Nga Tatjana Parllaku-Çarkaxhiu

Të nderuar pjesëmarrës,

Të dashur miq!

Është kënaqësi e veçantë për mua, që në emër të Organizatës së Bashkuar të Veteranëve të Luftës Nacional Çlirimtare të përshëndes këtë veprimtari mbi promovimin e librit të 28-të të shkrimtarit, publicistit, historianit dhe skenaristit të njohur Zotit Halil Rama.

Ai ka qenë pjesëmarrës i grupit nismëtar të themelimit ntë organizatës sonë krahas personaliteteve të shquara të vendit tonë si Imer Dishnica, Rrahman Parllaku, Edip Ohri, Liri Belishova, Skënder Malindi, Myfit Guxholli, Sotir Budina etj.

Halili, ndonëse më i riu në moshë dha një kontribut të jashtëzakonshëm në krijimin, ngritjen dhe konsolidimin e kësaj Organizate që sot përfaqësohet nga ne pasardhësit e tyre që krenohen me gjakun dhe jetën e atyre bijve dhe bijave të Shqipërisë, që luftuan me heroizëm për fitoren e lirisë.

Këtë e tregon më së miri libri i Halil Ramës “30 vjet OBVL, histori suksesi dhe fitoresh”. Ai është mjeshtër i gdhëndjes së portreteve të figurave të shquara të kombit tonë.

Si regjizor dhe skenarist, ai ka kontribut të veçantë në dokumentarët dhe filmat e realizuar me mjeshtëri, duke pasqyruar heroizmin e popullit shqiptar në shekuj duke filluar nga rilindja kombëtare e deri në diët e sotme. Ai ka përditësuar me mjeshtëri të gjitha ngjarjet e luftës çlirimtare të U.Ç.K-së dhe sot përditëson me përkushtim në shtypin e përditshëm të gjitha aktivitetet me rëndësi kombëtare, rajonale dhe botërore. Veçanërisht vlerësoj dokumentarin e plotë kushtuar jetës dhe veprës së Fadil Hoxhës. Është meritë e paçmuar e Halilit që sot organizata jonë është simotër e Organizatës së Veteranëve të Kosovës, dhe pjesë e Organizatës Botërore të Veteranëve të Luftës së II-të Botërore.

Ai ka dhënë kontribut të madh në promovimin e vlerave historike të lirisë, të dashurisë për Atdheun, për drejtësinë në mënyrë që ne pasardhësit e veteranëve t’ja u lëmë trashëgim brezave të rinj.

Halili është jo vetëm një bashkëshort shembullor, një baba i kujdesshëm dhe një gjysh i dashur, por Halili është i kujdesshëm për të ndihmuar sadopak veteranët e moshuar që janë ende gjallë dhe për t’ju gjendur atyre pranë në çdo kohë. Kjo e bën Halilin të dashur jo vetëm për ju Dibranët, por edhe për të gjithë shqiptarët, kudo që ndodhen.

Unë personalisht e vlerësoj Halilin jo vetëm për 5 librat kushtuar jetës dhe veprës së Babait tonë, një në bashkëpunim edhe me historianin Sakip Cami, por edhe për praninë praninë e tij të çmuar në jetën e babait tonë duke qenë si djali i familjes dhe sot si një vëlla për ne.

Së fundmi, dua të falenderoj Halilin për kontributin e tij në Organizatën e Bashkuar të Veteranëve të Luftës. Në shtypjen e Gazetës “Veterani”, ku shpalosen vlerat kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare të veteranëve dhe pasardhësve të tyre.

Ti uroj shëndet, jetë të gjatë dhe suksese të mëtejshme në krijimtarinë e tij të çmuar!

  • Fjala në promovimin e librit të Halil Ramës “Diba dhe dibranët në paneonin e vlerave”