l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Nderim për të rënët e kombit


Në këtë ditë solemne shqiptarët vlerësojnë jetën dhe kontributin e 28 mijë yjeve të pashuara, të të gjithë të rënëve për lirinë e vendit. Më 5 Maj të gjithë qytetarët e këtij vendi përulen me nderimin më thellë për veprën e të gjithë atyre që vendosën sakrificën e tyre sublime në themelet e lirisë.

Më 5 Maj, në Ditën e Dëshmorëve të Atdheut veteranët e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe pasardhësit e denjë të tyre do të bëjnë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, në nderim të të gjithë të rënëve për liri dhe do të vendosin kurora me lule pranë Monumentit “Nënë Shqipëri”.
Në këtë ditë i mbarë kombi përulet me nderimin më të thellë ndaj veprës së pavdekshme të martirëve të lirisë, gjithë të rënëve të kombit, të cilët vendosën jetën e tyre, rininë e tyre në themelet e lirisë së sotme, të cilët me sakrificën e tyre u bëjnë dritë gjithë shqiptarëve në rrugën e lirisë, në rrugën e demokracisë, në rrugën e integrimit. Ëndrra e atyre që ranë për atdheun ishte liria dhe sakrifica e tyre, ishte ndër më të çmuarat që ka njeriu, ishte sakrificë për lirinë dhe vlerat e saj.

Në këtë ditë solemne shqiptarët vlerësojnë jetën dhe kontributin e 28 mijë yjeve të pashuara, të të gjithë të rënëve për lirinë e vendit. Më 5 Maj të gjithë qytetarët e këtij vendi përulen me nderimin më të thellë për veprën e të gjithë atyre që vendosën sakrificën e tyre sublime në themelet e lirisë. Shpirti i tyre, sakrifica e tyre, është dritë për rrugën e lirisë, është nder i madh për të gjithë familjarët e të rënëve, sepse të gjithë e duan lirinë, por ata kanë bërë sakrificën më të madhe, sakrificën më sublime.

Çdo ditë dhe çdo kohë që kalon, çdo përparim që bëhet në rrugën e lirisë, shton nderin për të rënët e kombit, shton nderin për familjet e tyre. Veteranët e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare ndjehen më krenarë se kurrë në këtë ditë të shënuar pasi shohin të realizuar ëndrën e bashkëluftëtarëve të tyre,të Qemalit, Vasilit, Margaritës e mijëra të tjerëve, për një Shqipëri të lirë e demokratike, shohin të realizuar qëllimin e përbashkët: Kosovën e lirë e të pavarur që përparon drejt shtetit të saj demokratik modern.

Këtë 5 Maj kujtojmë me nderim ata emra që janë shkruar në lavdinë e kohës; në faqet e historisë, në zemrat e brezave të kësaj toke..., emra që rrezatojnë dritë diturie, dritë lirie. Ata u dhanë brezave dituri, ata nuk kursyen as gjënë më të çmuar, jetën ndaj kurdoherë do mbeten në altarin e lirisë, në kujtime, në këngë. Toka dhe historia sikur i bleron dëshmorët, sikur i lartëson, sepse e blertë, e lartë, e përjetshme është vepra e tyre.

Si çdo vit tjetër edhe këtë 5 Maj Organizata e Bashkuar e Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare do të organizojë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve dhe vizita në familjet e tyre. Nderojmë këtu luftën dhe sakrificat e tyre, nderojmë gjakun e derdhur për lirinë e Atdheut tonë të shtrenjtë.

 




Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes