• Ne krenohemi me gjeneral Parllakun – Hero i Popullit dhe Nderi i Kombit, pasi, në jetën dhe veprën e tij janë ulur këmbëkryq urtësia e burrit të malësisë, trimëria, shpirti i lirisë dhe atdhedashuria e luftëtarit antifashist dhe e komandantit partizan, si dhe angazhimi qytetar plot përkushtim

Halil RAMA – Mjeshtër i Madh

(vijon nga fq. 1)

Nga jeta e një Matuzalemi si Ai, na ulet këmbëkryq historia. Nga lufta dhe përkushtimi i tij atdhetar na vjen një model për t’u ndjekur.
Do të mjaftonte qoftë edhe vlerësimi i shkrimtarit, politikanit e politologut Laço për të konkluduar në pavdekësinë e gjeneralit që bëri epokë, si legjendë në kufrin e jo dy, por tri kohëve.
Këtë 17 prill mbushen 107 vjet nga ditëlindja e Rrahman Parllakut – gjeneralit që bëri epokë.
Ai ishte i veçantë jo vetëm për moshën 100-vjeçare që jetoi, por sepse si shumë rrallë tjetër në udhëtimin e tij shekullor i ka jetuar të gjitha: mjerimin, varfërinë, luftën, paqen, fuqinë e pushtetit dhe persekutimin e pamëshirshëm të regjimit totalitar. Rrugëtimin 100-vjeçar, Gjenerali Parllaku e ka përshkruar përmes fjalës e veprës së tij, duke mbetur një monument e pasuri kombëtare e pa eksploruar plotësisht.
Ai ishte partizanit fitimtar, komandanti dhe gjenerali legjenrat, por edhe i mbijetuarit i një brezi sakrifcash e privacionesh të jashtëzakonshme, që gjatë një shekull jetë, ishte monument i thënies lapidar: “Rrno për me tregue!”. Kjo sepse ai përshkoi plot një shekull, një jetë e lavdishme në tri epoka; partizan dhe komandant legjendar antifashist; qëndrestar i burgjeve komuniste, si dhe një veteran me ‘arsye dhe zë të kthjellët’ në mbështetje të demokratizimit të vendit pas viteve 1990.
I ngjizur në urtinë e odave lumjane dhe i burrëruar në Labëri, përgjatë 100 viteve Rrahman Parllaku mbeti “dëshmitar i gjallë” për të gjitha ngjarjet e një shekulli. Rrallë gjen shembuj të personalitetit ku të jenë jetësuar në mënyrë kaq mjeshtërore vetitë e karakterit të një patrioti, të një ushtaraku të mençur, fisnik, të ndershëm dhe patriot. Rrahman Parllaku, ishte dhe mbetet i veçantë jo vetëm për 100 vitet që jetoi, por sepse si shumë rrallë tjetër në udhëtimin e tij shekullor i ka jetuar të gjitha: mjerimin, varfërinë, luftën, paqen, fuqinë e pushtetit dhe persekutimin e pamëshirshëm të regjimit totalitar. Rrugëtimin 100-vjeçar, Gjenerali Parllaku e ka përshkruar përmes fjalës e veprës së tij, duke mbetur një monument e pasuri kombëtare e paeksploruar plotësisht.

Ne krenohemi me gjeneral Parllakun – Hero i Popullit dhe Nderi i Kombit, pasi, në jetën dhe veprën e tij janë ulur këmbëkryq urtësia e burrit të malësisë, trimëria, shpirti i lirisë dhe atdhedashuria e luftëtarit antifashist dhe e komandantit partizan, si dhe angazhimi qytetar plot përkushtim.
Si uji i kristaltë i lumit të bjeshkës ka rrjedhur jeta e këtij njeriu që sfidoi kohët dhe regjimet, me përkushtimin ndaj kombit, i pathyeshëm në betejat që iu imponuan apo i zgjodhi që të bënte përgjatë 100 viteve. Jeta dhe vepra e tij flet më fort se mijëra fjalë. Retrospektiva dhe perspektiva kanë një prerje të artë në personalitetin e gjeneral Parllakut, atë e për shkon frymëzimi dhe dashuria për atdheun e tij, si lajtmotiv vijues mbikohor, që çliron në rrethana tipike energji shpirtërore pozitive në luftën e jetës. Jeta e tij është një shëmbëlltyrë e rrallë që na fton të kuptojmë se jeta meriton të jetohet kur luftohet fort dhe fitohet. Si një ushtarak, korrekt, i shquar, ai mbështetej në skrupuj të fortë të moralit kombëtar, me pikëvështrim të qartë dhe të kthjellët, duke ngjitur një nga një shkallët e karrierës ushtarake, si një gjigant hijerëndë që ngjitet i sigurt në bedenat e kalasë.
Kalaja e pushteteve në kohë të ndryshme dhe situata të ndryshme, pati edhe shembje morale e politike, por këto nuk e dobësuan dhe përulën gjeneral Rrahman Parllakun, këtë soj të fortë shqiptari, që me mençuri diti të manovrojë në spiralet e rrezikshme të historisë shqiptare.
“Heroi i luftës në terren, i luftës dhe përballjes në gjyqe ushtarake, përballoi burgje e privime dhe fitoi duke merituar lavdinë dhe pavdekësinë. Jeta iu afrua heroit herë me tufa me lule, herë duke u derdhur mbi të me tërë egërsinë e saj. Rrallë gjen shembuj të tillë të personalitetit, ku të jenë ngjizur e plazmuar në mënyrë aq mjeshtërore vetitë e karakterit të një intelektuali patriot, të një drejtuesi e komanduesi të aftë ushtarak, të zgjuar dhe trim, të thjeshtë dhe të ndershëm, të bukur në trup, shpirt dhe mendime. Ai është një model i ardhur nga gjenocidi komunist si dëshmitar i gjallë për të kuptuar dhe vërtetuar peripecitë dhe traumat që kaloi ky popull i orientuar dhe i ideologjizuar gabimisht nga rryma dhe korrente të huaja”, shkruan Prof.asc. dr. Hajri Mandri në parathënien e librit “Gjenetali që sfidoi kohërat. Mbi 20 vjet në krye të Organizatës të Bashkuar të Veteranëve të LANÇ-it me ndershmëri dhe principe të larta morale, ka kontribuar në ndriçimin e mjaft skenave dhe protagonistëve, të vërtetave dhe kërkimeve historike, duke dhënë edhe në moshë pensioni një ndihmesë të vyer në emancipimin politiko-shoqëror e demokratik të shoqërisë. Si një lundërtar i shquar, ai e drejtoi varkën e shpëtimit duke kapërcyer me sukses tallazet e historisë deri në brigjet e paqta të demokracisë që po jetojmë.
Jo vetëm gjatësia kohore e jetës, por dendësia dhe përmbushja e saj me veprime, qëndrime dhe vlera në përmbajtjen e saj, e bën këtë figurë të lartësohet në nderimin tonë shoqëror, ku zëri dhe mesazhet e tij dëgjohen deri në organizata famoze ndërkombëtare. Në këtë vështrim, gjeneral Rrahman Parllaku përbën një shembull frymëzimi për atdhedashurinë dhe përkushtimin qytetar.

  • Mjeshtër i Madh