Mesazhet e mëdha të lirisë, paqes dhe luftës kundër tiranisë, tingëllojnë edhe sot më aktuale se kurrë

  • Ushtria Nacionalçlirimtare (NÇl) lindi dhe u plotësua nga populli me njësite guerile, çeta partizane, batalione, grupe operative, brigada, divizione dhe korparmata, të shpërndara në të gjithë territorin duke arritur deri në 70 000 forca partizane…
  • Shqipëria është vendi i parë në Ballkan që u çliruan me forcat e veta, ndërsa të gjitha shtetet e tjera të Ballkanit u çliruan me ndihmën e Armatës së Kuqe.

Më 29 nëntor të vitit 1944 Shqipëria, pa ndihmën e askujt por me forcat e veta luftarake u çlirua nga pushtimi fashist. Prej 7 prillit të vitit 1939 e deri më 29 nëntor të vitit 1944, Shqipëria kishte qenë e pushtuar nga Italia fashiste dhe pas kapitullimit të saj, në vjeshtë të vitit 1943, Shqipëria pushtohet nga forcat gjermane.  Në fund të nëntorit 1944, pas Çlirimit të Tiranës, më 17 nëntor dhe pjesës kryesore të Shqipërisë së Veriut, mbetej te çlirohej qyteti i Shkodrës dhe qarku i tij. Pa Shkodrën e çliruar nuk mund të kishte Shqipëri të çliruar. Shkodra nuk ishte vetëm një territor, ajo kishte qenë dhe ishte shpirti i Shqipërisë, kryqendra historike e Veriut te saj, kryeqyteti i lashtësisë së saj ilire Shkodra ishte qendra e fundit në Shqipëri ku qenë grumbulluar rreth 3000-4000 gjermanë dhe 2500 bashkëpunëtorë të tyre. Informacionet e kohës japin të dhëna për bashkëpunëtorë të tjerë. Shkodra u çlirua më 29 nëntor të vitit 1944, datë kjo e cila shënon ditën e çlirimi të Shqipërisë nga pushtimi gjerman. Shqipëria është vendi i parë në Ballkan që u çliruan me forcat e veta, ndërsa të gjitha shtetet e tjera të Ballkanit u çliruan me ndihmën e Armatës së Kuqe.

      *         *         *

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Ushtria Nacionalçlirimtare e Shqipërisë zhvilloi kryengritje të armatosur kundër pushtimit të Shqipërisë.

Prej 7 prillit të vitit 1939 e deri më 29 nëntor të vitit 1944, Shqipëria kishte qenë e pushtuar nga Italia fashiste dhe pas kapitullimit të saj, në vjeshtë të vitit 1943, Shqipëria pushtohet nga forcat gjermane.

Në fund të nëntorit 1944, pas Çlirimit të Tiranës, më 17 nëntor dhe pjesës kryesore të Shqipërisë së Veriut, mbetej te çlirohej qyteti i Shkodrës dhe qarku i tij. Shkodra u çlirua më 29 nëntor të vitit 1944.

Ky moment historik konsiderohet si operacioni më i rëndësishëm, më i ashpri dhe më i suksesshmi, që kanë zhvilluar njësitë e UNÇSH kundër forcave gjermane e bashkëpunëtorëve të tyre për çlirimin e qyteteve të Shqipërisë.

Rol të veçantë për suksesin e operacionit luajti beteja e Mushqetasë. Lufta për çlirimin e Tiranës kishte karakterin e luftës së vërtetë ballore, ku u dukën qartë shkalla e organizimit të UNÇSH.

Në luftën për çlirimin e Tiranës, një kontribut të çmueshëm dha populli i kryeqytetit, i cili i mbështeti fuqimisht të gjitha luftimet që u zhvilluan nëpër lagjet dhe rrugët e tij.

81 vjet më parë, djemtë dhe vajzat partizane, bashkë me qytetarët kryengritës të Tiranës, do të realizonin një nga operacionet ushtarake më të lavdishme dhe më të suksesshme, duke i dhënë të drejtën dhe kredon brigadave partizane për të hyrë fitimtare në kryeqytet. Për të ardhur te kjo ditë e bardhë, u desh gjaku dhe jeta në lulen e rinisë e qindra Dëshmorëve, sakrifica dhe përpjekjet e mijëra partizanëve në çdo shesh, rrugicë, barrikadë dhe shtëpi të kryeqytetit.

Çlirimi i Tiranës ishte një kontribut i rëndësishëm për të forcuar legjitimitetin dhe besueshmërinë e Shqipërisë, si një vend i përkushtuar në Aleancën Antifashiste.Mesazhet e mëdha të lirisë, paqes dhe luftës kundër tiranisë, tingëllojnë edhe sot më aktuale se kurrë, të nderuara dhe të pacënuara nga koha dhe devijimet e mëvonshme të kauzës së lirisë të partizanëve tanë të lavdishëm.

     *      *        *

Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare është një nga epopetë e luftërave më të lavdishme që ka bërë populli ynë. Kjo luftë filloi me rezistencën ndaj pushtuesve fashistë më 7 prill 1939 dhe vijoi kundër pushtuesit gjerman deri në çlirimin e plotë më 29 nëntor 1944. LANÇ ishte epopeja më e lavdishme dhe që i tregoi botes se si edhe një popull i vogël lufton dhe fiton kundra dy armiqve të mëdhenj. Në vitet 1939-1944, lufta që bëri populli ynë dhe ushtria jonë NÇl na bashkoi me koalicionin e Madh Antifashist: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Sovjetik dhe Anglia. Ushtria Nacionalçlirimtare (NÇl) lindi dhe u plotësua nga populli me njësite guerile, çeta partizane, batalione, grupe operative, brigada, divizione dhe korparmata, të shpërndara në të gjithë territorin duke arritur deri në 70 000 forca partizane. Nga dita në ditë rritej besimi tek populli, tek UNÇl duke parë konkretisht se e vetmja shpresë ishte lufta ANÇL, prandaj rriteshin dhe forcat partizane, duke u organizuar dhe përgatitur për një sulm të përgjithshëm në të gjithë vendin. Në tetor 1944 u formuan shumë reparte partizane duke përfshirë edhe divizione. Në të njëjtën kohë ishte çliruar 70-80% e territorit duke përjashtuar qytetet që shtriheshin gjatë rrugëve nacionale që i zotëronin trupat gjermane për lëvizjen e trupave nga Jugosllavia, Greqia e Kosova, por që në fund kulmoi me çlirimin e gjithë Shqipërisë. Kështu që nisur nga historia, e theksoj se Lufta Partizane ishte e kristaltë, ka qenë luftë idealesh të pastra dhe është krenari për të gjithë Shqipërinë. Duhet theksuar se në Luftën e Dytë Botërore, ne shqiptarët, ashtu si edhe popujt e tjerë të Europës dhe më gjerë, me luftën heroike partizane u angazhuam në një përpjekje të madhe, luftarake dhe të përgjakshme, si aleatë në krah të koalicionit të madh antifashist. Nuk duhet harruar se Shqipëria jonë e vogël pagoi një çmim të jashtëzakonshëm gjaku dhe sakrificash të panumërta njerëzore. Nderimi i këtyre sakrificave është nderi i çdo gjenerate shqiptarësh. Prandaj nderimi i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, nderimi i dëshmorëve dhe heronjve të lavdishëm të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, nderimi i çdo faqeje të kësaj lufte dhe i vetë datës së çlirimit të vendit tonë, në 29 nëntor 1944, është nderi i çdo shqiptari. Ka patur gjithmonë përpjekje në këto 35 vite për të hedhur baltë ndaj Luftës Antifashiste, ndaj dëshmorëve. Sakrifica e mijëra djemve dhe vajzave të Shqipërisë që ranë me një idealizëm të pashoq në luftën për çlirim as nuk mund të mohohet, e padyshim meriton më tepër. Meriton shumë më tepër sesa fjalët, edhe sesa përveç fjalëve është mundur të bëhet e tregohet gjithë këto vite. Nuk duhet dhe nuk mund të ngatërrohet epopeja e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare me atë që pasojë pas 1945. Prandaj, çdo nderim që i bëhet çdo dëshmori që dha jetën për Çlirimin e Atdheut, çdo nderim që bëhet në familjet e dëshmorëve është një vlerë që shoqëria jonë duhet ta përçojë.