Sotir Budina ka marrë pjesë në LANÇ që në vitin 1939. Ka qenë pjesëmarrës aktiv në luftën për çlirimin e Tiranës në kuadrin e Brigadës së IV-t Sulmuese. Ai gëzon Statusin e Invalidit të LANÇ. Është ndër anëtarët më aktivë të kryesisë së OBVL.
Sekretari Organizativ i OBVL-së, Sotir Ilo Budina, është padyshim ndër veprimtarët me kontribut të shquar në mbarëvajtjen e kësaj organizate. Ai ka lindur në qytetin e Korçës në mars të vitit 1927 në një familje patriotike, e cila njihet për kontributin e shquar që ka dhënë për rritjen e ndjenjave patriotike dhe për pjesëmarrjen me armë në dorë në Luftën Nacionalçlirimtare. Nga kjo familje në luftën partizane kanë marrë pjesë katër luftëtarë.
Sotiri, i frymëzuar me ndjenjat patriotike të familjes së tij, ka marrë pjesë aktivisht në luftën për liri që në vitin 1939.
Mbasi mbaroi shkollën Normale të Elbasanit, si i ri antifashist bëhet anëtar i njësitit gueril të qytetit të Korçës dhe me formimin e Brigadës së IV-të S u rreshtua në Batalionin e III-të të kësaj brigade, fillimisht me detyrën përgjegjës rinie kompanie dhe më vonë përgjegjës rinie i këtij batalioni. Si një nga personazhet realë në librin “COPËZA JETE BINVALIDËSH”, (Botim i kryesisë së Degës së Invalidëve të LANÇ, Tiranë), Sotir Budinës i dalin parasysh si në ndonjë film ngjarjet e shtatorit 1943. Në këtë libër janë skalitur ngjarje heroike të guerilasve korçarë, mes të cilëve edhe Sotiri, i plagosur gjatë një përleshjeje massive me armikun.
Tani Migjeni (18 prill 1936-2016) vjen në Pukë dhe vendoset monument grup për të qenë i përhershëm në Qendër të qytetit, ku krijoi dhe ëndëroi shërimin.
Nga Xhemal MEÇI*
Bashkia Pukë në bashkëpunim me strukturat e veta kulturore-arsimore: Qendra Kulturore ( Shtëpia e kulturës “E. Çabej”, shkolla Muze “Migjeni”, Biblioteka e qytetit), Shkolla 9 –vjeçare “Migjeni” e Pukës, Shkolla e Mesme “Sabah Sinani”, Qendra Kulturore e fëmijëve dhe Televizioni Lokal i Pukës, e përgatitën Pukën për një pritje të veçantë.
Siç u interesua nga Tirana e mbesa e Migjenit, Aleksandra Ceka sapo mori ftesën dhe falënderoi, pyeti me një kureshtje dhe gjithë interesim: “Ç’të veçanta ka ky 80-vjetor, nga përvjetorët e tjerë kushtuar Migjenit në Pukë!? ”Përgjigjeja jonë i ngjalli entuziazëm se kishte se çfarë të shihte të rejat e këtij përvjetori. E pra dhe kryesorja do të ishte Përmendorja e Migjenit së bashku me Lulin e Vocërr, vendosur në qendër të qytetit të vogël të Pukës mes gjelbërimit të bredhave dhe do të vazhdojë me vizitat në shkollën “Muze”, e cila ishte stokuar e lyer me hekura e mure, ku i ishin përveshur punës edhe personeli: drejtori Alban Doçaj lyu derën me llak, Besniku, Skënderi e Ylberi lyenë me bojë hekurat, sanitarja duke pastruar deri në 9 të natës.
Në të gjitha fazat e shkollimit është karakterizuar për nivelin e lartë të përvetësimit të dijeve
ISMAIL SESERI, NGA PARTIZAN I BRIGADES XXIII,
NË DEPUTET I KUVENDIT TË SHQIPËRISË
Seserajt janë një fis dhe një familje e madhe dhe shumë patriotike në Krujë. Ata kanë qenë tregëtarë të vegjël. Babai i Ismailit, Reshiti gjatë kohës së Zogut është marrë me tregëti me ortakë dhe me vëllezërit e tij.
Mehmet Seseri merrej me tregëtinë e maqinave qepëse. Aty ku i shiste shkonte edhe i mësonte se si të përdornin makinën. Nga Seserajt kanë mbështetur luftën Nacionalçlirimtare Mehmeti, Haxhiu dhe Ismaili duke luftuar direkt me armë në dorë. Nëna e Ismailit, Hajria ka pritur e përcjellur partizanët dhe për këtë është burgosur nga nazistët.Gjyshi i Ismailit, Ismaili i vjetër është marrë me ekonominë e tij dhe ka qenë një burrë i urtë.Babai i Ismailit, Reshiti është marrë me tregëti të vogël dhe me administrimin e ullishteve të familjes.
Në qytetin e gurtë të Krujës, në ballkonin e Shqipërisë, në lagjen Seseraj lindi Ismail Seseri. Ishte 10 qershori i vitit 1926. Megjithse u regjistrua dy vjet më vonë, kjo është ditëlindja e vërtetë. Këtu në këtë qytet të bukur kaloi fëmijërinë dhe bëri mësimet e para Ismaili.
Bashkëkohësit e mbajnë mend për një djalë të shkathët e të zgjuar, por edhe të matur për moshën e tij...
Nuk ka art më të madh se ai i të vërtetave të mëdha
Rrahman Parllakut – Heroi i Popullit dhe Nderi i Kombit
SHPENDI TOPOLLAJ
Për trimëritë dhe karakterin burrëror të gjeneralit legjendar Rrahman Parllaku, kam dëgjuar qysh kur isha i vogël nga prindërit e mij. Im atë kishte qënë vetë luftëtar i orëve të para dhe kuadro drejtuese gjatë luftës, kurse pas çlirimit të vendit, kishte shërbyer për një kohë të gjatë si oficer në ushtri, prandaj kishte se ç`të tregonte për të. Ndërsa nëna ime Hatiqe Agalliu, duke qënë bijë e një familjeje të njohur vlonjate që kishte kontribute të mëdha në përpjekjet për mbrojtjen e lirisë dhe pavarsisë së vendit, e kishte njohur atë shumë heret, qysh kur i thërrisnin Gega e Hallvaxhiu, nga që kishte një dyqan ëmbëlsirash në këtë qytet... |
Maliq Topuzi, dhëndërr i dasmës së lirisë
Nga Shaqir Çerpja
Vapë, shumë vapë ishte. Ishte verë dhe ditët ishin shumë të nxehta, por as dhe netët nuk ishin të freskëta. Nuk qe vetëm vera e nxehtë, i gjithë viti qe i nxehtë. Dhe nuk dihej kush nxente më shumë atë mot: dielli përvëlues i verës apo flakët e nxehta të pushkëve, mitralozëve dhe bombave. Sepse kohë lufte ishte dhe lufta ishte në kulmin e vet. Lashkiza e ashpër, e rrethuar me male të larta dhe shkëmbinjë të sertë, nuk pati kohë të mendonte, të fliste, të bisedonte dhe të kuvendonte për arat dhe stanet, për pemët dhe bletët, për verën qe po ikte dhe për vjeshtën që po vinte, por vetëm bëri apelin e djemve të saj, ua bekoi ditëlindjet te gjithëve, i bekoi dhe ata dhe u bëri thirrje t’i bashkoheshin luftës Nacionalçlirimtare, duke u rrjeshtuar në rradhët e brigadave partizane. Dy vëllezërit e Imer Topuzit, Selman dhe Met Topuzin, mosha më shumë i afronte me nipin e tyre, djalin e Imerit, Maliqin, se sa me vëllan e tyre të madh, Imerin. Ato ditë, në familjen e tyre ishte folur dhe biseduar shumë për luftën. |
Një analizë e rivlerësuar për Konferencën e Bujanit
Prof. Dr. ANA LALAJ
Konferenca e Bujanit mbushi 72 vjet e megjithatë diskutimet rreth saj nuk kanë sosur. Studiues dhe pjesëmarrës të asaj konference, publicistë etj., me prirje politike dhe me përkatësi etnike të ndryshme, sipas rastit, pohojnë, mohojnë, sulmojnë apo mbrojnë vlerat e Bujanit. Për fat të mirë, prurjet e tyre përmbajnë kujtime, dokumente të papublikuara që na mundësojnë komentet dhe interpretimet.
Konferenca e Bujanit është një ngjarje, për të cilën vlerësimet kanë ardhur valë-valë. Herë-herë është folur dhe shkruar shumë, ashtu siç edhe është heshtur shumë. Historiografia shqiptare ka folur kur i është kërkuar të flasë dhe ka heshtur, kur i është kërkuar të heshtë. Ndërsa historiografi a jugosllave këtë ngjarje e ka cilësuar dhe pastaj arkivuar si përpjekje irredentiste kundër tërësisë federative. |