81 vjet më parë, me 26 shtator 1944, në vendin e quajtur Fushë e Kuqe, në fshatin Gjinar të Shpatit të Elbasanit, u formua Brigada e XVII Sulmuese Partizane. Në ditën e përurimit, në përberjen e Brigades XVII-S u futen batalionet e qarkut të Elbasanit: Batalioni Dumre – Darsisë, i Shpatit “Naun Panxhi”, i Bërzeshtes, i Verçë-Sulovës dhe ai i Polisit. U zgjodh fshati Gjinar sepse ai ishte në qendër të veprimeve luftarake të këtyre batalioneve.
Përvec këtyre u rreshtuan edhe 94 te rinj nga qytetit i Elbasanit dhe nga terreni. Pra brigada përbëhej nga 1592 partizanë, nga të cilet 1012 nga rrethi i Elbasanit, 282 nga rrethi i Librazhdit, 119 nga rrethi i Gramshit dhe pjesa tjetër nga rrethe te tjerë. Mbi 90 % e partizanëve ishin nën moshën 25 vjeç.
Për drejtimin e Brigadës, në ditën e inaugurimit, u zgjodh shtabi i cili përbëhej nga Gjeli Argjiri – komandant; Qamil Guranjaku-komisar; Ndreçi Plasari- zv/komisar; Sefedin Meçe–zv/komandant; Nebi Agolli-pergjegjes rinie, Nexhdet Deveja –axhitprop; Shaqir Tabaku-intendent. Ne shtabet e batalioneve komandantë e komisarë ishin respektivisht:
Në batalionin I të Dumresë; Petrit Hakani e Llambi Peçini,
Në batalionin II: Sami Leka e Beqir Dervina;
Në batalionin III, Veniamin Hazizi dhe Kadri Abdihoxha, në batalionin IV Muharrem Çota ( Hoxhë Cota), Niko Dilo .
Në radhët e Brigadës së 17 S u rreshtuan edhe shoqe si Jolanda Xhuvani, Shegushe Hakani, Alipi Dedja, Burbuqe Gjergji, Emine Guranjaku, Ikbale bylyku, Parashqevi Gjini, Afërdita tërova, Hedije Tola, Diamante dilo, etj.. Pjesa më e madhe e e këtyre shoqeve vinin nga fronti i luftës ku kishin marrë pjesë në veprime luftarake e kishin zhvilluar veprimtari tëdendur politike.
Në ditën e inaugurimit në orën 11.00 Komisari i Brigadës Qamil Guranjaku i paraqiti forcën Zihni Muçës, sekretar polirik i Qarkorit. Në emër të Shtabit të Përgjithshëm përshëndeti i deleguari i këtij Shtabi, Nexhip Vinçani i cili i dorëzoi flamurin e Brigadës 17-të komisarit Qamil Guranjaku.
Të nesërmen e krijimit të Brigadës u formua edhe Divizioni IV Sulmues dhe ajo u bë pjesë e këtij formacioni të madh luftarak dhe në përbërje të tij kreu veprime luftarake te shumta.
Përjekja e parë me armikun u bë në Darsi të Peqinit me 2 tetor 1944, ku shpartalloi bandën balliste te Hamit Matjanit e çliroi krahinën duke vendosur pushtetin e këshillave Nac-Cl. Në këto luftime të ashpra ra në fushën e betejës partizani Rrahman Lato dhe u plagos komandanti i batalionit Muharrem Çota.
Me 5 tetor brigada sulmoi një autokolonë gjermane ne rrugen Elbasan-Peqin ku iu shkatuan armikut dëme të mëdha.
Pas ketyre veprimeve luftartake Brigada XVII u ngarkua të vepronte ne rajonin e Qafes së Kërrabës, per te goditur postat dhe kolonat gjermane gjatë rrugës Elbasan-Tirane dhe Elbasan – Peqin.
Nga 24 tetori 1944 deri me 16 nentor 1944, brigada ka bërë 23 goditje kunder kolonave gjermane nga të cilat 9 janë bërë në rrugën Elbasan-Peqin dhe 14 goditje në rrugën Elbasan–Tirane.
Me urdhër të Shtabit të Përgjitshëm brigada u kthye në luftimet për çlirimin e Tiranës, duke u vendosur në Mullet e Lundër dhe me 13 nëntor 1944, kreu sulmin mbi autokolonën gjermane të grupit “Steyker”, Qafë-Krrabë-Tiranë. Në Fikas e Ibë ajo së bashku me forca të tjera partizanë i shkaktoi armikut humbje të rënda. Në betejen e Mushqetas me 13-14 nëntor 1944 armiku u dëmtua rendë prej luftës partizanë. Kur kryeqyteti ndodhej i rrethuar nga forcat partizane Brigada siguronte shpinen dhe krahet e tij. Në Mushqeta rreth 1000 luftëtarë të Ushtrise Nac-Cl u ndeshen me 3000 ushtare hitleriane ne nje lufte per jete a vdekje. Komandes armike i kishte mbeture 1000 hitleriane te vrere dhe tok me to dhe deme shume te medha materiale. Pjesa e armiqve qe mbeten gjalle u kapen rob.
Ne keto luftime te ashpra rane heroikisht ne fushen e betejes 11 luftetare të Brigigadës XVII- S, midis te cileve komisari trim i batalionit III, biri i lavdishëm i popullit te Elbasanit, intelektuali Kadri Abdihoxha.
Brigada i kreu me nder detyrat e ngarkuara. Ajo shkroi si gjithë brigadat e tjera faqe lavdie dhe heroizmi. Ajo I dha lirisë 31 deshmorë për të cilët përulemi me nderim të thellë dhe do të kujtohen në jetë të jetëve për veprën e tyre sublime. Ajo është e do të jetë një shembull frymëzimi për pasardhësit e veteranëve , që të mbajnë gjallë përjetë atdhedashurinë e lavdinë e luftës partizane.