Forcat Ajrore Shqiptare u krijuan zyrtarisht me 24 prill 1951

Nga Gjin MUSA

  • Forcat Ajrore Shqiptare janë një forcë me një histori shumë krenare. Lista e dëshmoreve është fatkeqësisht e gjate por është e rëndësishme që ata pilotë që flijuan jetën e tyre për atdheun, të mos harrohen

Shteti shqiptar bëri përpjekje të shumta për krijimin e armës së aviacionit luftarak, por për arsye politike një gjë e tillë nuk u arrit dot deri mbas Luftës së Dytë Botërore.

Në vitin 1945 një grup ish-partizanësh filloi përgatitjen për pilotë luftarakë në shkollën e aviacionit jugosllav. Ky grup përbëhej nga Niko HoxhaEdip OhriFahri BubësiPertef MyftariIbish VokshiZyhdi RadaSazan XheloIrakli GrazhdaniMasar Aga, etj.

Pas prishjes së marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë, grupi e vazhdoi përgatitjen në Bashkimin Sovjetik.

Forcat Ajrore Shqiptare u krijuan zyrtarisht me 24 prill 1951. Avionët e parë ishin avionë sovjetikë të prodhuar mbas Luftës së Dytë Botërore Yak-18 dhe fillimisht u dislokuan në Laprakë në periferi të kryeqytetit të Shqipërisë, Tirana. Pak vite më vonë, Forcat Ajrore Shqiptare do të pajiseshin edhe me avionë luftarakë reaktive. Skuadrilja e parë me avionë luftarakë MiG-15Bis, kodi i NATOs ‘Fagot‘ e titulluar “Peza” u krijua në vitin 1955. Kjo skuadrilje u dislokua në aeroportin e Kuçoves.

Në vitet e mëvonshme, në kuadrin e ndihmës ushtarake nga Bashkimi Sovjetik, Forcat Ajrore Shqiptare do të pajisen edhe me avionë luftarakë të tipeve MiG-17, kodi i NATOs ‘Fresco‘ dhe MiG-19, kodi i NATOs ‘Farmer‘, dhe në fillim të viteve 70-të edhe me avionë luftarakë MiG-21 të prodhimit kinez. Avionët luftarakë që erdhën nga Kina kishin marka prodhimi të ndryshme nga ata sovjetikë, por në Forcat Ajrore Shqiptare, ata u njohën gjithmonë me markën sovjetike të prodhimit.

Në qershor 1957 u krijua regjimenti i parë transportues i pajisur me helikopterë Mi-1 (3 copë), helikopterë të rinj Mi-4 (3 copë) si edhe disa avionë me helikë Yak-18 dhe PO-2. Në vitin 1967 ky regjiment u zgjerua në kapacitet me ardhjen e 30 helikopterëve Mi-4.

Dëshmorët që ranë në krye të detyrës

Forcat Ajrore Shqiptare janë një forcë me një histori shumë krenare. Lista e dëshmoreve është fatkeqësisht e gjate por është e rëndësishme që ata pilotë që flijuan jetën e tyre për atdheun, të mos harrohen.

Pilotët që ranë në krye të detyrës

  • Vasil Nikollë Trasha
  • Hektor Eftim Lako
  • Sokrat Gori Basha
  • Niko Selman Hoxha
  • Stilian Vani Tanku
  • Jovan Kacorri
  • Muharrem Murat Hida
  • Refit Asllan Jazo
  • Kaso Salo Petoshati
  • Shyqyri Aziz Balla
  • Hazbi Ramadan Serani
  • Islam Mani
  • Bego Isa Hoxha
  • Dhimitër Spiri Robo
  • Veiz Halil Kovaçi
  • Sefedin Hasan Tomçini
  • Vasil Thoma Noni
  • Shpëtim Selman Sula
  • Armando Liman Gjoka
  • Sabri Shefki Toçi
  • Luto Refat Sadikaj
  • Ndue Mëhill Logu
  • Haki Abaz Skuqi
  • Jorgji Fane
  • Agron Hasan Galanxhi
  • Enver Osman Haka
  • Pandeli Jorgo Zhupa
  • Tafil Njazi Agai
  • Vangjel Vangjel Postoli
  • Veledin Delo Resuli
  • Eduard Qiriako Kostëdhima
  • Fluturim Qani Molla
  • Idriz Ibrahim Hoxha
  • Jani Tarifa
  • Ibish Vokshi, vrarë në Jugosllavi
  • Qemal Mërtiri, vrarë në Rusi
  • Vangjel Çondi, pilot i helikopterit Bell 222U i rrezuar ne detin Adriatik
  • Demush Heba, pilot i helikopterit Bell 222U i rrezuar ne detin Adriatik
  • Qemal Koni, inxhinier i helikopterit Bell 222U