l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

VETERANI - Aktualitet

Tirana ka tashmë një hapësirë që shërben si ambient takimesh apo aktivitetesh të ndryshme kulturore dhe sociale

Veliaj: Në Tiranë, mund të kemi një copë Evropë

Bashkia e Tiranës ka përuruar veprën “Reja”, e projektuar nga arkitekti japonez me famë botërore, fitues i shumë çmimeve, Sou Fujimoto, e cila është vendosur në lulishten para Galerisë Kombëtare të Arteve. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, autori i veprës, arktitekti Sou Fujimoto, Presidentja e Fondacionit “LUMA”, Maja Hoffmann, njerëz të artit, gazetarë, sponsorë e mbështetës

Tirana ka tashmë një tjetër pikë tërheqëse, jo vetëm për vizitorët, por edhe një hapësirë që shërben si ambient takimesh apo aktivitetesh të ndryshme kulturore dhe sociale. Bashkia e Tiranës ka përuruar veprën “Reja”, e projektuar nga arkitekti japonez me famë botërore, fitues i shumë çmimeve, Sou Fujimoto, e cila është vendosur në lulishten para Galerisë Kombëtare të Arteve. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, autori i veprës, arktitekti Sou Fujimoto, Presidentja e Fondacionit “LUMA”, Maja Hoffmann, njerëz të artit, gazetarë, sponsorë e mbështetës.

 

42 KRYETARËT E TIRANËS NË NJË ALBUM FOTOGRAFIK DHE BIOGRAFIK

• Ky botim shkencor i Valter Gjonit që u promovuat të mërkurën më 27 Prill në Hotel “Tirana”, dëshmon për arritjen e një niveli të lartë në artin e të shkruarit. Kjo për faktin se Valteri di të përveçojë me inteligjencë, fakte dhe ngjarje, si pjesë substanciale e karakterit të personazheve, duke e bërë librin e tij me vlera njohëse, edukuese dhe estetike

Pas tetë botimeve tematike për vlerat historike, kulturore dhe njerëzore, kryesisht për metropolin shqiptar, studjuesi dhe analisti i mirënjohur Valter Gjoni sjell për lexuesin 42 kryetarët e Tiranës, në një album fotografik dhe historik.


OBVL, një organizatë e konsoliduar

Në këtë 20-vjetor, OBVL e vendosur për të pasuruar më shumë historinë reale të LANÇ

Nga Dhimitër NDRENIKA

Organizata e Bashkuar e Veteranëve të Luftës (OBVL) mbushi 20 vjet veprimtari në misionin e saj historik të ruajtjes, mbrojtjes e zhvillimit të vlerave të Luftës, nga më të lavdishmet për liri e pavarësi të shqiptarëve në trojet e tyre etnike në Ballkan, të luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare kundër pushtuesve fashistë italianë e nazistëve gjermanë.

Më 5 Maj OBVL organizon homazhe në Varrezat e Dëshmorëve dhe vizita në familjet e tyre

 

Nderim për të rënët e kombit

• Në këtë ditë solemne shqiptarët vlerësojnë jetën dhe kontributin e 28 mijë yjeve të pashuara, të të gjithë të rënëve për lirinë e vendit. Më 5 Maj të gjithë qytetarët e këtij vendi përulen me nderimin më thellë për veprën e të gjithë atyre që vendosën sakrificën e tyre sublime në themelet e lirisë

Më 5 Maj, në Ditën e Dëshmorëve të Atdheut veteranët e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe pasardhësit e denjë të tyre do të bëjnë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, në nderim të të gjithë të rënëve për liri dhe do të vendosin kurora me lule pranë Monumentit "Nënë Shqipëri".

Në këtë ditë i mbarë kombi përulet me nderimin më të thellë ndaj veprës së pavdekshme të martirëve të lirisë, gjithë të rënëve të kombit, të cilët vendosën jetën e tyre, rininë e tyre në themelet e lirisë së sotme, të cilët me sakrificën e tyre u bëjnë dritë gjithë shqiptarëve në rrugën e lirisë, në rrugën e demokracisë, në rrugën e integrimit. Ëndrra e atyre që ranë për atdheun ishte liria dhe sakrifica e tyre, ishte ndër më të çmuarat që ka njeriu, ishte sakrificë për lirinë dhe vlerat e saj. Në këtë ditë solemne shqiptarët vlerësojnë jetën dhe kontributin e 28 mijë yjeve të pashuara, të të gjithë të rënëve për lirinë e vendit.

Më 5 Maj të gjithë qytetarët e këtij vendi përulen me nderimin më të thellë për veprën e të gjithë atyre që vendosën sakrificën e tyre sublime në themelet e lirisë. Shpirti i tyre, sakrifica e tyre, është dritë për rrugën e lirisë, është nder i madh për të gjithë familjarët e të rënëve, sepse të gjithë e duan lirinë, por ata kanë bërë sakrificën më të madhe, sakrificën më sublime.
Çdo ditë dhe çdo kohë që kalon, çdo përparim që bëhet në rrugën e lirisë, shton nderin për të rënët e kombit, shton nderin për familjet e tyre.



 



Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes