Organizata e Bashkuar e Veteranëve të LANÇ dhe Pastardhësve mbështet protestën e studentëve shqiotarë në Maqedoninë e Veriut, kërkesa kryesore e të cilëve mbetet zhvillimi i provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe. Krrysië e OBVLP e konsideron këtë një të drejtë themelore dhe pjesë të garantuar të barazisë në arsim dhe administratë, duke theksuar rëndësinë e respektimit të gjuhës amtare në procesin e formimit profesional.
Në mbështetje të tyre ka reaguar Kryetarja e OBVLP Tatjana Parllaku Çarkaxhiu, e cila deklaron se mbështetja e organizatës që ajo drejton ka të bëjë me mbrojtjen e të drejtave gjuhësore dhe arsimore, të cilat sipas saj janë fituar edhe përmes proceseve ndërkombëtare.
Ajo thekson se studentët shqiptarë nuk po kërkojnë privilegje, por zbatimin e një të drejte bazike për të studiuar dhe për t’u vlerësuar në gjuhën e tyre amtare, në përputhje me ligjet vendore dhe standardet ndërkombëtare.
Znj. Parllaku si ish-mësuese shembullore e gjuhës e letërsisë në disa shkolla shqiptare vlerëson se, gjuha përfaqëson një element thelbësor të identitetit dhe dinjitetit kombëtar, ndërsa shoqëritë demokratike maten nga mënyra se si trajtojnë komunitetet dhe garantojnë barazinë para ligjit. Ajo nënvizon se kërkesa e studentëve është legjitime dhe duhet të trajtohet me zbatim konkret të ligjit, jo me justifikime administrative.