Kryesia e OBVLP uron gjenerallejtënant Kingjin për mandatin e dytë në drejtimin e Shtabit të Përgjithshëm
• Në vlerësim të aftësive dhe vlerave të spikatura si ushtarak me një karriierë të shkëlqyer, të vlerave njerëzore, intelektuale dhe profesionale, Kryesia e OBVLP shpreh bindjen se gjeneralmajor Kingji është personi i duhur për të drejtuar Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, sipas standardeve të NATO-s
Më 11 gusht 2025, në një ceremoni zyrtare, Presidenti Begaj, dekretoi Gjeneral Lejtnant Arben Kingji në detyrën e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për një mandat të dytë.
“Ceremonia nisi me ekzekutimin e Himnit Kombëtar dhe vijoi me leximin e dekretit të Presidentit të Republikës për emërimin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm në mbështetje të Kushtetutës dhe ligjit “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, njoftoi zyra për shtyp e Presidencës.
Pas leximit të dekretit, Gjeneral Lejtnant Arben Kingji bëri betimin me dorën mbi Kushtetutë.
Në ceremoninë e betimit të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm mori pjesë Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, Zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm, si dhe komandantët e forcave dhe strukturave të tjera të Forcave të Armatosura.