Sali Duka ndërroi jetë para 30 vitesh, por emri i tij nuk u harrua. Ai mbetet simbol i qëndresës, i burrërisë dhe i urtësisë dibrane. Djali i tij, Rustemi që ka sdudjuar për pikturë dhe muzikë, tashmë në emigracion në Francë, me krenari legjitime thotë se “Në çdo kujtim për babain, ndjejmë aromën e nderit dhe frymën e Atdheut”. Ndërkohë një falenderim i veçantë shkon për poetin, esseistin dhe studiuesin skurpuloz Isuf Miha, që mundësoi këtë fotografi të rrallë, duke risjellë në kujtesë figurën e këtij burri të rrallë, që meriton respektin e çdo brezi. Lavdi kujtimit të Sali Dukës, burrit që e nderoi Dibrën me veprën, fjalën dhe qëndresën e tij.