Reagon i dërguari i posaçëm i Presidentit amerikan Donald Trump, Richard Grenell
I dërguari i posaçëm i Presidentit amerikan Donald Trump, Richard Grenell, ka reaguar pas protestës së 17 tetorit në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, ku mijëra qytetarë u mblodhën në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.
Grenell ka shpërndarë një video nga protesta dhe ka shkruar: “Haga është jashtë kontrollit. Kjo është ajo që ka bërë Jack Smith.”
Në një tjetër reagim, ai shton:
“…edhe në Tiranë”, duke nënvizuar se kjo ishte një nga protestat më të mëdha të mbajtura kundër proceseve në Gjykatën Speciale, pas atyre në Prishtinë dhe Hagë. Ai ka komentuar kështu protestën në Tiranë kundër Gjykatës Speciale.
Ky reagim tregon se protestat për drejtësi ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së po marrin vëmendje ndërkombëtare, veçanërisht nga figura të rëndësishme politike në SHBA.
Mediat ndërkombëtare jehonë protestës në Tiranë:
Mijëra njerëz u ngritën kundër gjykatës së mbështetur nga BE,
ndjek penalisht ish-luftëtarët e UÇK-së
- Thirrjet e mijëra shqiptarëve të mbledhur në sheshin ‘Skënderbej’me 17 Tetor 2025 bënë jehonë në mediat ndërkombëtare. Mediat shkruajnë se qytetarët protestuan kundër Gjykatës Speciale të Hagës, që mbështetet nga BE, për gjyqin e padrejtë ndaj ish-krerëve të UÇK.
Zëri i mijërave qytetarëve që u mblodhën pasditen e së premtes në Tiranë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Kosovë bëri jehonë ndërkombëtare. Mediat e huaja si Associated Press, The Telegraph, Neë York Post apo Ëashington Post kanë shkruar për thirrjet që u bënë për drejtësi ndaj gjyqit të padrejtë që po iu bëhet Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Associated Press shkruan se qytetarët u mblodhën në kryeqytetin e Shqipërisë për të protestuar kundër Gjykatës Speciale të Hagës të mbështetur nga BE, duke e cilësuar si të njëanshme, dhe që ndjek penalisht ish-luftëtarët e tyre që zhvilluan luftën e viteve 1998-1999 për pavarësi nga Serbia.
“Demonstrues nga Kosova dhe vende të tjera evropiane mbushën sheshin kryesor Skënderbej në Tiranë në mbështetje të ish-udhëheqësve të arrestuar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ose UÇK-së — një ish-grup guerilas i shqiptarëve të Kosovës që udhëhoqi luftën për pavarësi. Shumë prej tyre mbanin flamuj kombëtarë shqiptarë dhe të UÇK-së, ndërsa një grup ish-luftëtarësh dhe disa të rinj ishin të veshur me uniforma të UÇK-së. Disa këndonin këngë për UÇK-në dhe lirinë.”, thuhet në artikull.
Mediat theksojnë gjithashtu se protesta nuk ishte politike dhe se “u organizua nga shoqata e veteranëve e njohur si OVL-UCK dhe u mbështet nga qeveria dhe kryeministri i Shqipërisë, nën moton: “Liria ka një emër. Drejtësi për çlirimtarët.”
Vihet theksi edhe te prezenca e ish-presidentit Aleksandër Moisiu.
“Alfred Moisiu, 95 vjeç, ish-presidenti i Shqipërisë, ishte gjithashtu i pranishëm dhe bëri thirrje për drejtësi, duke thënë se të pandehurit “janë ndaluar pa prova, me akuza të sajuara”.
Përmendin gjithashtu edhe numrin e shqiptarëve të vrarë gjatë luftës dhe tensionet që vijojnë ende me Serbinë.
“Gjykata dhe një zyrë prokurorie e lidhur me të u krijuan pas një raporti të vitit 2011 nga Këshilli i Evropës, një organ i të drejtave të njeriut, që përfshinte akuza se luftëtarët e UÇK-së trafikuan organe njerëzore të marra nga të burgosurit dhe vranë serbë dhe bashkëqytetarë shqiptarë etnikë. Akuzat për marrjen e organeve nuk janë përfshirë në aktakuzat e lëshuara nga gjykata.
Dy ish-anëtarë të tjerë të UÇK-së janë dënuar tashmë nga gjykata. Gucati dhe një zyrtar tjetër i UÇK-së u dënuan gjithashtu nga gjykata për kërcënim të dëshmitarëve dhe pengim të drejtësisë.
Rreth 11,400 njerëz, kryesisht shqiptarë etnikë, vdiqën gjatë luftës , përpara se një fushatë bombardimi e NATO-s ta detyronte Serbinë të tërhiqte trupat e saj nga Kosova dhe t’ia dorëzonte kontrollin e ish-provincës së saj Kombeve të Bashkuara dhe NATO-s.
Kosova shpalli pavarësinë e saj nga Serbia në vitin 2008, e cila u njoh nga Shtetet e Bashkuara dhe pjesa më e madhe e Perëndimit, por jo nga Serbia apo aleatët e saj Rusia dhe Kina. Tensionet midis Kosovës dhe Serbisë mbeten të larta”, thuhet në artikullin e Associated Press.
Dy protesta të tjera u organizuan këtë vit nga veteranët e UÇK-së, njëra në Prishtinë më 7 gusht dhe tjetra në Hagë më 14 shtator, një ditë para se të fillonte seanca dëgjimore e dëshmitarit të parë të mbrojtjes, ish-ndihmës sekretarit të shtetit të SHBA-së, James Rubin.
Ish presidenti Moisiu: Qarqet serbo-ruse fabrikuan akuzat për
ish krerët e UÇK-së! Nuk mund të nëpërkëmbet gjaku shqiptar
Ish presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ishte i pranishëm në protestën që u mbajt në sheshin “Skënderbej” në Tiranë m⌂ 17 Tetor 2025, në mbështetje të ish krerëvë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po gjykohen në Hagë.
Në fjalën e mbajtur nga podiumi i tubimit, Moisiu tha Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe Kadri Veseli kanë bërë detyrën më të lartë që njeh historia bashkëkohore: çlirimin e Kosovës dhe mbrojtjen e popullit të vet.
Për ish presidentin shqiptar, akuzat ndaj liderëve historikë të UÇK-së janë të fabrikuara nga qarqet serbo-ruse, por bëri thirrje që të mos lejohet nëpërmkëmbja e gjakut të dëshmorëve shqiptarëe të rënë për lirinë e Kosovës.
“Të dashur qytetarë të Tiranës, Shqipërisë dhe Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Preshevës dhe Malit të Zi, të dashur bashkëkombës, sot jemi mbledhur këtu në zemër të Tiranës. Jemi mbledhur për të mbrojtur dinjitetin kombëtar, për të ngritur zërin kundër padrejtësisë që po u bëhet bijve më të mirë të Kosovës dhe të kombit shqiptar, luftëtarëve të UÇK-së, që luftuan për lirinë e atdheut. Në vitin 2022, bashkë me presidentin Rexhep Meidani, Bamir Topi, Pandeli Majko, në dhomat e paraburgimit për të takuar personalisht presidentin Thaçi, me Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin, në bisedë me këta burra kuptova dhe pashë se ata trima nuk ishin të frikësuar, por burra të vërtetë, qëndronin të qetë, të gatshëm për t’u sakrifikuar për të pasur luftën e UÇK-së pa njollat që padrejtësisht duan t’i japin ata që nuk i njohin mirë shqiptarët. Ata kanë bërë detyrën më të lartë që njeh historia bashkëkohore: çlirimin e Kosovës dhe mbrojtjen e popullit të vet. Unë besoj se drejtësia do të bëjë detyrën e saj dhe do të jetë në krahun e katër vëllezërve të UÇK-së. Janë burgosur pa prova, me akuza të fabrikuara në qelat e errëta serbo-ruse. Dua të theksoj se lufta e UÇK-së u mbështet fuqishëm nga NATO dhe SHBA, dhe nga partnerët e rëndësishëm perëndimorë. Komandantët udhëheqës të UÇK-së, dëshiroj të them se shqiptarët historikisht njihen si luftëtarë, por në tre raste janë shqiptarët që kanë luftuar për veten: në kohën e Skënderbeut, gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe UÇK. Të dashur miq, është koha të mos heshtim, por të ngremë zërin sa më lart për të ngritur vendin tonë. Nuk mund të pranojmë të nëpërkëmbet gjaku i shqiptarëve. Liria e Kosovës nuk është dhuratë, është fituar me gjak, me sakrifica dhe vendosmëri. I bëj thirrje drejtësisë të tregojë veten për t’u bërë mësim të gjithëve. Lavdi dëshmorëve të UÇK-së, liri luftëtarëve të UÇK-së”,- tha Moisiu.