“Iu përkushtuam aq shumë luftës së klasave, sa na gllabëroi edhe vete ne, që mbrojtëm me idealizëm parimet”

Begatorin nuk e kam patur vetëm vëlla, por edhe prind. Ai më rriti kur nëna me la jetim 9 vjeç. Vëlla Begatori sapo ishte martuar. Ai, me të shoqen Florën, edhe kur lindën fëmijët e tyre, mua me konsideronin si djalin e parë.
Një ditë, tek po me kontrollonte detyrat e shtëpisë, vuri re në një faqe të fletores që kisha shkruar disa vargje. E mbylli fletoren dhe me qortoi që të përqendrohesha në mësime. Unë nuk u ndjeva, fillova te shkruaj detyrat. Ai e hapi faqen ku ishte vjersha dhe nisi ta lexojë.
Vjersha ishte për nënën. Vëlla Begatori gëlltiti diçka dhe u largua i heshtur. Të nesërmen në mëngjes, komshiu ynë, shkrimtari Fatmir Gjata, duke zbritur shkallët e katit të dytë, më foli me emër: – Bashkim, mbrëmë Begatori më dha një vjershën tënde. Më pëlqeu. Vazhdo shkruaj! Shkrimtari më dhuroi një kalem kuq e blu dhe më përkedheli në faqe. U lumturova nga fjalët e tij, po më shumë nga kujdesi i vëlla Begatorit; kujdesi e dashuria e të cilit nuk m’u ndanë gjatë gjithë fazave të jetës sime. Një të dielë vëlla Begatori vjen i shoqëruar me një 14 vjeçar me uniformën e bukur të skënderbegasit. Ishte bërë traditë ditën e pushimit, kuadrot ushtarake merrnin në shtëpi e tyre këta ushtarakë të vegjël. Po hanim drekë dhe mua më mbetën sytë tek ai djalë i qethur dhe i pastër, që dukej si gjeneral me spaletat e arta dhe vijën e kuqe në pantallona. Më shkrepi nje dëshirë e beftë për të shkuar ne atë shkollë. Kur skënderbegsai u largua, i thashë Begatorit : – Me që edhe Shkolla “Skënderbej” ka program gjimnazi, sikur të shkoj dhe unë atje ? – Pse ?! – Dua të bëhem gjeneral përpara teje..- i buzëqesha me pamje lutësi. – E ke menduar mirë ? – Po. – Mos me turpërosh, se atje disiplina eshte e rreptë dhe profesorët janë kërkues. – Jo, nuk do të të turpëroj. Mirepo e “turpërova” qysh ne tremujorin e parë. Në zarfin e notave qe u dërgohej prinderve qe na kishin ne kujdestari , Begatori priste qe une te kisha notat pesa dhe ndonje katër. Ndersa unë kisha vetëm një katër dhe të gjitha tresha.. Tri jave me radhë nuk dola liridalje. Prisja si pule lagur te vinte Begatori ne shkolle dhe te me “telendiste.”.. Ai nuk erdhi. Qe psikolog. Më siguri pat gjykuar vështirësitë e mia te fillimit dhe më la kohë të merrja veten. Heshtja e tij me vuri me shumë ne sedër per të mos e turpëruar tjetër herë. Kur u nisa për pilot ne ish Bashkimin Sovjetik, vëlla Begatori me përcolli ne Rinas e me tha: – E di qe do na nderosh. Por kam dy porosi: mos e meso alkoolin andej, e mos na sill ketej vajze te huaj. Eh, Begatori, vëllai im, , shoku im, , prindi im. ! Ai kishte gjetur adresën time ne Ministrine e Mbrojtjes dhe nuk priti t’i shkruaja unë i pari, por më dërgoi letër ai. (sebashku me letrën edhe foton që kam postuar sot ketu). E lexova letrën aq herë sa e mësova përmendësh. Ai ishte gjithë merak se ne po studionim ne rrethana te acaruara te marrëdhenieve shqiptaro-sovjetike. Në atë letër Begatori nuk me zinte në gojë asgjë politike. Ndoshta, enkas,që të mos ngjallte provokime. Më shkruante me besim e optimizëm , duke iu bere shumë të fala shokeve te mi. Kur u kthyem ne studentet ne Rinas , mes prinderve te tjerë, ishte Begatori qe fluturonte nga gëzimi. Me Begatorin ishte dhe vëlla Skenderi, për te cilin u çudita i shqetësuar, sepse kishte operuar buzën nga kanceri..Vëlla Begatori nuk më kishte shkruajtur ne letra, për të mos më shqetësuar . Më pas unë u emërova në Shkollën e Aviacionit ne Vlorë. Kur me përcolli, vëlla Begatori me tha buzagaz : – Vlora ka vajza te bukura, po shiko ndonje nga familje të thjeshtë , jo me poste. Te them te drejtën, unë u rrembeva pas nje vajze te bukur, pa pyetur për familjen e saj. Por per fat, u realizua edhe porosia e dyte e vëlla Begatorit, sepse prinderit e saj paskishin qënë te thjeshte , dhe u bënë për mua prinder te dyte gjatë 30 vjeteve qe jetova në Vlorë. Pasi u fejova dhe botoja poezi, syri me qante për Tiranën. E perfytyroja veten në Bulevardin e Madh, përkrah me Vefin , mes gjallërisë së njerëzve që përshendeteshin dhe benin ritualin tradicional te xhiros së mbrëmjes. Ndaj kur vajta në Tiranë i thashë me takt vëlla Begatorit, të mund të ndërhynte për te më rregulluar në ndonjë redaksi të shtypit ushtarak. Ai u prish në fytyrë. Më kuptoi që kisha hall Tiranën, jo gazetën, por nuk më ra në sy. U mjaftua me përgjigjen: – Në të pëlqen gazetar, shkruaj që andej dhe po ta meritosh, do të kërkojnë vetë. Pas pak mu drejtua me një revoltë të brendshme: – Ku kërkon të vish? Të bëhesh kalemxhi që tu shkruash fjalimet dhe artikujt shefave?:.. Merru me letërsi.. Mos e fut veten në vathë..
U ktheva ne Vlorë duarbosh. Nuk më erdhi hiç mirë. Më dukej se im vella kish mbetur idealist, ndryshe nga mjaft të tjerë. Ishte aq korrekt e i përkushtuar , sa nderhyrjet e favoret i urrente ne kulm, ndërsa sakrificën e ndjente për nder dhe detyrë. Edhe për fëmijët e tij , nuk lëvizi gishtin, por i la të shkonin ne vende të vështira, Djalin e madh Përparimin- tre vjet ne Flotën e Pashalimanit , të dytin , Fatosin, ne Hidrocenralin e Fierzës. Nuk do ta harroj kurrë atë ditë qe e pashë shumë të mërzitur… Ishte maji i viti 1974. Në Teatrin Popullor po përgatitej drama ime “Si u kalitëm”, për 30 vjetorin e krijimit te Teatrit. Vepra bente fjalë për ngjarjet tragjike te Fraksionit të Vlorës gjatë Luftës Nacional-Çlrimtare. Provën e përgjithshme e pai Manush Myftiu, anëtar i Byrosë Politike dhe Sekretar i parë i Tiranës. Në fund te shfaqjes M.Myftiu erdhi ne drejtorine e Teatrit dhe nuk na beri ndonje vërejtje. Vëlla Begatori po më priste përjashta. Pasi i thashë me entusiazëm se Manush Myftiu nuk na bëri ndonje vërejtje, e pyeta: – Po ty si t’u duk shfaqja ? – Shfaqja ?…Siç di regjisori Pirro Mani ta ndërtrojë. Edhe aktorët shkëlqyen, sidomos Naim Frashëri ne rolin e Sekretarit të Qarkorit dhe Prokop Mima, ne atë të kryefraksionistit – Po drama a ishte aq tronditëse sa historia e vërtetë ?. – Tani që e pashë ne skenë, nuk mu duk histori, por therrëse për sot. .Nuk besoj të ta lejojnë të shfaqet. – Si ?!.. Po shoku Manush tha që… – Lëre shokun Mnaush…Dje unë prita Mehmet Shehun në Shkollën e Bashkuar. Nxinte në fytyrë . Pa pritur e pa kujtuar më foli harbutshe. Mua, Komisarit të Shkollës së Bashkuar “Enver Hoxha”, më quajti beu i Kolonjës. Ia ktheva si me shaka, se nuk isha derë shehlerësh. Ai më pa me inat dhe në mbledhje sokëlliti e hodhi disa okë me baltë për punën time. Nuk u ndjeva. Por me dhimbje kuptova se, ose unë isha kthyer vëertet në një bej, ose janë turbulluar ujrat, atje lart…Se edhe ne një shfaqje teatri , ai ajo e “Njollave të murme”, Mehmeti e pëlqeu, Enveri e hodhi poshtë… Lëri këto tema, Bashkim. Merru më mirë me ngjarje të largëta historike. Ato kanë më shumë patriotizëm. Nga që Ai fliste shumë i mërzitur, unë nuk u ndjeva, megjithqe isha i bindur se shfaqja do të jepej me që e kish pëlqyer dhe Manush Myftiu. Por… doli fjala e vëlla Begatorit. Ajo shfaqje u la ne heshtje dhe nuk u dha më. .Nuk u muar vesh pse-ja.. Më pas u kuptua se ajo shfaqje për grupin fraksionist të Vlorës ngjante si dy pika uji me grupet “armiqesore” në ushtri , ekonomi e kulturë, që kishin dalë në vitin e 30 vjetorit të Teatrit. Kur vëlla Begatori u shkarkua nga detyra e Komisarit të Shkollës së Bashkuar, u transferua me ulje detyre në Vlorë. E ndjente se së shpejti do ta pësonte, sepse kishte mbrojtur Petrit Dumen . Një ditë më tha : – Për Petrit Dumen më erdhi shumë keq, por, ç’është e vërteta, një takëm generalësh, që i mbante me afër, qenë bërë agallarë. Dhe më e keqja, tani që i zuri zullumi, po i nxjerrin sytë njeri tjetrit. Shpesh, me vëlla Begatorin bisedonim ne rrugë, jashtë shtëpisë, për t’iu shmangur ndonjë përgjimi. Nje herë , teksa ecte i menduar e më tha: – Kam lexuar mjaft për Revolucionin Francez. .. Një nga udhëheqësit e saj, Robespieri, në fillimet e karrierës së tij si gjykatës i ri, nguroi të nënshkruajë një vendim për dënim me vdekje. Ndërsa si ushëheqës i revolucionit u transformua ne tjetër njeri. Miratoi regjimin e terrorit dhe ideali i tij përfundoi ne krim. Kështu ka gjasa të ketë ndodhur edhe ketu tek ne… Iu përkushtuam aq shumë luftës së klasave, sa na gllabëroi edhe vete ne, që mbrojtëm me idealizëm parimet… Robespieri me të vetët përfundoi në gijotinë brenda një nate. Ndërsa ne, siç duket, po e përsojmë vit pas viti… Kurrë nuk kisha dëgjuar nga goja e tij fjalë të tilla. Habine e kalova ne heshtje. Për herë të pare vëlla Begatori po përlotej… I tillë ka qënë prindi im, vëllai im, shoku im, BEGATORI , i cili besoj se po ma dëgjon atje lart, urimin e 100 vjetorit të pavdekesisë së Tij !