Qysh në moshë të re Rrahman Parllaku i bashkohet Levizjes rinore anti-fashiste të qytetit të Vlorës, meqë bashkë me të atin dhe të vëllan për shkaqe ekonomike ishin vendosur në Selenicë të Vlorës dhe me 1939 në qytetin e Vlorës.
Me 6 janar 1943 caktohet komandant i njësive guerile të qytetit të Vlorës dhe në fillim të vitit 1944 emërohet zv.Komisarë i Brigadës 8-të të Gjirokastrës. Ka marrë pjesë aktive në LANÇ; bashkë me brigadën e -III-të kalon në Kosovë, ku pas çlirimit të Pejës me 17 nëntor 1944 emërohet Komandant i Divizionit. Me 1946 emërohet drejtor personeli në Ministrinë e Mbrojtjes, ndërsa në vitin 1947 gradohet me gradën Kolonel. Në dhjetor 1947 emërohet drejtor i Drejtorisë Politike të Ushtrisë deri në prill 1948, kur u dërgua për studime në Bashkimin sovjetik, ku i mbaroi studimet e larta ushtarake pranë Akademisë së përgjithshme të ushtrisë (...)
Një nga figurat më simpatike, më të mençura, më fisnike
dhe një nga udhëheqësit kryesorë të PKSh dhe LANÇ-it
Ymer Dishnica (1912-1992), ka qenë një nga figurat më simpatike, më të mençura, më fisnike dhe një nga udhëheqësit kryesorë të LANÇ-it. Ai u lind në fshatin Dishnicë më 21.2.1912, vetëm 4 km afër qytetit të Korçës. Ymer Dishnica është moshatar me pavarësisë kombëtare dhe është bir i denjë i një familje me tradita të shquara atdhetare e cila i ka dhënë Shqipërisë pesë dëshmorë, përfshi edhe një vëlla të doktor Y. Dishnicës. Ai është një nga veprimtarët më të shquar antifashistë frankofonë të Shqipërisë. Njerëzit si Y.Dishnica kishin cilësi të ralla kulturore, komunikative e propagandistike bindëse. Ai ishte i aftë të bisedonte bindshëm me njerëz të natyrave dhe karaktereve të ndryshme. I edukuar në një ambient fshatar por edhe qytetar si Korça apo (...)