• Në Pukë filluan përgaditjet për të përkujtuar 110-vjetorin e zhvillimit të Qytetit Pukë, ku është sot (1916-2026).

XHEMAL MEÇI
Mjeshtër i Madh, Studiues*

Qyteti i sotëm i Pukës është zhvëndosur më se një herë. Së pari Profesor E. Çabej është shprehur se duhet të ketë qenë aty ku shtrihet sot fshati Kabash. Dhe se emri tij i lashtë vjen nga Vija Publika që do të thotë Rrugë Popullore që vinte që nga brigjet e Adriatikut. Duke ndjekur luginën e Gomsiqes së Poshtëme dhe luginën e Gominës vazhdonte deri në Dardani, bile deri në Odesa e Kostontinopol (Stamboll). Gjurmët Udhë Pukë (Via Publika) i gjejmë edhe në Zadrimë, në lindje, Petkaj (Shënmëri, Kukës), Ura Pukë etj.
Mirpo, studiuesi i toponimeve të shek. XVI-XVII Kolë Luka thotë se rënia e një rrokjeje me dy bashkëtingëllore në mes të fjalës është e vështirë gjuhërisht. Për Prof. Çabej është vështirë të kundërshtohet. Megjithatë Prof. Çabej nuk ishte strikt. Pranonte edhe diskutimin. Duke u nisur nga kjo i shpreha mendimin se mos’ Pukë (Puka) vjen nga At Pikarja nga latinishtja “Në Peshkëve”, kur lagjia Peshkëve si emër e vendbanim ka ardhur deri në shekullin tonë. Prof.Çabej, si u përqëndrua pak tha: “Duhet parë!”, ( Bisedë më 21 maj 1977, kur ndodhej në Pukë, Kabash për Sesionin Shkencor për Toponimet). Në hulumtimet në vazhdim del se në perëndim të lagjes Pezhve ekziston toponimi Kodra Gjytets. Në fund të kësaj kodre gjinden mure, si të ishin mure rrethues të një vendbanimi të lashtë. Kroni me ujë të bollshëm, sipër kodrina që e mbronte edhe për siguri, si edhe nga erërat e veriut. Prej aty kalonte një udhë ( sot e dëmtuar) që vinte për fund të Tërbunit dhe lidhej me kalanë e Vigut (Vikus) në Kashnjet. Po kështu kishte dy degëzime, nga jugu, në Syqel, mbi Fush-Lahe ( ku qenë kryer punime nga ushtria jonë për të vëndosur Radiollokator, që shihte deri bregdetin e Durrësit. Dega tjetër drejt luginës së epër të Fanit të Madh. Me ndryshimet demografike etj. del se emri latin Pikaria gjuhërisht dha Pukë (P-ja bashktingëllore buzore e zëvëndësoi I-në grykore me U-në më të përshtatëshme, buzore Pi(Pu)).
Kështu u shfaq në Kodër Laçaj ( Kodërhani) emri Pukë që zotëronte edhe lagjet Mehaj, Grykë Prroni, Zezë etj.

Koha kur lindi nevoja për ndertimin e një kalaje
Me përpjekjet e pushtuesve Osman lindi nevoja për kala (qytezë) përrreth kësaj kodre e cila “u ndërtua 90 vjet më parë”. Në vitin 1637 e viziton Fran Bardhi , Ipezhkvi i Zadrimës e i Pukës etj. Pra 1637-90 vjet, rreth vitit 1540 që do të thotë ku u vendos Agai i Kalasë, Dizdari nga familja fisnike Ziu (Preziu me Boç e Pal Mziu) të Shënpalit ( Shpalit, Kabashit). Sado që Frang Bardhi e quan “Gjytetja e Ree ndë Dukagjin” dhe në fjalorin e Tij Latin -Shqip e shënon “Dukagjine”, prap agajt e kësaj kështjelle, Dizdari e ruajtën mbiemrine tyre Puka. Kështu Musa Dizdari ( Hoxhë Puka), Nel Puka (kushëri i Dash Agë Dizdari) etj.
Dizdari pat ndërtuar Xhaminë Pukë para afro 400 -vjet më parë. (Sot e rindërtuar si Xhami Historike e Pukës, me interesimin e Myftisë Gëzim Kopani).
Nga pushtuesit serbë 1913-1915 xhamia u kthye në magazinë. Kur erdhën ushtria Austro-Hungareze (Nemcja) u mbajt përsëri si magazinë. Kjo u bë shkas që familjet kryesore të lagjeve të Pukës të kërkonin lirimin e Xhamisë dhe me që aty afër (më në veriperëndim) ishte edhe tyrbja (një varrë i shenjtë). Komanda dhe garnizoni të vendoseshin te Podi i Ferrave. Një kodër e ngritur mbi rrafsh, me zotërim pamjeje e siguri mbrojtjeje. U premtuan ndihmë për pastrimin edhe të sheshit të përbashkët.
Gjatë vitit 1916 Nemcja ndërtoi godinën e parë aty ku është sot ana lindore e Pallatit të Kulturës “Ndue Shyti”. Pra këtu u hodhën themelët e para të Pukës së ardhshme Qytet.
Familjet kryesore që morën nismën për këtë themelim ishin:
1. Selim Rexhë Mehaj, kryeplaku (1915-1918).
2. Asllan Hoxhë Dula, Zezaj, Imam.
3. Beqir Ismajl Osman Laçi, Imam.
4. Isuf Selman Qarri, Zezë.
5. Nel Puka me Musa Puka (Hoxhë Puka).
6. Dash Aga i Nutit, Dizdari. I dekoruar nga Presidenti i Francës, për mikpritjen e përsonalitetit Justin Gadar, deputet, shkrimtar, mik i Shqipërisë.
Me rëndësi është fakti se edhe disa familje katolike të rëndësishme i mbështetën në këtë kërkesë, si Kol,Mar Vata i Dushit, Marash Marku i Qelzës, Gaspar Thaçi i Kishës famulltare të Qelzës me 10 fshatra, Prekë Kolë Mema i Rrapes etj.. veprimtaritë kulturore artistike si për 7-8 Marsin etj
Kjo ngjarje historike me rëndësi për Pukën qytet e rreth (Nëprefekturë) iu parashtrua kryetarit të Bashkisë zotni Rrok Dodaj që më 3 mars 2026, i cili e mirëpriti dhe premtoi se do të fillojmë me ngritjen e komisionit organizator, përgaditjet e kumtesave dhe të Memorialit.
Edhe Sekretarja e Përgjithshme e Bashkisë, Denisa Meçi e mirëpriti dhe mori përsipër të ndihmoi për Memorialin.
Filluam t’i quajmë veprimtari në kuadrin e 110-vjetorit të themelimit të qytetit të Pukës. Kështu u veprua me koncertin muziko-letrar e vallesh të realizuara aq artistikisht nga QKFP kushtuar 7-8 Marsit. Gjithashti shpallja më 7 Mars 2026 “Qytetar Nderi i Pukës” i Mësuesit Shembullor Rrustem Niman Furrikut” pas vdekjes. Auditori prej dhjetra të ftuarëve e familjarë të të ndjerit Rrustem N. Furriku e duartrokiten me entuziazëm, kur u njoftua se edhe kjo veprimtari u zhvillua në kuadrin e 7 Marsit dhe të 110- vjetorit të themelimit të Qytetit Pukë.
Sigurisht që çdo gjë është në fillimin e vetë, po jo në heshtje nëpërmes mobilizimit i të gjithëve pukasve brenda e jashtë rrethit të Pukës.
*Pukë, më 13 mars 2026