Kolonel Trifon LLUPO
Nënkryetar i OBVLP

Në shkrimin e botuar në Fletushkën “Kushtrim Brezash”(Përçarje brezash), nga nënkryetari i Komitetit Kombëtar të OVP të LANÇ të Popullit Shqiptar, Vladimir Marashi, veç të tjerash ka shpifje monstruoze edhe për OBVL, e krijuar para 30 vitesh me nismën e një grupi prej 64 personalitetesh, gjeneralë dhe luftëtarë, figura politike të respektuara, por fatkeqësisht të dënuar nga regjimi komunist.
Në këtë grup bënin pjesë figura politike të respektuara që kishin qenë drejtues të reparteve partizane e ministra, siç ishin: Dr.Ymer Dishnica, gjeneral Rrahman Parllaku – Hero i Popullit dhe Nderi i Kombit, Kiço Ngjela, Manol Konomi, Fadil Paçami, Maqo Çomo, gjeneralët: Nexhip Vinçani, Sadik Bekteshi, Muhamet Prodani, Skënder Malindi dhe Ernest Jakova; luftëtaret e shquara, drejtuese në luftë e aktiviste të OBVL: Selfixhe Broja(Ciu), Zenepe Golemi(Ashiku), Liri Belishova,Vera Ngjela (Pojani) e disa të tjera, por fatkeqësishttë dënuara nga regjimi diktatorial i Enver Hoxhës.
Kuvendi i parë themelues i Organizatës të Bashkuar të Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare (OBVL) në krye të saj zgjodhi personalitetin e shquar Dr. Ymer Dishnicën dhe për afro dy dekada është drejtuar nga gjenerallejtënant Rrahman Parllaku, Hero i Popullit e “Nderi i Kombit” dhe aktualisht drejtohet me vizion bashkëkohor e përkushtim të rrallë, nga e bija e tij, Prof. Tatjana Parllaku – Çarkaxhiu.
Organizata e Bashkuar e Veteranëve të LANÇ të popullit shqiptar është anëtare e Federatës Europiane e Botërore të veteranëve. Me pjesëmarrjen në aktivitetet e këtyre federatave, jo vetëm në Europë, por edhe në Maljazi, në Johanesburg, Marok etj, OBVL ka bërë të njohur kontributin e popullit shqiptar në Luftën e II Botërore dhe të luftrave për liri të popullit tonë në Kosovë, Maqedoni e deri dhe kontributin që jep sot në mbrojtje të paqes në kuadrin e NATO-s.

FRYMA PËRÇARËSE E KOMITETIT TË LANÇ-it
Fryma e këtij shkrimi në fakt është jo për të mbrojtur traditat patriotike të popullit shqiptar në Luftrat për Pavarësi e Liri, ku një ndër këto luftra ishte edhe Lufta Nacional Çlirimtare e Popullit Shqiptar 7 Prill 1939 – 28 Nëntor 1944, por për rikthimin e figurës më kriminele në Historinë e Kombit Shqiptar. Dhe nuk ka si spjegohet ndryshe dhe këtë e tregon dhe e vërteton civija e shokut Vladimir Marashi, i cili si meritë na paska kryerjen e Shkollës Partisë Vladimir Iliç Lenin, shkolla që përgatiste “besnikët” e mbrojtjes së vijës politike përçarëse të Popullit shqiptar dhe jo bashkimin e tij vëllazëror me njeri tjetrin, luftë të cilën e filloi që gjatë viteve të L. Nc.ÇL.
Këtë nuk mund ta mohojë askush prej atyre brezave që jetaun nën atë periudhë diktatorile, gjoja të proletaritit, e cila na ishte Demokracia e vërtetë, sepse vriste e shtypte cilindo që ishte kundër dëshirës së diktatorit, pra vriste siç vrau të gjithë komandant e komisarët e njësive e reparteve partizane, heronjtë e popullit që i kishte shpallur vet HERONJË, gjithë drejtuesit më të lartë të Byrosë tij Politike, deri edhe kryeministrin që ndërtoi gjithë veprat e parashikuara në të gjithë planet pesëvjeçare ndërsa Enveri vetëm priste shiritat e inagurimeve, pra nuk kishte asnjë meritë ashtu siç nuk ka asnjë meritë për drejtimin e operacionve luftarake, pasi ato u drejtuan nga ata Komandant Korparamtash, Divizionesh, Brigadash e Batalionesh, të cilët pas çlirimit i pushkatoi, burgosi dhe i interrnoi me fare-fis, në kampet e tmerrshme të asaj diktature proletariati.
Besoj se nuk është nevoja ti rreshtojmë gjith emrat e atyre Gjeneralëve dhe Heronjëve të Popullit, të Komandantëve, Komisarëve që drejtuan Luftën Nc. Çl, ku kulmin e krimit në emër të Parimit të Luftës Klasave, ky kriminel e zbatoi deri para se të nbyllte sytë, duke pushkatuar Heronjtë e fundit të popullit Mehmet Shehun, Beqir Ballokun, Kadri Hazbiun, Petrit Domen, Hito Çakon, Rrahman Parllakun, te cilit ia fali jetën, por e dënoi me 25 vjet burg. Për këto akte makabre të kryera nga diktatori e Socialisti Utopik Enver, i cili donte të ndërtontë Komunizmin në një Vend të Rrethuar nga të katër anët, nga shtete armike përpiqet të ringjallë ky pionier i Enverit i shkollës famëkeqe të Partisë Punës Shqipërisë, që e drejtoi me dorë të hekurt Enveri sepse kush e lexon këtë shkrim nuk ka sesi të mos shikojë këtë frymë marksiste leniniste, që propagandonte në çdo fjalim “Pronari” ideologjik i Shkollës Partisë. Kjo thirrje që i bën ky ushtar prodhim i shkollës partisë së Enverit të vdekur edhe ideoligjikisht e jo vetëm fizikisht është një shkrim që bën thirrje për Forcimin e Parimit të Luftës Klasave, këtij Parimi më vrasës dhe më të egër që zbatoi diktatori populist dhe njëkohsisht Socialisti Utopik Enver Hoxha, ky Sen Simon dhe Furie i viteve 90-të. Në ktë shkrim autori rrëket ti bëjë një rezyme arritjes së Komitetit të LANC-it në të gjithë vendin, por në asnjë rresht apo fjalë nuk tregon se në çfarë varfërie është ky popull dhe këta veteran, por i ngop me lugën bosh dhe bën thirrje për një farë Konference që paskan vendosur të shtrojnë detyra për ndërtimin e socializmit dhe ma pas të komunizmit sepse këtë ja detryon DATA 27 Korrik 1957 e Formimit të kësaj organizate të jshtëligjëshme sepse ky pionieri i Enverit bashkë me pionierët e tjerë nuk e njohin Kushtetutën e Republikës Shqipërisë pasi njohin Kushtetutën Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, me Neni 55, megjithse të drejtat i kanë marë me Ligjin për Statusin e Veteranit të Luftës Nr, 7874 datë 17. 11. 1994, i ndrysuar ( më 1999, 2000, 2006, 2007 dhe 2019), i miratuar nga Kuvendi Pluralist dhe i shpallur nga Presidenti Prof. Doc. Berisha.

OBVLP, ORGANIZATA E VETME E KRIJUAR SIPAS LEGJILACIONIT NË FUQI
Mbështetur në këtë Ligj pluralist pas përmbysjes së sistemit diktatorial, organizata e parë dhe e vetme e veteranëve është Organizata e Bashkuar e Veteranëve të LANÇ-it, që mbron traditat dhe vlerat e githë Luftrave të Popullit Shqiptar për Liri e Pavarësi dhe në mënyrë të veëçantë Luftën Nacional Çlirimtare të Popullit shqiptar të udhëhequr e drejtuar nga ata heronjë, komandant e komisar e partizan, që i vrau e burgosi diktatori Hoxha deri sa mbylli sytë. I lutem artikull shkruesit të na sjellë një fakt të vetëm, që na bind se cili krim i diktatorit nuk qendron e nuk është i vërtetë nga këto krime të kryara nga diktatori, ku ende 6000 personave të pushkatuar e dënuar nuk u janë gjetur eshtrat dhe nuk kanë një varr, ku familjarët të ndezin një qiri. Pra. këtë diktator ju e mbani mbi kokat tuaja në Zyrën e LANÇ-it dhe me propagandën tuaj enveriste, duke shfrytzuar shpirtin patriotik të veteranëve arrini ti mashtroni me emrin famoz “Komiteti Kombëtar”, kur ky komitet nuk ka si të jetë Kombëtar sepse Kombi është i shtrirë në 5 shtete në gadishullin tonë ILIRIK dhe jo Ballkan si dhe në gjithë Planetin Tokë, por nuk keni shumë fajë ju, se ka edhe emra të tjerë famoz që nuk kanë asnjë ndikim e detyr në lidhje me Kombin siç janë emrat Byroja Kombëtare e Hetimit, apo Agjencia Kombëtare filan e filanë, që janë të panumërta, dhe veprojnë vetëm brenda 28 mijë km katrore të Shqipërisë.
Ju do të bënit gjenë më të mirë që datën 28 mars, të pranoni e të mbani Konferencën e krijimit dhe të bshkimit me Organizatës Bashkuar të Veteranëve të Luftës, siç ju kanë bërë Thirrje 64 firmëtarët, ish komandantë e komisarë, gjenerale heronjë të popullit, pjesmarrës në Luftën, Nc. Çl., me Platformën shpalljes së formimit të Organizatës Bashkuar të Vëteranëve LANÇ-it me datën 27 Korrik 1994, me THIRRJEN PËR BASHKIMIN E TË GJITHË VETERANVE NË NJË ORGANIZATË TË VETME.
Kjo Platformë përbëhet nga 10 pika që, në çdo pikë të saj vlerëson e mbron Luftën Nc. Çl. si një nga Luftrat e Lavdishme të Popullit Shqiptar dhe deklaron në pikën 5 se:

  • “OBVL është organizatë patriotike pluraliste dhe e pavarur nga asnjë politike. Ne nuk pranojme që të jemi krahu apo shtylla e ndonjë partie politike, por do të punojmë që të jemi krah dhe shtyllë i shtetit dhe i Kombit shqiptar”.
  • E më tej Platforma vazhdon me pika të tjera, ku në pikën 6, deklarohet :
  • “OBVL dënon vendosmërisht të gjitha ato forca politike, që kanë bashkëpunuar me okupatorët nazifashistët dh e që kanë bërë krime kundër popullit, që kanë punuar kundër lirisë dhe pavarësisë së Atdheut, Ndaj tyre do të mbahet qëndrimi që meritojnë, qëndrimi që i vlen historisë dhe patriotizmit kombëtar”.
    -Dhe më tej me pikën 7 deklarata vazhdon:
    -“OBVL, duke mbrojtur idealet e larta patriotike dhe demokratike si dhe arritjet e mëdha të LANÇ, ne dënojmë veprimtarinë përçarëse dhe diktatoriale të Enver Hoxhës dhe klikës së tij, që tradhëtuan idealet e LANÇ dhe dëmtuan rëndë shtetin dhe kombin tonë”.
    I vendosa këto 3 pika të Deklaratës së shpalljes krijimit të Organizatës Bashkuar të Veteranëve, të shpallur më 27 korrik 1994, dhe e miratuar me Urdherin nr 7/1 të ish ministrit të Drejtësisë Kudreta Çela, për të ritheksuar e sqarur se kush është OBVLP dhe kush është Komiteti Kombëtar i LANÇ-it, që është inekzistent me Kushtetutën e Shqipërisë, pasi ky komitet me idiotizmin e tij na krenohet se na qenka formuar më 20 korrik 1957, me Vendim të Byrosë Politike, të firmosur nga diktatori Hoxha, kur ai sistem diktatorial ka vdekur me Enverin dhe duhet ta mësoj shoku Vladimir MARASHI se nuk do të ishte shkatërrim bashkimi i veteranëve në një organizatë të vetme siç e kanë kërkuar 64 firmëtarët, ku ende disa janë në jetë siç mund të prezantojmë ish Nënkryetarin e parë të OBVL, ish presidentin zotin Alfred Moisiu.

KOMITETI I VETERANËVE TË LANÇ, MBROJTËS I DIKTATURËS ENVERIANE
Me keqardhje të madhe kostatojmë se u ka mbetur ora ke Enveri, figurën e të cilit e mbani mbi kokat tuaja në Zyrë, por kur përkujtoni data historike të LANÇ-it e kur vendosni kurorën tek Nëna Shqipëri ose te Ushtari Panjohur nuk vendosni portretin e Enverit sepse nuk do u linte Policia e Shtetit e Republikës Shqipërisë, sepse është në shkelje të Kushtetutës Republikës Shqipërisë. Nëse nuk është e vërtetë kjo shkelje ligjore provojeni nëse jeni aq trima sa të dilni mbi Kushtetutën e Shqipërisë, që edhe Nderin e Kombit e keni marë duke mashtruar Presidencën, sepse më parë keni mashtruar Gjykatën e Tiranës, pasi ajo Gjykatë nuk mund të pranonte t’u rregjistronte me datën 20 Korrik 1957, sepse ishte përmbysur ajo diktaturë e Hoxhës dhe duhet të mbajnë prgjegjësi ligjore kush e ka firmosur Kërkesën drejtuar Gjykatës për rregjistrimin sipas kërkesave të ligjit.
Këtu ka vend për ta shqyrtuar Gjykata Kushtetuese ligjshmërinmë tuaj të datës 20 Korrik 1957 sepse sipas logjikës së çmendur tuaj duhet të rikthehen levat e tjera të PPSH-ës, Organizata e Frontit Demokratik, Organizata e Bashkimit Grave të Shqipërisë, Bashkimi Rinisë Punës Shqipërisë, Bashkimet Profesionale etj.
Ky Marashi pionier i shkollës partisë së Enverit a nuk e kupton se sa antidialektik është, kur shkruan se :

  • Me OBVL-ën nuk na ka lidhur e nuk na lidh asgjë, përderisa krerët e tyre se antarësi nuk kanë) janë kundër të vërtetave më të mëdha të historisë së LANÇ. Vetëm nëse deklarojnë hapur në media të ndryshme dhe në dokumentet e tyre gabimet e rënda që kanë kryer deri tani dhe kur të pranojnë Statutin dhe Programin e Organizatës tonë, do të mund arrihet unifikimi që pretendojnë, unifikim i arritur jo si bashkim krerësh nga lart, por si një bashkim që do të fillonte nga kontributi i dhënë në bazë.
    Po, është e vërtetë se nuk jeni lidhur, me gjithë Ftesën e bërë nga 64 firmëtarët e Grupit Nismëtar të OBVL, që ua spjegova më lart, si organizatë e vetme e ligjëshme që ishte OBVL dhe për dijeni tuajën dhe Komitetin tuaj, kur janë zhvilluar mbledhjet në qarqe për krijimin e OBVL-ës kanë marë pjesë gjithë veteranët pa dallim, ju u gjalluat pas rrebelimit të 1997-ës, pra u ndatë ju nga OBVL. Këtë e vërtetojnë dokumentet e veteranëve që janë me qindra në arshivën e OBVL-ës me fotografi, mund të vini e ti shikoni me sytë tuaj. Për arsye etike ndaj fëmijve të tyre ne nuk i kemi afishuar në faqet e shtypit.
    Ju jeni organizatë e jashtë ligjëshme, sepse nuk keni bërë ndonjë Konferencë për krijimin e Organizatës tuaj të Veteranëve, me vendosjen e sistemit pluralist demokratik, në bazë të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, por jeni vazhduesja e asaj organizate, e cila i ka djegur pëllëmbët e duarëve duke miratuar pushkatimin dhe burgosjen e gjithë Komandantëve, Komisarëve të Korparmatave, Divizioneve, Brigadave e Batalioneve që çliruan Shqipërinë, heronjë të popullit dhe gjeneral.
    Ju thoni e mburreni se jeni Nderi Kombit, por në fakt ky popull në 1990-ën, ju shpalli Turpi i Kombit, duke e rrëzuar bustin e komandantit tuaj, duke ia hequr të gjitha meritat e dekortat realisht, për krimet që i kishte bërë këtij populli deri sa mbylli sytë.
    Prandaj ai Statut e ai Programi juaj është i jashtë ligjshëm sepse mban datën 20 KORRIK 1957.