishin avionë sovjetikë të prodhuar mbas Luftës së Dytë Botërore Yak-18 dhe fillimisht u dislokuan në Laprakë në periferi të kryeqytetit të Shqipërisë, Tirana. Pak vite më vonë, Forcat Ajrore Shqiptare do të pajiseshin edhe me avionë luftarakë reaktive. Skuadrilja e parë me avionë luftarakë MiG-15Bis, kodi i NATOs ‘Fagot‘ e titulluar “Peza” u krijua në vitin 1955. Kjo skuadrilje u dislokua në aeroportin e Kuçoves.
Në vitet e mëvonshme, në kuadrin e ndihmës ushtarake nga Bashkimi Sovjetik, Forcat Ajrore Shqiptare do të pajisen edhe me avionë luftarakë të tipeve MiG-17, kodi i NATOs ‘Fresco‘ dhe MiG-19, kodi i NATOs ‘Farmer‘, dhe në fillim të viteve 70-të edhe me avionë luftarakë MiG-21 të prodhimit kinez. Avionët luftarakë që erdhën nga Kina kishin marka prodhimi të ndryshme nga ata sovjetikë, por në Forcat Ajrore Shqiptare, ata u njohën gjithmonë me markën sovjetike të prodhimit.
Në qershor 1957 u krijua regjimenti i parë transportues i pajisur me helikopterë Mi-1 (3 copë), helikopterë të rinj Mi-4 (3 copë) si edhe disa avionë me helikë Yak-18 dhe PO-2. Në vitin 1967 ky regjiment u zgjerua në kapacitet me ardhjen e 30 helikopterëve Mi-4.
Dëshmorët që ranë në krye të detyrës
Forcat Ajrore Shqiptare janë një forcë me një histori shumë krenare. Lista e dëshmoreve është fatkeqësisht e gjate por është e rëndësishme që ata pilotë që flijuan jetën e tyre për atdheun, të mos harrohen.
Pilotët që ranë në krye të detyrës
- Vasil Nikollë Trasha
- Hektor Eftim Lako
- Sokrat Gori Basha
- Niko Selman Hoxha
- Stilian Vani Tanku
- Jovan Kacorri
- Muharrem Murat Hida
- Refit Asllan Jazo
- Kaso Salo Petoshati
- Shyqyri Aziz Balla
- Hazbi Ramadan Serani
- Islam Mani
- Bego Isa Hoxha
- Dhimitër Spiri Robo
- Veiz Halil Kovaçi
- Sefedin Hasan Tomçini
- Vasil Thoma Noni
- Shpëtim Selman Sula
- Armando Liman Gjoka
- Sabri Shefki Toçi
- Luto Refat Sadikaj
- Ndue Mëhill Logu
- Haki Abaz Skuqi
- Jorgji Fane
- Agron Hasan Galanxhi
- Enver Osman Haka
- Pandeli Jorgo Zhupa
- Tafil Njazi Agai
- Vangjel Vangjel Postoli
- Veledin Delo Resuli
- Eduard Qiriako Kostëdhima
- Fluturim Qani Molla
- Idriz Ibrahim Hoxha
- Jani Tarifa
- Ibish Vokshi, vrarë në Jugosllavi
- Qemal Mërtiri, vrarë në Rusi
- Vangjel Çondi, pilot i helikopterit Bell 222U i rrezuar ne detin Adriatik
- Demush Heba, pilot i helikopterit Bell 222U i rrezuar ne detin Adriatik
- Qemal Koni, inxhinier i helikopterit Bell 222U